28 Maj 2022, 08:52
Nga DOSJA
Momenti nga riatdhesimi
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kthimi në Shqipëri i 13 shqiptarëve nga kampet e ferrit në Siri.n 4 gra dhe 9 fëmijë ndërmjet moshës 6 e 16 vjeç nga Shqipëria mbërritën në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës bashkë me shtetas të tjerë kosovarë që u larguan nga kampet e ferrit. Ata u pritën nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi bashkë me homologun e tij kosovar, Xhelal Sveçla, drejtuesit e policisë së të dy vendeve, Gledis Nano e Samedin Mehmeti, si dhe drejtoresha e Qendrës CVE, Lejdi Dervishi.
“Kemi kthyer në atdhe 13 shtetas të tjerë shqiptarë nga kampet e ferrit në Siri këtë mëngjes nga Prishtina. Janë 4 gra dhe 9 fëmijë që rikthehen në gjirin e familjes, duke e çuar në 43 numrin e bashkatdhetarëve tanë që shpëtuam që kur e nisëm këtë përpjekje të përbashkët”, shkruan Rama në Facebook.
Disa grupe ekspertësh anti-terrori nxorrën ditën e djeshme nga kampet në Siri 13 shqiptarë të tjerë, prej të cilëve 9 janë fëmijë. Shqiptarët e nxjerrë nga kampi janë të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore dhe së shpejti pritet të riatdhesohen në bazë të një informacioni të bërë publik nga një zyrtar sirian. Ky është misioni i katërt i shpëtimit të shqiptarëve në Siri. Më herët, gjatë 3 operacioneve të tjera u riatdhesuan në Shqipëri 25 gra dhe fëmijë, ndërkohë që vijojnë të jenë në kampe dhe 17 shqiptarë të identifikuar.
(a.b)/dosja.al
Aktualitet
28 Maj 2022, 08:45
Arrestim
TIRANË- Aurel Kafeja është arrestuar nga policia pasi shkeli masën e sigurisë 'arrest shtëpie'. 32-vjeça...
Aktualitet
28 Maj 2022, 08:40
Zjarr ne Tirane
TIRANË- Tregu i fruta-perimeve tek “Varri i Bamit” është përfshirë nga flakët. Pamjet e sigu...
Aktualitet
28 Maj 2022, 08:12
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë...
Aktualitet
28 Maj 2022, 08:09
5 personat që akuzohen se përdhunuan në grup të miturën
LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 46.8 vite burg n...
Aktualitet
28 Maj 2022, 07:59
Kontabilistët, audituesit dhe Shoqatat e Biznesit kundërshtojnë njëzëri ndryshimet e propozuara nga Ministria e Financave dhe Ekono...
Aktualitet
28 Maj 2022, 07:17
Moti
TIRANË- E shtuna do të jetë me diell. Paraditja do të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të...
Aktualitet
28 Maj 2022, 07:13
Festival
Në Kosovë, prej shumë vitesh, mbahen disa festivale ndërkombëtare, siç janë “Sunny Hill Festival”...
Aktualitet
28 Maj 2022, 07:12
Pushime
Me ndikimin në zbehje të Covid-19, vera 2022 premton shumë. Por, sipas agjencive turistike, duhet të përgatiteni për ...
Aktualitet
27 Maj 2022, 22:35
Fqinji
TIRANË- Fqinji i familjes që humbi dy fëmijët pasditen e sotme ka treguar se ata janë në gjendje të rënd&eum...
Aktualitet
27 Maj 2022, 22:22
Ervin Resuli
TIRANË- Eksperti i ekonomisë Ervin Resuli deklaroi në emisionin 'Ekonomi Plus' me Klaudia Karabollin në Syri Tv se po bra...