LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Ylli Zalla nga arratia telefonon shefin e krimeve: Unë këtu jam Mbreti, me keni borxh me 24 burra…

Nga përmbajtja e videos dukshëm Ylli Zalla, shfaqet në një zonë që besohet se është afër fshatit Zallë në Fushë-Krujë, ku në sfond duken dhe kapanonet e Fabrikës së Çimentos.

27 Mars 2026, 11:48 Nga Elton Qyno
VIDEO/ Ylli Zalla nga arratia telefonon shefin e krimeve: Unë këtu jam
Ylli Zalla

TIRANË- Personi në kërkim, Ylli Zalla, i konsideruar nga Policia e Shtetit si një nga të “fortët” e zonës së Krujës, ka zhvilluar një bisedë të tensionuar me një nga hetuesit e policisë që po ndjek hetimet ndaj tij, lidhur me kapjen në dy raste të arsenalit të armëve.

Në një video ekskluzive të siguruar nga gazetari i ‘Syrit’ Elton Qyno, Ylli Zalla, personi në kërkim për arsenalin e armëve që policia i sekuestroi në muajin nëntor 2025 telefon një nga shefat e Krimeve të Policisë së Shtetit.

Nga përmbajtja e videos dukshëm Ylli Zalla, shfaqet në një zonë që besohet se është afër fshatit Zallë në Fushë-Krujë, ku në sfond duken dhe kapanonet e Fabrikës së Çimentos.

Nga përmbajtja e bisedës dyshohet se Ylli Zalla nga arratia flet me shefin e krimeve, Krenar Mustafa, të cilit i kërkon llogari dhe sqarime, lidhur me implikimin e padrejtë që Policia e Shtetit, e ka përfshirë si të dyshuar në vrasjen e 11 Nëntorit 2025 në zonën e Rinasit të Gilmando Danit dhe Mustafa Sheqerit alias Muçi Shaljanit.

Video tregon një sfidë dhe karshillëk të hapur ndaj strukturave të Policisë së Shtetit. Ndërsa vetë Ylli Zalla, gjatë telefonatës me të drejtë kërkon sqarime se pse Policia e Shtetit e ka implikuar padrejtësisht me ngjarjen e masakrës së Rinasit, ku mbetën të vrarë dy persona anëtarë të Krimit të Organizuar në Shqipëri.

Në materialin filmik, shfaqet Ylli Zalla duke thënë se dy shefat e policisë Krenar Mustafa dhe Burim Dragusha, i kanë borxh be me 24 burra, që nuk i kanë hak dhe hile.

Sipas bisedës që zhvillohet mes personit në kërkim Ylli Zalla dhe shefit të krimeve, Zalla, i thotë se ai në atë zonë ku ndodhet është Mbreti, dhe se ishte i gatshëm të takohej dhe sqarohej me 24 burra me shefin e krimeve të policisë së shtetit.

Nga ana tjetër e telefonit që besohet se është shefi i krimeve të policisë, dëgjohet një zë që i thotë Ylli Zallës se është në kërkim dhe duhet të dorëzohet.

“…ka grup shteti, persona dhe struktura që hetojnë për me kap persona në kërkim, je me rekorde kriminale… je person në kërkim, duhet të dorëzohesh…”-i thotë Ylli Zallës, shefi i krimeve të Policisë së Shtetit.

Nga ana tjetër Ylli Zalla i thotë se: “…më ke çu Tiranën, më ke çu Durrësin, më ke çu Operacionalen, më ke çu çfarë të duash ti… Unë këtu jam Mbreti, mos e vrit mendjen. Do ri, hajda takojna nuk e kam problem…prandaj të them. Më ke borxh një be, me 24 burra që nuk më ke hak dhe hile Ylli Hajdar Zalla. Që ke ka dy muaj që më lufton…”.

Kujtojmë se një javë më parë Policia e Shtetit gjatë një aksioni policor në Fushë-Krujë, dështoi të arrestojë Ylli Zallën, i cili është shpallur në kërkim për dy raste të sekuestrimit të arsenalit të armëve në Fushë-Krujë.

Por dukshëm nga përmbajtja e bisedës në këtë video Ylli Zalla, duket se pranon armatimin e kapur në banesën e tij. Por nuk pranon përfshirjen e tij në vrasjen e Rinasit, ku mbetën të vdekur Gilmando Dani dhe Muçi Sheqeri.

Në fakt emri i Ylli Zallës është mjaft i lakuar në kartotekën kriminale të Policisë së Shtetit. Policia pas vrasjes së dyfishtë në Rinas, ndërmori një sërë kokntrollesh tek persona kontigjent kriminal në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës.

Një ndër banesat e kontrolluara ishte pikërisht dhe shtëpia e Ylli Zallës, ku dhe aty u gjetën dhjetëra armë të kalibrave të ndryshëm dhe municione.

Por nga ana tjetër, deri në fazën ku aktualisht ndodhen hetimet për vrasjen e Danit dhe Sheqerit, nuk është provuar në asnjë moment përfshirja e Ylli Zallës në vrasjen e dyfishtë.

Mirëpo Ylli Zalla u shpall në kërkim nga Policia për arsenalin e madh të armëve të sekuestruar në dy banesa.

Më poshtë jepet i plotë teksti i bisedës së zhvilluar në këtë video mes personit në kërkim Ylli Zalla dhe shefit të krimeve që besohet se është Krenar Mustafa.

Ylli Zalla: …dëgjo këtu edhe mbaje mend…më ke borgj me 24 burra be ti, se më ke lëshuar shtetin në shptëpi…. E Drejta or ti, megjithë Burim Dragushën, duhet ta zbardhni…. Do shkoni të merni kamerat nëpër Rinas e nëpër kështu, se më keni implikuar me njerëzit, me vrasjet, me budalliet që s’kanë lidhje. Po ta mbash mend, se bota është portokalli. Nuk kam gja borxhe. Hajde si burrat dhe unë dorëzohem se nuk kam frikë as turp, por me Policinë e Shtetit, unë nuk du me u vra. Më ke çu Tiranën, më ke çu Durrësin, më ke çu Operacionalen, më ke çu çfarë të duash ti… Unë këtu jam Mbreti, mos e vrit mendjen. Do ri, hajda takojna nuk e kam problem…prandaj të them. Më ke borxh një be, me 24 burra që nuk më ke hak dhe hile Ylli Hajdar Zalla. Që ke ka dy muaj që më lufton. Se si e ke punën e di ti, e di ti si e ke punën personale. Më ke erdh kontroll te banesa, më ke gjet armatim, ça më ke gjet dhe nëpër rrugë me ke impliku me ngjarjen e Rinasit. Shefi i krimeve Krenar Mustafa dhe Burim Dragusha, mbaje mend ju të dy më keni borxh Mustafa dhe Burim Dragusha, mbaje mend ju të dy me jeni borxhli personal. Unë se kam problem edhe nesër me vdek, dal me u vra dhe nesër, me baj dhe 10 vjet burg dhe 20 vjet.

Shefi i Krimeve të policisë: o zoti Ylli, o zoti Ylli…

Ylli Zalla: Zbardhe ngjarjen… të lutem zbardhe ngjarjen se je shef krimesh.

Shefi i Krimeve të Policisë: Ka grup shteti, persona dhe struktura që hetojnë për me kap persona në kërkim, je me rekorde kriminale… je person në kërkim.

Ylli Zalla: Po…Po… jo…jo… unë nuk kam rekorde kriminale.Më keni bërë ju me rekorde kriminale. Është bërë ngjarja në Rinas dhe ju nuk jeni të zotë me e zbardhë.

Shefi i Krimeve të Policisë: Duhet të dorëzohesh…

Ylli Zalla: Jo jo, ty me të pagu shteti. Unë dal si burrat, unë se kam problem.

Shefi i krimeve të Policisë: Duhet të dorëzohesh…

Ylli Zalla: Do dorëzohem. Por du të dalë e vërteta. Prandaj nuk jam dorëzuar sepse s’kam besim tek Policia e Shtetit./Syri.net

ylli zalla

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet