LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ “Nuk më do qejfi mua”, ish-vjehrri mban djalin e nuk ia lë në takim, babai i fëmijës shpërthen në lot

Sipas Kosiqit, fëmijën do ta mbajë ai dhe ka prokurë nga vajza e tij për çdo veprim. I pyetur se pse nuk ia le djalin të atit, ish-vjehrri përgjigjet se nuk i do qejfi dhe se ish-dhëndri i tij nuk ka paguar detyrimet financiare.

30 Nëntor 2022, 21:57 Nga DOSJA
VIDEO/ “Nuk më do qejfi mua”, ish-vjehrri mban djalin e nuk ia
Emrush Mani

PESHKOPI- “Stop” ka shkuar në Peshkopi për një çështje që ka nisur në vitin 2014. Në këtë vit, Emrush Mani ka zgjidhur martesën me ish-bashkëshorten. Gjykata vendosi që ai të takojë fëmijën çdo dy javë, në një ambient që do ta gjenin mes palëve, në këtë rast gjetën si pikë takimi banesën e një njeriu të afërt për të dy. Denoncuesi thotë se nuk e  ka takuar fëmijën, pasi nuk e lejon ish-vjehrri. Nisi të paguajë pensionin mujor që në fillim, por pretendon se Zyra e Përmbarimit Dibër i ka thënë se duhet ta paguajë kur të nisë procesi i takimit.

Emrush Mani: (Qan) Nuk di se çfarë të bëj…

Që në 2014-ën jam ndarë me ish-bashkëshorten dhe kam një djalë që quhet Roan Mani, ka mbiemrin tim. Që në 2014-ën e deri më sot nuk po mundem të takoj fëmijën tim sipas vendimit që është dhënë nga Gjykata. Pengesë është bërë pala tjetër, gjyshi, Naim Kosiçi. Më kanë kërcënuar dhe me armë, më kanë dalë me armë, ish-kunati…

Po të kishte punuar Përmbarimi, do të ishte realizuar takimi, unë nuk kam realizuar takim, unë nuk kam takuar djalin.

Në momentin e parë, muajt e parë kam bërë një pagesë, në zyrën e Përmbarimit, 50 mijë lekshin sa më ka vënë Gjykata dhe që në atë kohë, zyra e Përmbarimit më ka thënë që mos paguaj të tjera derisa të realizohet takimi. Unë kërkoj nga shteti që të realizoj çdo gjë, të takoj fëmijën, ta njoh. (Qan)

“Stop” është takuar me përmbaruesin që është marrë me këtë çështje prej disa vitesh.

Ish-përmbaruesi: Kam dalë në pension. Sot shkova në zyrë sepse kam për të marrë një librezë.

Gazetari: Pse nuk është realizuar takimi…?

Ish-përmbaruesi: Sqarimet do t’i japë ai… Unë nuk të jap. Sqarimet i jep vetëm dosja.

Gazetari: I nderuar ish-përmbarues do të them tani.

Ish-përmbaruesi: Unë kam mbaruar punë tani. Informacionin e ke në dosje. Ka 8 vjet që ka ardhur dosja.

Gazetari: I bie që nuk ke bërë asgjë?

Gazetari: Pse nuk e ke bërë detyrën siç duhet sepse këtë po më bën të dyshoj tani?

Ish-përmbaruesi: Po mirë, nuk e kam bërë detyrën siç duhet.

Gazetari: Kam të drejtë që po mendoj kështu që ti nuk e ke bërë detyrën?

Gazetari: Pse nuk ma jep informacionin?

Ish-përmbaruesi: Shko merre informacionin tek dosja.

Gazetari: Nga 2014 deri para 1 muaji kur ke dalë në pension…

Ish-përmbaruesi: Po, do të vij të jap llogari atje te Klani, ku jeni ju.

Gazetari: Unë jam këtu “Stopi” e Klani ja ku është.

Ish-përmbaruesi: Ik tani, të lutem shumë. Më lër rehat tani, çfarë ke?

Pas bisedës me ish-përmbaruesin, emsioni investigative “Stop” shkon tek zyra e Përmbarimit të cilës i ka kaluar dosja e çështjes në fjalë.

Zyra e Përmbarimit: Do të shkojmë atje ku e ka vendosur Gjykata vendin e takimit. Gjykata me vendimin e palëve ka vendosur që takimi të bëhet tek një shtëpi.  Unë nuk e di se ku ndodhet e ëma e fëmijës, pala e di se ku ndodhet. Letrat na janë ktheyr mbrapsht se ajo nuk banon këtu në fshat. Kemi kërkuar një informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Zyrës së Gjendjes Civile dhe na thotë se zonja nuk e ka ndryshuar vendbanimin.  Procedurën si zyrë përmbarimi e kemi ezauruar, i kemi vendosur gjobë, i kemi bërë dhe kallëzim penal.

Gazetari: Po e marrim të mirëqenë sikur djali nuk është në praninë e të ëmës tani dhe e ëma mund të jetë diku tjetër jashtë shtetit.

Zyra e Përmbarimit: Duhet t’i drejtohet Prokurorisë së Rrethit Dibër për braktisjen e fëmijës nga ana e të ëmës.

Gazetari: Supozojmë që ky gjysh ose këta gjyshër nuk lejojnë babain që të takohet me fëmijën, a ka penalitete në këtë rast?

Zyra e Përmbarimit: Pala duhet t’i drejtohet për një kallëzim pranë Prokurorisë për braktisjen nga nëna-fëmijës, t’i drejtohet dhe Gjykatës për heqjen e përgjegjësisë prindërore zonjës dhe t’i kalojë babait. Mund të vë në dispozicion dhe dosjen e pjesës së pensionit ushqimor dhe ta shikosh që letrat nga ana e zotërisë më janë kthyer mbrapsht për periudhën që ne kemi vazhduar procedurën për ekzekutim ku tregon që edhe ai nuk ka treguar interes sepse ka qenë në emigracion.

Sipas ish-vjehrrit, i ati nuk ka shfaqur interes për ta takuar dhe nuk ka paguar detyrimet për pensionin ushqimor. Naim Kosiqi, i ati i gruas, thotë, se vajza e tij është martuar sërish në Maminas dhe ka shkuar në Itali të shohë jetën e vet.

Sipas Kosiqit, fëmijën do ta mbajë ai dhe ka prokurë nga vajza e tij për çdo veprim. I pyetur se pse nuk ia le djalin të atit, ish-vjehrri përgjigjet se nuk i do qejfi dhe se ish-dhëndri i tij nuk ka paguar detyrimet financiare.

Gazetari: Tani, unë dua të di, se pse nuk po bëhet takimi?

Naim Kosiqi: Se nuk më do qejfi mua! Kështu po them! Jo, jo, nuk ju them asnjë gjë në këtë drejtim! Pini një kafe dhe shkoni nga keni ardhur! Nuk ka dashur ta takonte ai (ish-dhëndrri), se po të donte ta takonte, e kishte takuar. Takimi është lënë tek Isak Erebara (i afërm). Ai nuk e pranon fëmijën. Ky nuk i përgjigjet pagesës.

Gazetari: Ndërkohë, ai pretendon ( zotëria) se e ëma nuk është në shtëpi, nuk jeton me djalin.

Naim Kosiqi: Po! Me djalin jetonte. Vajza është martuar në Maminas, në Durrës. Djali ka bërë një vit shkollë. Vajza shkoi me të gjithë të shoqin si gjithë emigrantët. Djalin e mora këtu, ta shkolloj, ta edukoj. Më mirë se do ishte tek unë nuk… M’i jep prokurë djalit!

Naim Kosiqi: Po! Ish-dhëndrrit i shkova fjalë me njeri. A e di, se italiani jep 175 euro për fëmijët shqiptarë dhe baba i vet nuk i jep 50 mijë lekë? Se 50 mijë lekë nuk është asgjëë për fëmijën, sa më ka harxhuar mua ai.

Gazetari: Ju, zotëri, bëheni pengesë për takimin e prindit me fëmijën?Jeni bërë ndonjëherë pengesë, them?

Naim Kosiqi: Po nuk pranonte pala kur deshëm ta çonim ne. 50 mijë lekë do jepte këtu ai, 175 euro jep italiani atje. Vajza është bërë me letra, bënte jetën e vet.

Gazetari: Pra, ju doni prokurën, që ai të largohet me të ëmën.

Naim Kosiqi: Bukur! Por, atë s’e dha ai. Ngaqë nuk e dha ai, fillova proceset gjyqësore. Ai, që 8 vjet, nuk ka pretenduar për ta parë. Erdhi dy-tre herët e fillimit.

Gazetari: Dhe ai i ka bërë një kallzim ish-bashkëshortes për braktisje të fëmijës.

Naim Kosiqi: Po bukur! I përgjigjem unë, me prokurë jam.

Naim Kosiqi: Po! E mbroj vajzën në të gjitha drejtimet. Ai të bëjë si të ketë kokrrën e qejfit!

Marrë nga Tvklan.al

naim kosiqi emrush mani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet