Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Aktualitet
VIDEO- Vodhi një automjet, vihet në pranga 51-vjeçari në Tiranë
Policia ka bërë publike momentin kur personi me inicialet A.A, vjedh mjetin e më pas largohet.
24 Gusht 2022, 14:17Nga DOSJA
Momenti i arrestimit
All - Paragraf - 1
TIRANË- Një 51-vjeçar është arrestuar në kryeqytet pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së një mjeti. Policia ka bërë publike momentin kur personi me inicialet A.A, vjedh mjetin e më pas largohet. Forcat e policisë kanë zbuluar mjetin i cili është në pronësi të personit me inicialet G.R, në Durrës. Autori do të hetohet për veprën penale "Vjedhja".
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar "Fshehtësia", për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës. Vodhi një automjet, vihet në pranga 51-vjeçari i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Shërbimet e Policisë lokalizojnë dhe gjejnë në Durrës, automjetin e vjedhur. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Fshehtësia", si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
- A. A., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja", pasi dyshohet se me datë 22.08.2022, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit G. R. Shërbimet e Policisë, në vijim të veprimeve për këtë ngjarje, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen në Durrës, të automjetit të vjedhur nga 51-vjeçari.