LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Pasojat e varfërisë në Shqipëri ndikojnë drejtpërdrejtë te fëmijët

Shpeshherë, fëmijët janë të shfrytëzuar nga vetë prindërit e tyre dhe pavarësisht se institucionet japin shifra në ulje, sipas ekspertëve situata vazhdon të jetë shqetësuese.

27 Maj 2022, 21:36 Nga DOSJA
VOA: Pasojat e varfërisë në Shqipëri ndikojnë

Fëmijët në "situatë rruge" vazhdojnë të mbeten një shqetësim i pazgjidhur ndër vite për shoqerinë shqiptare, ndonëse institucionet dhe organizatat e shoqërisë civile, harxhojnë çdo vit miliona dollarë me programe që i kushtohen luftës ndaj këtij fenomeni. Shpeshherë, fëmijët janë të shfrytëzuar nga vetë prindërit e tyre dhe pavarësisht se institucionet japin shifra në ulje, sipas ekspertëve situata vazhdon të jetë shqetësuese.

Përfaqësuesja e "World Vision" në Shkodër, Valbona Doçi, thote se ka rritje numri i fëmijëve në "situatë rruge".

Gjatë viteve të fundit Shqipëria kaloi një situatë shumë të vështirë, kjo e krijuar nga pandemia globale e COVID 19, por edhe vitin e fundit nga lufta që po ndodh në Ukrainë pasi kemi rritje të çmimeve dhe inflacionit, gjë që ka sjellë një situate shumë të vështirë për ne si individ, por gjithashtu edhe në familjet tona. Si rezultat i kësaj janë shtuar problemet në familje, fenomene siç janë dhuna, neglizhenca apo fenomeni i fëmijëve në situate rruge”, thotë ajo.

Sipas një studimi të realizuar me mbështetjen e UNICEF, në të gjithë Shqipërinë janë afro 2500 fëmijë në "situatë rruge", kryesisht djem dhe pjesa më e madhe të moshës 4-14 vjeç.

Ndërkohë, numrin më të madh të fëmijëve në "situatë rruge" e kanë bashkitë Tiranë dhe Shkodër. Përfaqësuesja e Bashkisë së Shkodrës, Lorena Bardeli, thotë se grupet e terrenit kanë evidentuar rreth 60 femijë në situatë rruge.

“Janë diku rreth 60 raste të fëmijëve që janë identifiku nëë situatë rruge. Ajo, që mbizotëron në fakt, janë problemet social-ekonomike. Kemi shtim të rateve të dhunës në familje, kemi shtim të familjeve në vështirësi të theksuar social-ekonomike, por kemi edhe familje të tjera që vuajnë nga papunësia”, thotë ajo.

Por përfaqësues të shoqërise civile pohojnë se ky numër është shumë më i madh se shifrat zyrtare. Pjesa më e madhe e fëmijëve në "situatë rruge" i përkasin komunitetit rom dhe atij egjyptian, të cilët në Shkodër jetojnë në kushte shumë të vështira, të papunë, në 5 kampe me baraka të ngritura nga vetë ato, ku kushtet e jetesës dhe të higjenës janë jashtë çdo norme jetese.

Për shkak se nuk janë të regjistruar në gjendjen civile, familjet e tyre nuk përfitojnë ndihmë ekonomike dhe kjo, në pjesën më të madhe, i shtyn prindërit t’i nxjerrin në rrugë për të lypur fëmijët.

Katër vite më parë, me mbështetjen e UNICEF, në qytetin e Shkodrës u ngrit qendra multifunksionale për familjen, kryesisht për komunitetin rom dhe atë egjyptian, por ndikimi i saj në jetën e këtyre familjeve vazhdon të jetë e pakët.

Për psikologen sociale Erudita Fshazi, gjithnjë e më shumë po shtohen problematikat që ndikojnë në humbjen e kujdesit prindëror dhe rritjen e numrit të fëmijëve në situatë rruge.

Në pjesën më të madhe, njesitë vendore në Shqipëri kanë ngritur vitet e fundit skuadrat e terrenit për të evidentuar fëmijët në situatë rruge dhe për t’i mbështetur ato.

Por, puna e tyre është përqendruar kryesisht në zonat urbane. Kështu, sipas Helga Smakës nga fshatrat “SOS”, ka mbetur zbuluar një pjesë e madhe e territorit, veçanërisht zonat e largëta malore, ku edhe vështirësitë ekonomike janë më të mëdha, së bashku me rrezikun që fëmijët të përdoren për të lypur në rrugë, apo për t’u trafikuar.

“Janë kryesisht familje që vijnë ga zona në vështirësi, ku pothuajse shërbimet për këto familje mungojnë. Kanë aftësi të ulëta që të marrin informacionin e duhur dhe të integrohen në jetën sociale në komunitet. Janë 324 fëmijë që janë pjesë e projektit”, thotë ajo.

Në Shqipëri ka një numër të madh strukturash, në nivel qendror dhe vendor, si dhe shumë shoqata dhe organizata joqeveritare, të ngritura për të mbështetur fëmijët. Çdo vit ato shpenzojnë miliona dollarë nga buxheti i shtetit dhe donatorë të huaj, megjithatë problemi i fëmijëve në situatë rruge vazhdon të mbetet një fenomen shqetësues për shoqërinë shqiptare.

Marrë nga VOA

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet