16 Shtator 2022, 14:21
Nga F.M
Ervis Martinaj
KURBIN- Ish-efektivi i policisë Jeton Lami i arrestuar për dhënie ndihme ndaj të shumëkërkuarit Ervis Martinaj ka refuzuar të flasë dy herë. “Ora Neës”, shkruan se Lami, agjenti i skuadrës së kërkimit “FAST” në Policinë e Shtetit, është tentuar të merret dy herë në pyetje mbi atë çfarë ndodhi me Martinajn dhe arsyet e shoqërimit të tij me biznesmenin, gjatë kohës kur ai ishte në kërkim nga prokuroria e posaçme SPAK. Por në të dyja rastet Lami, ka refuzuar të flasi me procesverbal para hetuesve. Tentativa e parë për të marë në pyetje agjentin, është bërë në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithme të Policisë së Shtetit, ku Lami u arrestua. Sipas këtij vendimi gjykate, ka qënë ora 13:04 e datës 23 Gusht, kur Lamit i është komunikuar arrestimi.
Menjëherë pas kësaj procedure, grupi i hetimit që po ndjek rastin e rrëmbimit dhe zhdukjes së Ervis Martinit, ka kërkuar marjen në pyetje të Lamit, por ai ka refuzuar. Qëndrim refuzues për të dhënë shpjegime, agjenti Lami e ka bërë edhe dy ditë më pas në 25 Gusht 2022, kur ka dalë para gjyqtarit të Laçit, Aurel Arapi. Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore për verifikimin e kushteve të arrestimit të Lamit, gjyqtari Arapi ka ftuar të pandehurin të japë shpjegime rreth akuzës “Shpërdorim detyre” që ka ngritur prokuroria kundër tij. Por edhe para gjykatës, Lami ka refuzuar të flasë, duke mos dhënë asnjë detaj dhe arsye, se pse shoqërohej në mënyrë të vazhdueshme me Martinajn dhe cili është fati i këtij të fundit.
“Jeton Lami duke shfrytëzuar funksionin e tij si punonjës i Policisë së Shtetit, ku me veprime aktive dhe mosveprime ka ndihmuar personin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, Ervis Martinaj, për t’ju shmangur organeve të drejtësisë, duke mos ekzekutuar urdhërimet e një vendimi gjykate për arrestimin e tij,”- argumenton gjyqtari Arapi.
Dy avokatët e agjentit, Gentjan Rumano dhe Elton Domi, gjatë seancës, bënë përpjekje për të bindur gjykatësin që të caktonte masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje” ose “arrest shtëpie” Avokatët argumentuan se Jeton Lamit i rrezikohet jeta brenda në burg për shkak të profesionit që ai ka mbajtuar para se të arrestohej. Sipas avokatëve Lami nuk ka asnjë rrezik që të arratiset e t’i fshihet drejtësisë, por gjyqtari e la në burg.
Më 20 shtator, Lami pritet të dalë sërish para trupit gjykues. Lami, do të njihet me masën e sigurimit më datë 20 shtator, në orën 09:50 pasi Gjykata e Apelit të Tiranës do të vendosë për fatin e personit që dyshohet se shoqëroi të shumëkërkuarin Ervis Martinaj në mënyrë që ky i fundit t'i shpëtonte aksioneve të Policisë.
SI U ARRESTUA?
Arrestimi i Lamit është kryer në zyrën e Drejtorit të Operacionales, ku ish-efektivi është thirrur privatisht, me argumentin se duhej të sqaronte një moment pune, por aty është ballafaquar me një video ku shihej me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.
Që nga maji i këtij viti, 40-vjeçari ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi e inskenim.
jeton lami ervis martinaj zhduket ervis martinaj
Aktualitet
16 Shtator 2022, 14:19
e.k
Dashmir Hazizaj
BRITANI- Një shqiptar i identifikuar si Dashamir Hazizaj, është arrestuar në Angli pasi është kapur bren...
Aktualitet
16 Shtator 2022, 14:04
e.k
Celulararët e sekuestruar
BERAT- 3 të rinj janë vënë në prangat e Policisë në e Beratit. Tre të rinjtë t&...
Aktualitet
16 Shtator 2022, 13:51
F.M
Etleda Çiftja
TIRANË- Etleda Çiftja, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e cila është shpallur...
Aktualitet
16 Shtator 2022, 13:46
F.M
Etleda Çiftja
TIRANË- Etleda Çiftja, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është shpallur e pafa...
Aktualitet
16 Shtator 2022, 13:31
d.a.
TIRANË- Pretendimet territoriale apo historike vijojnë ende sot të jenë problem për disa vende, sidomos në Ballkan, përsa i...
Aktualitet
16 Shtator 2022, 13:13
F.M
Dyqani me mallra kontrabandë
TIRANË- J. Xh., 52 vjeç, pronar i pesë dyqaneve të ndryshme në Tiranë e Durrës ë...
Aktualitet
16 Shtator 2022, 12:52
d.a.
TIRANË- Bordi i Transparencës pas mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme ka bërë publike dhe çmimet e reja me të cilat...
Aktualitet
16 Shtator 2022, 12:16
f.g
Foto ilustruese
KURBIN- Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kurbinit pasi iu gjet përmes kontrollit me dron një sas...
Aktualitet
16 Shtator 2022, 12:07
Pushuesja
ELBASAN- Një tjetër pushuese tregon se miku i 34-vjeçarit Alban Pashollari që ndërroi jetë në llixhat e Elba...
Aktualitet
16 Shtator 2022, 11:57
F.M
Ambulanca
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me tragjedinë e ndodhur në llixhat e këtij qyt...