LIVE UPDATES
Aktualitet

Vlerësimi i nëpunësve civilë, raporti: S’ka objektivitet, administrata i vë vetes “shumë mirë”

I njëjti ndalet në faktin që personat që bëjnë vlerësimin nuk mbajnë shënime më të detajuara që duhet të ndjekin një procedurë standarde në procesverbal dhe të ruhen sëbashku me aktin e vlerësimit. Raporti nënvizon se është e nevojshme që zyrtarët që kryejnë këtë proces të trajnohen.

17 Prill 2023, 12:08 Nga k.m.
Vlerësimi i nëpunësve civilë, raporti: S’ka
Foto ilustruese

Personat e ngarkuar në administratën publike me vlerësimin e nëpunësve civilë sa i takon punës së tyre nuk e bëjnë këtë në mënyrë objektive. Të paktën në këtë konstatim ka dalë Komsioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil që në raportin e vitit 2022 nënvizon se në 98 për qind të rasteve nëpunësit vlerësohen me “mirë” dhe “shumë mirë”.

“Institucionet e administratës shtetërore (7 ministri) janë përfshirë në procesin e mbikëqyrjes tematike për zbatimin e ligjit në administrimin e shërbimit civil, në lidhje me institutin e vlerësimit të nëpunësit civil. Në këto institucione është konstatuar se procesi i vlerësimit cedon në drejtim të objektivitetit dhe njëkohësisht, krijon mundësinë e humbjes së interesit dhe motivimit të nëpunësve për të kryer punën me një nivel gjithnjë e më të lartë cilësie, në kushtet kur vlerësimin “shumë mirë” dhe “mirë” e marrin rreth 98% e nëpunësve civilë, pra pothuajse të gjithë nëpunësit civilë në institucione,”- thuhet në raport.

I njëjti ndalet në faktin që personat që bëjnë vlerësimin nuk mbajnë shënime më të detajuara që duhet të ndjekin një procedurë standarde në procesverbal dhe të ruhen sëbashku me aktin e vlerësimit. Raporti nënvizon se është e nevojshme që zyrtarët që kryejnë këtë proces të trajnohen.

“Gjithashtu, gjatë procesit të mbikëqyrjes në këto subjekte, është konstatuar se nga ana e aktorëve të ngarkuar për realizimin e procesit të vlerësimit, mungojnë shënimet përkatëse të cilat duhet të materializohen në procesverbale dhe të ruhen së bashku me aktin e vlerësimit, pasi përbëjnë praktikën që materializon procedurën e ndjekur.

Në këtë situatë, Komisioneri vlerëson se zgjidhja e problemit në këtë rast është futja e procesit të vlerësimit në rrugë procedurale dhe trajnimi i zyrtarëve vlerësues me qëllim që të rritet objektiviteti në veprimet e tyre dhe të vlerësohet secili nëpunës në bazë të meritës dhe profesionalizimit të treguar gjatë realizimit të detyrave,”- vlerëson Komsioneri.

Sipas shifrave zyrtare vitin e kaluar nga ana e këtij institucioni janë verifikuar 1251 pozicione të shërbimit civil, ku 63 prej tyre ose 5% i përkasin institucioneve të pavarura; 925 pozicione ose 74% i përkasin administratës shtetërore dhe 263pozicione që zënë 21% të pozicioneve të verifikuara, i përkasin institucioneve të qeverisjes vendore.

Sa i takon indicieve për inspektim raporti vlerëson se në shumicën e rasteve informacionet kanë qenë individuale.

“Vihet re se vendin kryesor e zënë informacionet individuale, që kanë lidhje me marrëdhënien personale të punës të nëpunësve të ndryshëm civilë, të cilat kanë shërbyer si indicie për Komisionerin, për të verifikuar paraprakisht dhe nisur kryesisht, procesin e inspektimit.

Këto raste përfaqësojnë mbi 94% të çështjeve të trajtuara dhe kanë të bëjnë kryesisht, me shqetësime të shtetasve të ndryshëm apo të nëpunësve ekzistues, që pretendojnë se u janë bërë padrejtësi apo janë lejuar shkelje të ligjit, të cilat kanë cenuar ato të drejta që garantohen nga legjislacioni i shërbimit civil, duke kërkuar ndërhyrjen e Komisionerit për vlerësimin dhe zgjidhjen e rastit,”-thuhet në raport./Monitor

administrata civile

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet