LIVE UPDATES
Aktualitet

Vjedhja e floririt/ Akuzat e Beqirit për Metën, SPAK s'e regjistron fare dosjen: Ka kaluar shumë kohë

Hetuesja Manjola Kajana, për floririt të shtetit në tunelet e Kërrabës ndodhur në vitet 1997 dhe 1999, pretendon se është shumë vonë për të hetuar. 

18 Tetor 2022, 16:15 Nga k.m.
Vjedhja e floririt/ Akuzat e Beqirit për Metën, SPAK s'e
Ilir Meta dhe Idajet Beqiri

TIRANË- SPAK ka mbyllur një nga pesë dosjet e Ilir Metës. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka vendosur që të mos nisë një procedim penal pas kallëzimit të bërë nga avokati Idajet Beqiri. Sipas gazetarit Adriatik Doçi, hetuesja Manjola Kajana, për floririt të shtetit në tunelet e Kërrabës ndodhur në vitet 1997 dhe 1999, pretendon se është shumë vonë për të hetuar. Së pari, prokurorja Manjola Kajana thotë se vepra penale e referuar në kallëzimin e Idajet Beqirit është parashkruar sipas legjislacionit penal, pasi kanë kaluar më shumë se 20 vite, së dyti, hetuesja shton se për këtë çështje njëherë janë dënuar 5 persona në vitin 2001, me vendim të formës së prerë të Gjykatës Ushtarake. Kallëzuesi avokat Idajet Beqiri kundërshton dhe ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme vendimin e prokurores Manjola Kajana, por ende nuk ka një vendim. 

Argumentet e kallëzuesit Beqiri në Gjykatën e Posaçme kundër mbylljes së dosjes:

1. Vendimi i Prokurores së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i datës 07.10.2022 për mos fillimin e procedimit penal për kallëzimin penal nr. 142/2022 kundër dy ish zyrtarëve më të lartë të shtetit Sali Berisha dhe Ilir Meta, është absurd, në kundërshtim me faktin dhe me ligjin në pjesën që arsyetohet vjedhja e "Thesarit të Krrabës" nga banorët e fshatit. Ky organ i ndjekjes penale, në rastin objekt ankimi, u bë mbase pa dashje, mbështetëse e alibisë së ish Presidentit të Republikës Sali Berisha dhe ish Kryeministrit Ilir Meta, të cilët, pasi shpërdoruan detyrën, hapën tunelin e blinduar me çelësat që kishin në duar, si njerëzit më të besuar të shtetit, dhe pasi vunë dorë mbi këtë thesar, duke përvetësuar "pjesën e luanit", me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tyre, nxitën disa fshatarë të futeshin për të përvetësuar "disa thërrime" të floririt.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në mënyrë të gabuar, arsyeton gjatë Vendimin nr. 37 të Gjykatës Ushtarake të Rethit Tiranë date 06. 02. 2001, vendim i cili është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë me vendim nr. 52, datë 28. 05. 2001, si dhe nga Gjykata e Lartë me Vendimin nr. 661, datë 14. 11. 2001. Prej këtij arsyetimi del se gjoja vjedhja e "Thesarit të Krrabës" është gjykuar një herë dhe për këtë kanë vendosur të treja shkallët e gjykimit të sistemit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë!

Në fakt kallëzimi im nuk bënë fjalë për vjedhjen që i kanë bërë "Thesarit të Krrabës" Ahmet Hasan Hyka, Pëllumb Fetah Dalti, Enver Hasan Hyka të cilët kanë marrë secilin nga dy qese me monedha 1 Lira Turke (LTQ), që në total bëjnë 1534 copë LTQ, prej të cilave 517 copë LTQ ju gjetën pas arrestimit nga policia të groposura në vendin e quajtur "Blinjtë". Këta tre persona janë përgjigjur penalisht për sa kanë kryer në datën 13. 03. 1997 në orët e pasdites. Ndrësa kallëzimi im penal është bërë kundër Sali Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij për vjedhjen e "Thesarit të Krrabës" paraditen e datës 13.03.1997, ku u grabitën jo dy qese, sa morën tre fshatarët e Krrabës, por plotë 11 arka me flori.

Kallëzimi im penal është bërë njëkohësisht kundër ish Kryeministrit Ilir Meta, i cili përmes shpërdorimit të detyrës, me bashkëpunëtorët e tij, duke patur çelsat e tuneleve ku ishte në ruajtje floriri i shtetit, në muajin dhjetor 1999 kanë përvetësuar një sasi floriri me vleftë 2.8 milion dollar. Pra "Thesari i Krrabës" është vjedhur 3 (tre) herë. Janë vënë para përgjegjësisë vetëm 3 fshatarët e Krrabës për vjedhjen e një sasie fare të vogël të floririt, ndërsa për dy vjedhjet e tjera shumë të rënda dhe në sasira të konsiderueshme floriri të grabitura, të bëra nga persona të tjerë, pjesë e grupit kriminal të krijuar dhe të udhëhequr nga dy ish zyrtarëve më të lartë të shtetit, Sali Berisha dhe Ilir Meta, nuk janë hetuar dhe nuk janë dërguar në gjyq.

Duke cituar gjatë e gjerë Vendimin nr. 37 të Gjykatës Ushtarake të Rethit Tiranë date 06. 02. 2001 për vjedhjen që i kanë bërë "Thesarit të Krrabës" Ahmet Hyka, Pëllumb Dalti dhe Enver Hyka, të cilët kanë marrë në total 1534 copë LTQ, prej të cilave 517 copë LTQ u rikthyen në Thesarin e Shtetit, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të jep të kuptosh se Thesari i Shtetit mund të vidhet një herë të vetme! Meqenëse ky Thesar u vodh prej tre fshatarëve të Kërrabës, nuk duhet të merret më në përgjegjësi penale asnjë person tjetër që e ka vjedhur atë më parë, ose më pas. Kështu që arsyetimi i gjatë në vendimin e Prokurores për mosfillimin e procedimit penal për kallëzimin penal nr. 142/2022 kundër dy ish zyrtarëve më të lartë të shtetit, Sali Berisha dhe Ilir Meta, të Vendimit nr. 37 të Gjykatës Ushtarake të Rrethit Tiranë date 06. 02. 2001, është "non sens", shumë i pakuptimtë dhe që nuk ka lidhje me vjedhjen e 11 arkave me flori prej dy të kallëzuarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre të bërë nga ana ime.

2. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në vendimin e saj të datës 07.10.2022 për mosfillimin e procedimit penal ndaj kallëzimit që kam paraqitur nr.142/2022 kundër Sali Berishës dhe Ilir Metës ka arritur në konkluzionin se ndodhemi para faktit të parashkrimit të ndjekjes penale e për këtë arsye, sipas kësaj Prokurorie ky kallzim penal duhet të mos fillohet bazuar ne nenin 290/1 gërma “a” e Kodit të Procedurës Penale, në lidhje me nenin 66/b të Kodit Penal.

Prej këtij arsyetimi të organit të akuzës del se sa pretendohet në kallzim se duhen hetuar edhe Sali Berisha e Ilir Meta, si organizatore te vjedhjeve të thesarit të shtetit, meqënëse kanë kaluar afro 11 muaj, nga 20 vjet që është afati i parashkrimit të veprës penale të parashikuar nga neni 136 dhe 25 i Kodit Penal "Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimt", ndjekja penale ndaj këtyre personave nuk mund të bëhet më.

Në radhë të parë, një arsyetim i tillë i organit të Prokurorisë së Posaçme lë të kuptohet se personat e kallëzuar Sali Berisha dhe Ilir Meta e kanë kryer vjedhjen e thesarit të shtetit në bashkëpunim me të tjerë, por meqenëse ka 11 muaj që ka kaluar afati 20 vjeçar, bazuar në nenin 66 gërma "b" të Kodit Penal, ata nuk mund të ndiqen më penalisht se vepra penale e kryer prej tyre është parashkruar!

Në radhë të dytë, edhe nëse ndodhemi para parashkrimit të veprës penale të vjedhjes së thesarit të shtetit (neni 136 e 25 i Kodit Penal), nuk ndodhemi para parashkrimit të ndjekjeve penale për krimet e tjera që ata dyshohen se janë kryer dhe që janë të theksuara dhe të specifikuara me nenet përkatëse në kallëzimin penal, sikurse janë “Pastrimi i produkteve që rrjedhin nga një krim” (neni 287 i Kodit Penal, “Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara” (Neni 79 i Kodit Penal) etj. Këto vepra penale nuk parashkruhen, ndërsa në mënyrë abuzive Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në vendimin e mosfillimit të procedimit penal kundër Sali Berishës dhe Ilir Metës nuk i përmend fare por i anashkalon qëllimshëm.

Në radhë të tretë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duhet të fillojë procedimin penal dhe të zhvilloj hetime të plota, të gjithanshme, duke administruar të gjitha provat që i kemi paraqitur, ato shkresore, videot dhe provat me dëshmitare, me qëllim që t’i japi në duar shtetit shqiptar, institucioneve të tij si dhe taksapaguesëve shqiptar vleftën reale të pakësimit të thesarit të shtetit nga vjedhja e kryer në dy raste të tjera në marsin e vitit 1997 dhe në dhjetorin e vitit 1999 prej “Bandës së armatosur” dhe “organizatës kriminale” që drejtonin organizatorët, frymëzuesit dhe përfituesit e krimeve të kryera prej kësaj bande të armatosur dhe prej kësaj organizate kriminale, duke filluar nga vjedhja e thesarit të shtetit, te vrasjet për të mbuluar autorët e kësaj vjedhje, deri te krimet vazhduese të “Pastrimit të produkteve që rrjedhin nga një krim”, të cilat edhe sot janë të dukshme me pastrimin e parave, me blerje të pasurive të palujtëshme si dhe me suvensionime të paligjëshme në formë “dhuratash” ndaj personave me të cilët këta dy persona të kallëzuar kanë krijuar marëdhënije të dyshimta.

Hetimi i plotë i çështjes, nxjerrja e personave që i kanë kryer këto krime, përgjegjësia e çdo njërit prej tyre, dëmi real që i ka ardhur shtetit, të cilin e nxjerrin një grup ekspertësh që caktohen prej Prokurorisë së Posaçme, do t’a çojnë pastaj Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në një vendimarrje ligjore. Nëse ndodhemi për të gjitha veprat penale të kryera para institutit të parashkrimit, parashikuar nga neni 66 i Kodit Penal, do të pushohet çështja për të gjithë personat nën hetim ose të marrë të pandehur. Me këtë rast shteti shqiptar do të njihet me autorët përgjegjës që i kanë shkaktuar dëmin e rëndësishëm ekonomik, dhe do të paraqesin në gjykimin e çështjes për pushimin e akuzës padinë civile në proçesin penal me qëllim që vjedhësit e thesarit të shtetit të kthejnë në buxhetin e shtetit sasinë e floririt të vjedhur. Ndërsa mënyra se si vepron Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke mos filluar procedimin penal, është në vetvete një “amnisti” që ajo u bënë personave përgjegjës të vjedhjes së thesarit të shtetit, çka në vetvete është e dënueshme.

Në radhë të katërt, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duhet të filloj procedimin penal dhe të hetoj në mënyrë të plotë kallëzimin penal nr. 142/2022 sepse ndër vite, pas kryerjes së veprës penale të vjedhjes së thesarit të shtetit, personat e kallëzuar Sali Berisha dhe Ilir Meta, kanë pastruar produktet e kësaj vjedhje, duke i kthyer ato në pasuri të palujtshme dhe në depozita bankare, të cilat i shfrytëzojnë sikur t’i kishin fryte prej të ardhurave të tyre të ligjshme, në një kohë që ato janë produkte që rrjedhin nga një krim.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi të filloi procedimin penal duhet të vendos menjëherë sekuestrot mbi këto pasuri të shumta, në vlera miliona euro të këtyre dy personave të kallëzuar, me qëllim që të siguroj padinë civile të shtetit shqiptar në këtë proces penal për të kthyer në arkën e shtetit të të gjitha atyre pasurive të paluajtshme dhe depozitave bankare të cilat nuk justifikohen me të ardhurat nga paga që kanë realizuar gjatë jetës së tyre Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Ka prova dhe fakte të plota që Sali Berisha ka pastruar produktet që rrjedhin nga një krim duke krijuar pasuri, të cilat nuk justifikohen me të ardhurat e tij dhe të familjes së tij dhe për të cilat Prokuroria e Posaçme duhet të hetoj:

Kështu, nëse në vitin e parë të deklarimit të pasurive në vitin 2003, Sali Berisha deklaroi një apartament në Rrugën. “L. Myzeqari”, pas vjedhjes së thesarit të shtetit dhe të korrupsionit si pushtetar i lartë i shtetit familja e tij ka të rregjistruara në Kadastrat e Shqipërisë 23 (njëzetë e tre) apartamente me sipërfaqe nga 100-200 m2, një Vilë në Gjirin e Lalzit; si dhe pasuri të tjera të palujtëshme, si dyqane; Katin e 14-të të Pallatit pranë RTVSH, Rruga “Mustafa Matohiti”, të cilin e përdor për zyra; si dhe Llogaritë bankare në Tirana Bankë, Intesa San Paolo Bank, Raiffeisen Bankë të cilat në total kapin shifrën e 2 miliard dollarëve. Dhe në këto shifra bëhet fjalë për pasuri të deklaruara, në një kohë që pasuritë e fshehura dhe të rregjistruara në emër të personave të tjerë, kapin shifra të frikshme. Ndaj edhe SHBA e shpallën atë “Non Grata” për korrupsion galopant ndaj pasurive kombëtare të shqiptarëve, të cilat nuk mund të “amnistohen” me një vendim mosfillimi të kundërligjshëm të Prokurorisë së Posaçme.

Po kështu ka prova dhe fakte të plota që Ilir Meta ka pastruar produktet që rrjedhin nga një krim duke krijuar pasuri, të cilat nuk justifikohen me të ardhurat e tij dhe të familjes së tij dhe për të cilat Prokuroria e Posaçme duhet të hetoj:

Vila në Golem është blerë pas vjedhjes së floririt të Krrabës në shumën prej 60 mijë USD dhe në vitin 2006, Ilir Meta e shiti atë 300 mijë euro. Në vitin 2010 ka blerë një apartament në shumën prej 400 mijë euro tek Rruga e Barrikadave në Tiranë. Ilir Meta ka të rregjistruara në kadastra edhe Vilë në Gjirin e Lalzit; Apartament banimi në Tiranë 212 m2, me verandë 97 m2 dhe garazh 139 m2; Apaartament banimi në Durrës; apartament banimi në Tiranë 99 m2; Apartament banimi në Tiranë 75 m2; apartament banimi në Tiranë 69 m2; Apartament banimi në Tiranë 103 m2; Apartament banimi në Tiranë 94 m2; Apartament banimi në Tiranë; Nësi tregtare 107 m2; Njësii tregtare 63 m2; Njësi tregtare 172 m2; Garazh 318 m2; Garazh 17 m2; Llogari bankare që llogaritën në 2,5 miliardë dollarë. Në këto pasuri dhe të ardhura nuk përfshihen edhe mjaftë të tjera që figurojnë në emër të personave të tjerë, ose të dhëna si dhuratë për arsye dhe interesa të dyshimta dhe të pista, të cilat gjenden të pasqyruara në qindra komente, video, shkrime etj në rrjetet sociale, gazeta e yoou tube, me citime emrash të përveçëm në Hotelin me 5 yje në Shkodër, vila dhe kalçetot e Xh.M etj etj, të cilat nuk mund të mbyllen me një mosfillim të procedimit penal nga ana e organit të akuzës, por duhen hetuar me objektivitet, drejtësi, bazuar në ligj, në fakt dhe në prova.

Në kallëzimin penal 224/2022 është theksuar se të dy të dyshuarit Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë kryer edhe krimin e parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Këtë pjesë të akuzës Prokuroria e Posaçme nuk mund t’a anashkaloj, duke mosfilluar procedimin penal me arsyetimin se “është parashkruar ndjekja penale” bazuar në nenin 66 të Kodit Penal, pasi kjo vepër penale nuk parashkruhet.

Ja çfarë parashikon neni 287 i Kodit Penal:

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, nëpërmjet:

a) këmbimit ose transferimit të pasurisë, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme tësaj, duke ditur se kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;

b) fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë, burimit, vendndodhjes, disponimit, zhvendosjes, pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;

c) fitimit të pronësisë, posedimit ose përdorimit të pasurisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;

ç) kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave;

d) investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale;

dh) këshillimit, ndihmës, nxitjes ose thirrjes publike për kryerjen e secilës prej veprave të përcaktuara më sipër; dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

E njëjta vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet me burgim.

Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe kur:

a) vepra penale, produktet e së cilës pastrohen, është kryer nga një person që nuk mund të merret si i pandehur ose që nuk mund të dënohet;

b) ndjekja penale për veprën, produktet e së cilës pastrohen, është parashkruar ose amnistuar;

c) personi që kryen pastrimin e produkteve është i njëjtë me personin që ka kryer veprën, nga e cila kanë rrjedhur produktet;

ç) për veprën penale, nga e cila kanë ardhur produktet, nuk është filluar asnjëherë çështja penale apo nuk është dhënë një dënim me vendim penal të formës së prerë;

d) vepra penale, produktet e së cilës pastrohen, është kryer nga një person, pavarësisht shtetësisë së tij, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe është njëkohësisht e dënueshme, si në shtetin e huaj, ashtu edhe në Republikën e Shqipërisë.”

Pra parashkrimi nuk shtrihet ndaj personave që dyshohet se kanë kryer veprën penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, ndaj GJKKO duhet të vendos prishjen e Vendimit të prokurores së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Manjola Kajana datë 07.10.2022 për mos fillimin e procedimit penal që ka të bëjë me kallzimin penal nr. 142/2022 dhe kthimin e akteve kësaj Prokurorie për të filluar procedimin penal dhe për të vazhduar hetimet e plota dhe ligjore.

3. Një ndër pikat e tjera dhe të fundit ku bazohet Vendimi i prokurores së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar datë 07.10.2022 për mos fillimin e procedimit penal që ka të bëjë me kallzimin penal nr. 142/2022, është edhe argumenti se një pjesë e veprave penale të kallëzuara, nuk kanë qënë të parashikuara nga Kodi Penal në kohën kur ato janë kryer nga personat e kallëzuar. Më konkretisht në këtë vendim Prokurorja thekson:

“Në favor të mosfillimit të ndjekjes penale është edhe argumenti se një pjesë e veprave penale të kallzuara nga shtetasi Idajet Beqiri nuk kanë qënë të parashikuara nga Kodi Penal, dhe referuar parimit të ligjshmërisë dhe efektit të ligjit penal në kohë, parime të sanksionuara në Kodin Penal (neni 2 dhe 3 i tij), nuk ka dënim pa ligj dhe askush nuk mund të dënohet për një vepër që sipas ligjit te kohës kur është kryer, nuk përbën vepër penale, procedimi penal nuk mund të filloj (citojmë këtu veprat penale të pretenduara nga kallezuesi “Krijimi, organizimi ose drejtimi i grupit të strukturuar penal për kryerjen e veprave penale. Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal etj).”

Ky është një interpretim i gabuar i ligjit nga ana e organit të akuzës, dhe këta dy persona të dyshuar për kryerjen veprave penale për të cilat kallëzohen, së bashku me bashkëpunëtorët e tyre, duhet të ndiqen penalisht dhe të dënohen pasi neni 333 dhe 334 i Kodit Penal i vitit 1995 e në vazhdim ka patur të parashikuara “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale” si dhe “Kryerja e krimeve nga banda e armatosur dhe organizata kriminale”

Më konkretisht neni 333 i Kodit Penal në fuqi kur të dyshuarit Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë kryer veprat penale të vjedhjes së thesarit të shtetit dhe krimet e tjera parashikonte:

Neni 333

“Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale

Krijimi i bandës së armatosur apo organizatës kriminale ose pjesëmarrja në to, me qëllim për kryerjen e krimeve, dënohet nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet”.

Neni 334

“Kryerja e krimeve nga banda e armatosur dhe organizata kriminale

I. Kryerja e krimeve nga banda e armatosur apo organizata kriminale do të dënohet sipas dispozitave penale përkatëse duke shtuar dënimin për krimin e kryer edhe me pesë vjet burgim të tjera, kur dispozita referuese përmban dënim me burgim dhe një lloj dënimi më i lehtë, por pa kaluar kufirin maksimal të dënimit me burgim.

II. Kur dispozita përkatëse referuese përmban dënim me burgim apo me burgim të përjetshëm a me vdekje,dënohet me njëzet e pesë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm a me vdekje.

III. Kur dispozita përkatëse referuese përmban vetëm dënim me burgim të përjetshëm a me vdekje, dënohet me burgim të përjetshëm a me vdekje”.

Bazuar sa sipër këta dy të dyshuar vjedhjen e thesarit të shtetit e kanë bërë përmes bandës së tyre të armatosur dhe organizatës kriminale dhe për vërtetuar këtë fakt, nëse do të thirrej për të bërë deklarime kallëzuesi, domethënë unë, Idajet Beqiri, përveç provave të paraqitura në kallëzim, do të jepja edhe mjaftë prova të tjera shkresore dhe me dëshmitarë okular, të cilët duhet të merren nën mbrojtje.

Mbi bazën e sa theksuam më sipër i kërkojmë Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të vendosi Prishjen e Vendimit të prokurores së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Manjola Kajana datë 07.10.2022 për mos fillimin e procedimit penal që ka të bëjë me kallëzimin penal nr. 142/2022 dhe kthimin e akteve Prokurorisë për të filluar procedimin penal dhe për të vazhduar hetimin e të kallëzuarve, pasi ka dyshime të arsyeshme dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore për t’i marrë ata si persona nën hetim, për t’i marrë të pandehur dhe për t’i çuar në gjyq për veprat penale të rënda që kanë kryer.

ilir meta

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje