Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
"A je shqipe, a je pulë"/ Pankartat pikante në ditën e pestë të protestës kundër qeverisë...
"A je shqipe, a je pulë"/ Pankartat pikante në ditën e pestë të protestës kundër qeverisë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Bëhet e ditur se 68-vjeçari ishte dëmtuar në këmbë pasi ishte rrëzuar gjatë ecjes.
VALBONË- Një turist gjerman ka pësuar një aksident sot në Valbonë, teksa ishte duke eksploruar zonën e quajtur 'Maja e Rosit'. Bëhet e ditur se 68-vjeçari ishte dëmtuar në këmbë pasi ishte rrëzuar gjatë ecjes. Pas dy orësh kërkimesh, policia lokalizoi dhe gjeti turistin 68-vjeçar. Ai u transportua nga policia bashkë me ambulancën drejt Spitalit të Tropojës. Sipas mjekëve, turistit i është dhënë ndihma e nevojshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 13:15, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim se në vendin quajtur “Maja e Rosit”, Valbonë, një shtetas gjerman(turist) duke eksploruar aplet e Valbonës ishte rrëzuar dhe për pasojë kishte dëmtuar këmbën.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës, janë nisur drejt adresës së dhënë.
Pas dy orësh kërkimesh shërbimet e Policisë, lokalizuan turistin gjerman 68 vjeçar, i cili u transportua nga shërbimet e Policisë deri në rrugën e makinave dhe më pas u transportua drejt spitalit me autoambulancë.
Turisti ndodhet në Spitalin e Tropojë, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtoria Vendore e Policisë Kukës është e angazhuar maksimalisht në përmbushje të detyrave për garantimin e rendit dhe sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe në ndihmë të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve në rast nevoje.
tofozet TIRANË- Mbrëmjen e sotme do të luhet ndeshja Shqipëri- Serbi në "Arenën Kombëtare" për kualifikueset e...
pamje nga vendngjarja VLORË- Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në bypass-in e Vlorës. M...
foto ilustruese KOSOVË- Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhje...
Ermir Dedja DURRËS- Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të arrest...
pamje nga arrestimi LEZHË- Një grup të rinjsh që dyshohet se janë të përshirë në prodhimin dhe shitjen e l&eum...
MIRDITË- Ish-të dënuar politikë të regjimit komunist dhe aktivistë kanë protestuar ditën e sotme në ish-burgun e ...
Foto ilustruese DURRËS- Tabela e përmasave të mëdha në hyrje të muzeut Arkeologjik të Durrësit ka mbetur nj&eu...
Foto nga vendi i ngjarjes VLORA- Fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët dit&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në një shkurre në rrugën “Nj...
zjarri ne vlore VLORË- Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka reaguar lidhur me zjarrin masiv që ka përshirë për herë t...