Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
52-vjeçari shiste në Shqipëri makina luksoze të vjedhura në vendet e BE-së.
TIRANË- Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet për tregtimin e makinave luksoze. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 52-vjeçari shiste në Shqipëri makina luksoze të vjedhura në vendet e BE-së.
Njoftimi i policisë Tiranë
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar "Luxury". Trafikonin dhe tregtonin mjete të vjedhura në vendet e BE-së, vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë, shpallen në kërkim 5 bashkëpunëtorët e tyre. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 6 automjete dhe 1 motomjet, të dyshuara të vjedhura në vendet e BE-së. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se disa shtetas trafikonin në vendin tonë, mjete të vjedhura në shtete të ndryshme të BE-së, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Luxury". Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 52 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për penalisht shtetasit K. T., 26 vjeç, D. P., 46 vjeç dhe E. K., 27 vjeç. Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit R. SH., 29 vjeç, I. G., 32 vjeç, V. P., 25 vjeç, I. H., 34 vjeç dhe U. B., 44 vjeç. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 automjete dhe 1 motomjet, të dyshuara të vjedhura në vendet e BE-së. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur kanë bërë ndërhyrje në automjetet e trafikuara, duke modifikuar numrat e shasisë apo paketat elektronike. Më pas automjetet i kanë shitur te persona të ndryshëm. Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të jetë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Olsian Çela dhe Christiane Hohmann TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela priti sot në një takim Shefen ...
Ervis Martinaj KURBIN- Ish-efektivi i policisë Jeton Lami i arrestuar për dhënie ndihme ndaj të shumëkërkuarit Ervis Martinaj...
Dashmir Hazizaj BRITANI- Një shqiptar i identifikuar si Dashamir Hazizaj, është arrestuar në Angli pasi është kapur bren...
Celulararët e sekuestruar BERAT- 3 të rinj janë vënë në prangat e Policisë në e Beratit. Tre të rinjtë t&...
Etleda Çiftja TIRANË- Etleda Çiftja, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e cila është shpallur...
Etleda Çiftja TIRANË- Etleda Çiftja, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është shpallur e pafa...
TIRANË- Pretendimet territoriale apo historike vijojnë ende sot të jenë problem për disa vende, sidomos në Ballkan, përsa i...
Dyqani me mallra kontrabandë TIRANË- J. Xh., 52 vjeç, pronar i pesë dyqaneve të ndryshme në Tiranë e Durrës ë...
TIRANË- Bordi i Transparencës pas mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme ka bërë publike dhe çmimet e reja me të cilat...
Foto ilustruese KURBIN- Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kurbinit pasi iu gjet përmes kontrollit me dron një sas...