LIVE UPDATES
Aktualitet

Vlora Marina, një arratisje në zemër të gjithçkaje, aty ku bashkohet natyra, kultura dhe tradita

Vlora Marina ofron një përvojë unike të cilën mund ta eksploroni në të gjitha dimensionet.

2 Maj 2025, 11:32 Nga DOSJA

Vlora Marina, një arratisje në zemër të gjithçkaje,

VLORA- A keni menduar ndonjëherë për një vend që ndodhet në zemër të gjithçkaje, ku natyra, historia dhe kultura përqafohen në një bashkëjetesë të mrekullueshme? Vlora Marina është pikërisht ky vend, një destinacion që sjell shijen e vërtetë të Mesdheut, duke ofruar një eksperiencë të veçantë dhe të papërsëritshme. Këtu gjeni si detin Adriatik ashtu edhe Jonin, rërën dhe terrenin shkëmbor, malin nga njëra anë dhe detin përballë. Nga këtu mund të nisni një udhëtim aventurash, eksperiencash dhe shijesh të ndryshme të cilat do t’ju udhëheqin drejt nje vendi të pasur në kulturë, histori dhe bukuri natyrore. Këtu mund të provoni shijet dhe aromat e kuzhinës mesdhetare dhe të njiheni me traditat që ruhen me fanatizëm dhe përcillen brez pas brezi si pjesë e pasurisë shpirtërore dhe kulturore. Vlora Marina ofron një përvojë unike të cilën mund ta eksploroni në të gjitha dimensionet.

Bukuritë natyrore

E gjithë Riviera shqiptare është një kombinim unik mes natyrës së paprekur, plazheve të mahnitshme me ujëra të kristalta dhe kurorës së maleve që në shumë raste takohen me detin dhe krijojnë një panoramë për t’u admiruar. Rreth 120 plazhe shkëmbore e ranore, gjire të fshehur e shpella karakteristike që të shfaqen papritur në rrugëtimin përgjatë gjithë vijës bregdetare të Rivierës, do t’ju bëjnë të përjetoni një eksperiencë të veçantë gjatë gjithë udhëtimit tuaj. E pasur me parqe natyrore, kala me pamje nga deti, laguna me flamingo rozë, kjo zonë ofron gjithçka të bukur që natyra i ka falur.

Vlora Marina, një arratisje në zemër të gjithçkaje,

Kultura, tradita, historia

Shqipëria është një vend ku tradita, kultura dhe historia kanë pasur gjithmonë një peshë të rëndësishme. Gjurmët e së shkuarës janë ruajtur me fanatizëm, çka vihet re në arkitekturën e qyteteve dhe fshatrave sidomos në jug të vendit. Fshatra si Qeparo, Vuno, Dhërmi, Dukat etj ofrojnë një mundësi për të zbuluar mënyrën e jetesës së shqiptarëve ndër vite, në shtëpi prej guri të ndërtuara në terren të pjerrët, rrugica të ngushta dhe ndërtime që respektojnë si terrenin malor ashtu edhe atë detar. Nga ana tjetër qytete si Vlora, janë të pasura në histori me ndikime të periudhave ilire, romake e osmane. Ndërsa evente, festivale dhe ngjarje të ndryshme kulturore të cilat organizohen çdo vit, shërbejnë për të mbajtur gjallë traditat dhe kulturën e zonës.

Vlora Marina, një arratisje në zemër të gjithçkaje,

Kulinaria

Vendndodhja e Shqipërisë në Gadishullin Ballkanik dhe në detin Mesdhe ka pasur një ndikim të madh në kuzhinën shqiptare. Shumë prej ushqimeve të zakonshme në pellgun e Mesdheut si ullinjtë, gruri, qiqrat, produktet e qumështit, peshku, frutat dhe perimet janë të spikatura në traditën e gatimit shqiptar. Disa nga pjatat tipike sidomos në jug të vendit janë mishi, peshku i freskët, të gjitha llojet e ushqimeve të detit të gatuara me erëza dhe vaj ulliri. Gjithashtu byrekët, apo tava e kosit, janë gatime tipike tradicionale që pëlqehen shumë nga turistët e huaj. Përsa i përket pijeve përveç rakisë, vlen të përmendet gjithashtu dhalla, një pije e prodhuar nga kosi dhe boza, pije e prodhuar nga misri dhe gruri.

Vlora Marina, një arratisje në zemër të gjithçkaje,

Flora dhe Fauna e pasur

Gjithë zona e Rivierës shqiptare karakterizohet nga një florë dhe faunë e pasur, çka e bën edhe më shumë atraktive për të gjithë ata që duan të shijojnë natyrën dhe të eksplorojnë biodiversitetin. Pyjet e ullinjve, që shtrihen përgjatë brigjeve, janë një markë e këtij rajoni, dhe prodhojnë vaj ulliri të cilësisë së lartë që përdoret gjerësisht në kuzhinën lokale. Mali i Llogarasë dhe parku natyror i Vjosës janë shtëpi të shumë specieve të rralla të bimëve dhe kafshëve. Bimësia në këtë zonë është e përfaqësuar kryesisht nga makiet mesdhetare, si helmesi, pambuku i egër murizi, shqopa, dafina, thana, sherebeli, bajamja e egër etj. Zona dallohet gjithashtu edhe nga një faunë e pasur me shumëllojshmëri peshqish dhe shpendësh. Ndërkohë një nga atraksionet natyrore më të veçanta është Laguna e Karavastasë që është shtëpia e shumë shpendëve migratorë duke përfshirë flamingot. Zona është gjithashtu e përsosur për ecje dhe piknik në natyrë.

Në gjithë këtë panoramë, Vlora Marina shërben si një përvojë që të lidh edhe më shumë me natyrën, historinë, shijet dhe shpirtin autentik të jugut të Shqipërisë. Pozicionuar në zemër të gjithçkaje ka gjithmonë diçka për të të rrëfyer, treguar e ofruar.

vlora marina


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet