All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

VOA: Fëmijët me aftësi të kufizuar përballen me vështirësi në përfshirjen sociale

Fëmijët me aftësi të kufizuar jo gjithmonë mbështeten nga komuniteti dhe institucionet, ndërsa nënat e tyre shpesh shikohen ndryshe nga të tjerat, thotë Rexhina, e cila shprehet se, krahas mbështetjes që marrin në familje, është e nevojshme që fëmijët me aftësi të kufizuar të ndjehen të vlerësuar edhe në komunitet.

16 Dhjetor 2023, 21:40 Nga a.l
VOA: Fëmijët me aftësi të kufizuar përballen me
Shkolla
All - Paragraf - 1

Në shkollën speciale për fëmijët me aftësi të kufizuar në Shkodër, nxënësit dhe prindërit po bëjnë përgatitjet e fundit për festat e fundvitit. Bashkë me to është edhe Rexhina, nëna e një djali 16-vjeçar me aftësi të kufizuar. Ajo thotë se çdo ditë është shumë e vështirë për një nënë me fëmijë me aftësi të kufizuar.

“Duhet me qenë një prind shumë i fortë për të duru gjithçka, sepse është gjë e Zotit dhe atë që na ka kriju Zoti duhet ta përballojmë. Unë jam shumë krenare për djalin që kam. Falë Zotit që ushqehet vetë, ecë vetë. Por duhet që ne si prindër të jemi sa më të fortë dhe sa më të durueshëm”.

Fëmijët me aftësi të kufizuar jo gjithmonë mbështeten nga komuniteti dhe institucionet, ndërsa nënat e tyre shpesh shikohen ndryshe nga të tjerat, thotë Rexhina, e cila shprehet se, krahas mbështetjes që marrin në familje, është e nevojshme që fëmijët me aftësi të kufizuar të ndjehen të vlerësuar edhe në komunitet.

“Një fëmijë që është me probleme atij duhet t’i japësh shumë mbështetje, shumë dashuri, sepse ai ndjen kënaqësi. Por unë nuk e kam shumë problem, sepse mua ai do të më ketë gjithë jetën. Edhe vëllain e vet, babën, gjyshat dhe familjarët e mi”.

Rexhina ndjehet e kënaqur me ecurinë e djalit të saj në shkollën speciale, por apelon që në Shkodër të ketë edhe një shkollë të mesme për fëmijët me aftësi të kufizuar.

Në Shqipëri janë rreth 165 mijë persona me aftësi të kufizuar, një pjesë e të cilëve fëmijë. Në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër dhe Korçë funksionojnë 6 shkolla speciale. Vetëm në shkollën speciale “3 Dhjetori” për fëmijët me aftësi të kufizuar në Shkodër mësojnë 72 fëmijë, thotë drejtoresha Enkeleida Mataj.

“Spektri i fëmijëve që frekuentojnë shkollën tonë është i madh. Ata kanë diagnoza të ndryshme. Shkolla ka orë mësimdhënie të specializuar për këto fëmijë, me një kurrikul të veçantë që është e miratuar nga ACAP dhe që është e menduar në shërbim të fëmjëve me nevoja të veçanta që do të thotë kanë orë të zhvillimit të të folurit, terapie, orë të aftësimit profesional me rritjen e moshës”.

Fëmijët me aftësi të kufizuar në shumë raste e kanë të pamundur të përfshihen në sistemin arsimor gjithëpërfshirës, jo vetëm ata që banojnë në zonat e largëta malore, por edhe ata që jetojnë në qytet. Kjo për shkak të vështirësive të tyre fizike apo ekonomike, por edhe pasigurisë së prindërve për t’i ekspozuar në mjediset sociale, pasi jo rrallë, fëmijët me aftësi të kufizuar, por edhe prindërit e tyre, ndeshen me një mjedis paragjykues, thotë Suela Ndoja, psikologe klinike.

“Ka vështirësi që të kenë qasje në sistemin arsimor gjithëpërfshirës. Sot flitet për një sistem gjithëpërfshirës, por realiteti po tregon ndryshe, sepse kërkohen shumë burime njerëzore edhe mbështetje financiare për t’ju ardhur në ndihmë nevojave të tyre individuale, në mënyrë të personalizuar, në mënyrë që kurrikulat të jenë të adoptueshme dhe në nivelin e kuptueshëm prej tyre”.

Drejtoresha e shkollës speciale në Shkodër, Enkeleida Mataj, thotë se, për shkak të problematikave që kanë fëmijët me aftësi të kufizuar, nevojitet më shumë vëmendje si në nivel vendor, ashtu edhe qendror, jo vetëm për këta fëmijë, por edhe institucionet ku ata mësojnë.

“Është vëmendja që duhet të ketë shoqëria ndaj fëmijëve, por edhe ndaj institucioneve që punojnë me këtë targetgrup. Kuptohet që kemi nevojë për mbështetje me bazë materiale, mbështetje në logjistikë, akses fizik dhe informativ dhe në trajnime stafi, pavarësisht se ne përpiqemi dhe bëjmë edhe trajnime të brendshme apo iniciativa personale”

Në sistemin parauniversitar janë përfshirë vetëm një pjesë e fëmijëve me aftësi të kufizuar, numër ky që arrin në rreth 3700, për të cilët kujdesen 1300 mësues ndihmës./ VOA

femijet me aftes te kufizuar

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet