LIVE UPDATES
Aktualitet

VKM-ja lë pa transport 5 nxënës që ecin në shi e në të ftohtë për në shkollë, nuk përfitojnë transport për 100 metra.

Në këtë fshat janë 5 fëmijë te cilët ikin në shkollën 9-vjeçare ‘Mark Doshi’ në këmbë, shkollë e cila ndodhet 2 km larg nga banesat e këtyre fëmijëve të vegjël. Sipas drejtorisë së shkollës dhe ZVA-së fshati i tyre është 1700 metra larg nga shkolla dhe jo 2 km sa e parashikon VKM-ja, ndaj nuk u rimbursohet pagesa e biletës.

27 Shkurt 2025, 20:54 Nga E. D
VKM-ja lë pa transport 5 nxënës që ecin në shi e
foto ilustruese

TIRANË- Në emisionin e ‘Fiks Fare” solli mbrëmjen e sotme rastin e Nikoleta Gila, ajo është nëna e Elvisit 4-vjeçar i cili ecën në këmbë çdo ditë për të shkuar në parashkollor bashkë me fëmijët e tjerë të fshatit Malecaj, Torovic, Lezhë. 

Në këtë fshat janë 5 fëmijë te cilët ikin në shkollën 9-vjeçare ‘Mark Doshi’ në këmbë, shkollë e cila ndodhet 2 km larg nga banesat e këtyre fëmijëve të vegjël. Sipas drejtorisë së shkollës dhe ZVA-së fshati i tyre është 1700 metra larg nga shkolla dhe jo 2 km sa e parashikon VKM-ja, ndaj nuk u rimbursohet pagesa e biletës.

Nikoleta tregon para kamerës së Fiks Fare sesi djali i saj  dhe fëmijët e tjerë të zonës  shkojnë në shkollë dhe sa e vështirë është për të që të shoqërojë djalin e saj 4 vjeçar çdo ditë.

Ajo thotë se kanë kërkuar disa herë për transport në bashki për fëmijët si banorë të zonës, por nuk është mundësuar, sipas saj çdo fshat ka transport me autobus ndërsa këta janë të vetmit që nuk kanë. Ajo thotë se në Shtator djali i saj i vogël do të hyjë në klasën e parë dhe kërkon që të jepet një zgjidhje.

“Nuk mundemi dot kështu koha e ftohtë dhe e lagësht, fëmijët na sëmurën duke ecur në këmbë. Shpresat i kemi vetëm tek ju”, shprehet Nikoleta. Gjithashtu dhe një banor tjetër i cili është  gjyshi i tre fëmijëve të tjerë thotë se është i domosdoshëm transporti për fëmijët, sepse nuk kanë mundësi t’i shoqërojnë.

“Unë kam makinën dhe kur kam mundësi i çojmë, por kjo është e përditshme prindërit duhet edhe të punojnë”, shprehet ai duke vënë theksin tek domosdoshmëria e transportit për këta fëmijë.

Gazetarja e Fiks Fare shoqëron Elvisin e vogël së bashku me nënën e tij për të përshkuar distancën që nga shtëpia në drejtim të shkollës. Gjatë ecjes së tij duket që Elvisi 4-vjeçar lodhet dhe hera herës nëna e tij e mban në krahë.

Koha që u desh për të mbërritur në shkollë ishte mbi 40 minuta. Një kohë relativisht e madhe për një fëmijë 4-vjeçar, por edhe për pesë të tjerët nga të cilët i madhi frekuenton klasën e tretë.

Gazetarja e ‘Fiks Fare” u nis drejt shkollës tjetër 9 vjeçare në Torovic aty ku ndodhej drejtori i shkollave vartëse z.Kujtim Kolndreu i cili thotë se është në dijeni dhe ka shkuar tek banorët. Por me matjen që ai ka bërë nuk janë mbi 2 km distancë siç e parashikon VKM-ja, por janë 1700 metra. Drejtori shprehet se respekton vendimin e VKM dhe prandaj nuk iu është mundësuar transporti.

Por “Fiks Fare” tregon se sipas hartës në Google Map duket qartë se nga shtëpia e Elvisit deri tek shkolla distanca është 1.9 kilometra. Por VKM-ja nr 119 e 1 marsit të vitit 2023 ka lënë pa transport këta nxënës. Sipas pikës B të kësaj VKM-je  përfitojnë rimbursimin e shpenzimeve të transportit nxënësit që ndjekin procesin mësimor në Institucionet arsimore publike të arsimit bazë ose kopshtet publike, e që udhëtojnë mbi 2 km larg nga vendbanimi i tyre. Pra këta fëmijë humbin të drejtën e transportit vetëm për 100 metra./Top Channel

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet