LIVE UPDATES
Bota

VIDEO+FOTO! Moti i keq mbërthen rajonin/ 24 orë kritike në Bosnje: Mbi 14 persona humbin jetën, uji dhe balta arrin deri në çatitë e banesave

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova po ashtu janë përfshirë nga moti i keq por dëmet nuk kanë qenë të shumta në krahasim me vendet e tjera të rajonit si Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia dhe Serbia.

4 Tetor 2024, 15:50 Nga r.ll
VIDEO+FOTO! Moti i keq mbërthen rajonin/ 24 orë kritike në
permbytjet ne rajon

SARAJEVË- Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë rajonin duke shkaktuar dëme katastrofike në banesa dhe humbje në njerëz. Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova po ashtu janë përfshirë nga moti i keq por dëmet nuk kanë qenë të shumta në krahasim me vendet e tjera të rajonit si Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia dhe Serbia.

24 orët e fundit kanë qenë kritike në Bosnje dhe Hercegovinë ku një stuhi që përfshiu vendin ka lënë të vdekur mbi 14 persona dhe ka shkatërruar qindra banesa. Shiu i rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjet e dheut shkatërruan shtëpi, rrugë dhe ura në të gjithë pjesën qendrore të vendit. Sipas mediave të huaja, komuna e Jabllanicës, rreth 70 km (43 milje) në jugperëndim të kryeqytetit, Sarajevë, pësoi pjesën më të madhe të reshjeve të shiut 24 orësh dhe u bllokua plotësisht të premten pasi u shkatërruan lidhjet rrugore dhe hekurudhore.

“Të paktën 14 të vdekur u gjetën në zonën e Jabllanicës. Ka shumë njerëz të raportuar të zhdukur.”, ka thënë Darko Jukan, një zëdhënës i presidencës ndëretnike të Bosnjës.

Po ashtu edhe Mbrojtja Civile e Federatës Boshnjako-Kroate tha se numri i të vdekurve mund të rritet. Ndërkohë imazhe të shumta treguan fshatra dhe qytete të zhytura plotësisht nën ujë, me pamje katastrofike të përrenjve me baltë dhe rrugëve të dëmtuara.  Disa persona të lënduar u evakuuan me një helikopter nga forcat paqeruajtëse të Bashkimit Evropian (EUFOR).

Serbi, Instituti Hidrometeorologjik Republikan (RHMZ) paralajmëroi se në jug dhe juglindje të Serbisë priten reshje më të mëdha deri në fund të ditës, gjatë natës, si dhe mëngjesin e së shtunës, por që aktualisht nivelet e ujit janë brenda kufijve normalë. Alarmi portokalli i motit, i cili tregon mot të rrezikshëm, është në fuqi në Banat, Serbinë Lindore, Serbinë juglindore. Sipas parashikimit të RHMZ-së, për fundjavë priten reshje afatshkurtra dhe shira lokale me bubullima, të cilat do të jenë më të shpeshta në jugperëndim, jug dhe lindje të vendit, por nuk priten reshje të dendura.

Në Mal të Zi, disa fshatra u ndërprenë nga përmbytjet, dhe uji depërtoi nëpër shtëpitë që transportonin ushqime, dru dhe sende të tjera, dhe vendi ka alarm të kuq moti për shkak të erës së fortë të parashikuar mbi 90 km në orë dhe shiut të dendur. Dhe në Hvratska mbrëmë, një stuhi e fortë goditi gadishullin e Istrias.

VIDEO+FOTO! Moti i keq mbërthen rajonin/ 24 orë kritike nëVIDEO+FOTO! Moti i keq mbërthen rajonin/ 24 orë kritike në

Mal të Zi, disa fshatra u ndërprenë nga përmbytjet, dhe uji depërtoi nëpër shtëpitë. Vendi ka aktivizuar alarm të kuq moti për shkak të erës së fortë të parashikuar mbi 90 km në orë dhe shiut të dendur. Fatmirësisht ende nuk është raportuar për ndonjë viktimë si pasojë e motit të keq.

Kroaci, niveli i ujit të lumenjve vazhdon të rritet për shkak të shiut të dendur. Ndërsa lumenjtë Sava, Kupa dhe Odra janë vazhdimisht në rritje, Hrvatske vode parashikon se niveli i ujit në Karlovac do të jetë mbi 800 centimetra dhe po bëhen përpjekje për të minimizuar dëmet e mundshme, shkruajnë mediat kroate.

Forca shtesë po i bashkohen forcave të ndërhyrjes në zonën e Karlovacit, njoftoi më herët qyteti i Karllovacit, sipas të dhënave të të cilit niveli i ujit është më i lartë se e vlerësuar fillimisht. Forcat intervenuese të shtabit të mbrojtjes civile janë të vendosura në të gjithë zonën e Karllovacit dhe forca shtesë janë dislokuar në zonat më të rrezikuara, gjegjësisht në Brodarcë, Jelsë e Madhe dhe Borlë, njoftoi kryetari i komunës pas mbledhjes së shtabit civil. Edhe në Kroaci nuk është raportuar asnjë viktimë. 

VIDEO+FOTO! Moti i keq mbërthen rajonin/ 24 orë kritike nëVIDEO+FOTO! Moti i keq mbërthen rajonin/ 24 orë kritike në

permbytjet ne bosnje moti i keq ne rajon


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet