LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Sistemi i dështuar i menaxhimit dhe përmbytja e lumenjve nga mbetjet në Shqipëri

Në grykëderdhjen e lumit Ishëm, peshkatari amator, Viktor Saka del nga deti me çizme të lagura dhe pasi kërkon për 30 sekonda mes mbeturinave, i zëvendëson ato me dy shapka në ngjyra të ndryshme.

25 Shtator 2022, 21:50 Nga I.A
VIDEO/ Sistemi i dështuar i menaxhimit dhe përmbytja e lumenjve nga
Lum

TIRANË- Grykëderdhja e lumit Ishëm i ngjan një landfilli që shtrihet për kilometra buzë detit në të dy anët e lumit, që sjell aty qindra ton plastikë prej zonave urbane, përfshirë Tiranën. Siç vihet në dukje në reportazhin e gazetarit të Birn-it, Vladimir Karaj, kjo është pasojë e sistemit të dështuar të menaxhimit të mbetjeve.

Në grykëderdhjen e lumit Ishëm, peshkatari amator, Viktor Saka del nga deti me çizme të lagura dhe pasi kërkon për 30 sekonda mes mbeturinave, i zëvendëson ato me dy shapka në ngjyra të ndryshme.

Bregdeti në veri të kepit të Rodonit i ngjan një landfilli të madh plastike, ndërsa e gjithë rëra është e mbuluar nga mbeturinat. Mbetjet mbërrijnë aty nga lumi Ishëm, i cili kalon përmes zonës më të populluar të Shqipërisë në Tiranë, Kamzë, Krujë dhe Fushë-Krujë.

Tashi nuk të merr malli me ardh me gjujt mo këtu, arsyea është sepse shihe. Këto mbetje vijnë direkt, nga fillo lumi nga Tirana e deri gjithë. Këtu vijnë mbetje spitalore, mbetje supermaketi me etiketa nga Tirana”, thotë zoti Saka.

Specialistët e mjedisit thonë se ndotja e grykëderdhjes së Ishmit dhe një sërë lumenjsh të tjerë në Shqipëri, është pasojë e keqmenaxhimint të trajtimit të mbetjeve në të gjithë vendin. Situata vazhdon të mbetet shqetësuese edhe pasi qeveria ka harxhuar me dhjetra miliona euro në projekte si ato të inceneratorëve për menaxhimin e mbetjeve.

Por absolutisht është edhe mungesa e një sistemi efikas në menaxhimin e mbetjeve urbane... Njësitë administrative që janë pjesë e pellgut të Ishmit, nuk e kanë një sistem të tillë efektiv, çka i detyron qytetarët, duke mos e përjashtuar pjesën e kulturës, t’i hedhin mbetjet pranë përroskave pranë linjave të ujit dhe ato pastaj aty do të grumbullohen në atë pellgun e madh”, thotë Olsi Nika, drejtor ekzekutiv i organizatës mjedisore "Eco Albania".

Pasojat e ndotjes nuk janë të pranishme vetëm në shkatërrimin e pejsazhit. Plastika e mbetjeve, të cilën toka nuk arrin ta shkatërrojë, shpërbëhet gradualisht në grimca të vogla, që për shkak të pamjes së tyre, gëlltitet nga peshqit e përfundon më pas si ushqim për njerëzit.

Një studim i vitit 2016, i bërë në një sërë vendesh të Ballkanit, gjeti mbetje të plastikës në peshq të vegjël dhe të mëdhenj në zonën e Ishmit.

Në të gjithë peshqit, pa përjashtim, në peshqit me përmasa mbi 30 centimetra kishte mikroplastika në stomakun e peshkut dhe në zorrët. Në peshqit më të vegjël, açuge, sardele, kishte prezencë, por jo në të gjithë individët”, thotë Prof.Ass. Jerina Kolitari, nga Departamenti i Akuakulturës dhe Peshkimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Mjedisorët shpjegojnë se plastika që përfundon në det nuk shkatërrohet, por mbetet në trupin e njeriut dhe bëhet burim sëmundjesh.

“Këto bëhen shkak për një sërë sëmundjesh, duke filluar nga tumoret e kancerët”, thotë zoti Nika.

Një dokument i Ministrisë së Mjedisit i vitit 2020, në të cilin bëhet Vlerësimi Strategjik Mjedisor i grykëderdhjes së Ishmit, thotë se situata në zonë është urgjente dhe se vetëm “një plan i mirëfilltë menaxhimi” për mbetjet e bashkive dhe më pas pastrimi i mbetjeve të vjetra mund të japë zgjidhje.

Megjithatë, të vetmet masa të ndërmarra në këtë zonë janë disa aksione vullnetare, suksesi i të cilave mbetet kryesisht tek sensibilizimi.

Për ish-zv.ministren e Mjedisit, Ornela Çuçi, aksionet vullnetare nuk konsiderohen zgjidhje për problemin.

Shqipëria nuk mund të pastrohet me fshesë shqope dhe as me aksione vullnetare dhe as me aksion, ka nevojë patjetër për sistem”, thotë ajo.

Ekspertët shtojnë se problemi historik i derdhjes së mbetjeve në lumenj po u faturohet edhe vendeve të tjera, pasi rrymat detare e përcjellin shumicën e mbetjeve drejt veriut të Adriatikut, në Mal të Zi dhe në Kroaci.

Marrë nga VOA

vladimir karaj viktor saka ornela Çuçi

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen