Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Vijon djegia e mbetjeve urbane në Hardhishtë, një re e madhe tymi "pushton" fshatin (VIDEO)
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe zjarrfikësja që po përpiqet të shuajë vatrat e zjarrit por dëmet të cilat sjellin djegia e mbeturinave duket qartë edhe me sy të lirë. Në redaksinë e Dosja.al kanë mbërritur pamje ku duket qartë tymi që mbulon fshatin.
31 Maj 2025, 11:32Nga N.F
Fshati Hardhishtë
SHIJAK- Mëngjesin e sotëm fshati Hardhishtëështë "zgjuar" nën pushtetin e tymit dhe zjarrit. Edhe sot ka vijuar diegia e mbetjeve urbane e cila po ndot mjedisin dhe dëmton shëndetin e banorëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe zjarrfikësja që po përpiqet të shuajë vatrat e zjarrit por dëmet të cilat sjellin djegia e mbeturinave duket qartë edhe me sy të lirë. Në redaksinë e Dosja.al kanë mbërritur pamje ku duket qartë tymi që mbulon fshatin.
Rasti i djegies së mbetjeve u denoncuar edhe mbrëmjen e djeshme ku në redaksinë e Dosja.al banorët shprehën shqetësimin sesi digjeshin këto mbetje. Siç shihet nga pamjet flakët u përhapen me shpejtësi, ndërkohë tymi mbuloi komplet zonën.
Banorët, nga tymi masiv po rrezikojnë që të asfiksohen. Në denoncimin që ka mbërritur në redaksi, theksohet fakti që mbeturinat grumbullohen në këtë fshat dhe digjen më pas. Kjo është hera e disatë që ndodh kjo situatë e rëndë në këtë bashki.
Djegia e mbeturinave në këtë mënyrë të paligjshme, ka ardhur pas denoncimit të emisionit "Piranjat", ku janë denoncuar me fakte dhe video, mungesa e një infrastrukture në lidhje me asgjesimin e mbeturinave në këtë bashki.