16 Shtator 2022, 13:46
Nga F.M
Etleda Çiftja
TIRANË- Etleda Çiftja, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është shpallur e pafajshme nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Mësohet se vendimi është marrë sot, me mbajtjen e seancës vendmtare për Çiftjan. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK) ka kërkuar dënim me 1 vit burg Për akuzat që ishin ngritur nga anëtares së KPK-së, por gjyqtari Erion Bani i GJKKO nuk ka gjetur vepër penale.
Vetë anëtarja e KPK-së, doli para gazetarëve dhe tha se qëllimi i vërtetë i këtij sulmi ka qenë reforma në drejtësi dhe jo ajo vetë. Çiftja u shpreh se SPAK që kërkoi burg për të, duhet të tregojë se është në lartësinë e Reformës për të cilën u krijuar, por shtoi se do të ulej ta lexonte edhe njëherë arsyetimin e vendimit të gjykatës.
"Shumëkush është shprehur se u përpoqën të dëmtonin reformën në drejtësi dhe procesin e VettinguT, por me vendimin e sotëm gjithçka u mësua, që shpresoj që të publikohet i plotë. Të kuptohet qartë se cila ka qenë historia. Që në fillim kam pasur dy kontrolle dhe asnjëherë probleme me pasurinë. SPAK ka bërë punën, ashtu e ka vlerësuar e paraqitur në gjykim dhe dhënia e drejtësisë është nga gjykata. Nuk dua të bëj koment për SPAK. Dua që SPAK të jetë në objektivin e duhur për të cilin u krijua pasi unë jam vetë pjesë e Reformës në Drejtësi. Unë do të ulem edhe vetë që ta lexoj edhe njëherë arsyetimin e Gjykatës. Nuk kam asnjë koment për rastin tim, uroj ta pasqyroni lajmin e plotë,"- tha Çiftja.
Çiftja është anëtarja e tretë e institucioneve të vetingut që procedohet penalisht dhe merret e pandehur nga SPAK. Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Etleda Çiftja u mor e pandehur nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, ndërsa u hetua për dy akuza, atë të deklarimit të rremë dhe fshehjes së pasurisë, si dhe për falsifikimin dokumentesh.
Çiftja u akuzua se ka bërë deklarim të rremë për blerjen e apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie.
etleda ciftja shpallet e pafajshme etleda ciftja
Aktualitet
16 Shtator 2022, 13:31
d.a.
TIRANË- Pretendimet territoriale apo historike vijojnë ende sot të jenë problem për disa vende, sidomos në Ballkan, përsa i...
Aktualitet
16 Shtator 2022, 13:13
F.M
Dyqani me mallra kontrabandë
TIRANË- J. Xh., 52 vjeç, pronar i pesë dyqaneve të ndryshme në Tiranë e Durrës ë...
Aktualitet
16 Shtator 2022, 12:52
d.a.
TIRANË- Bordi i Transparencës pas mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme ka bërë publike dhe çmimet e reja me të cilat...
Aktualitet
16 Shtator 2022, 12:16
f.g
Foto ilustruese
KURBIN- Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kurbinit pasi iu gjet përmes kontrollit me dron një sas...
Aktualitet
16 Shtator 2022, 12:07
Pushuesja
ELBASAN- Një tjetër pushuese tregon se miku i 34-vjeçarit Alban Pashollari që ndërroi jetë në llixhat e Elba...
Aktualitet
16 Shtator 2022, 11:57
F.M
Ambulanca
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me tragjedinë e ndodhur në llixhat e këtij qyt...
Aktualitet
16 Shtator 2022, 11:42
F.M
Digjet makina në Tiranë
TIRANË- Një fuoristradë ka marrë flakë dhe është djegur në Tiranë. Ngjarja k...
Aktualitet
16 Shtator 2022, 11:13
d.a.
policia italiane
ITALI- Shqiptarët janë "truri", italianët dhe afrikanët janë korrierët apo krahët operativë të...
Aktualitet
16 Shtator 2022, 11:19
F.M
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi tha se në takimin me ambasadoren e Shteteve të Bashku...
Aktualitet
16 Shtator 2022, 11:15
F.M
Llixha
ELBASAN- Një nga klientet që frekuentonte llixhan ku ndërroi jetë 34-vjeçari Alban Pashollari ka treguar se e kishte d&eu...