LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Shqipëri, aksioni i qeverisë për konfiskimin e pallateve pa leje kthehet në një flluskë

Ekspertët e shohin aksionin e qeverisë të lidhur me fushatën e fundit elektorale, ndërsa vlerësojnë se ndërtuesit përfituan sërish trajtim klientelist në shkelje të ligjit.

24 Gusht 2023, 18:55 Nga f.i
VOA: Shqipëri, aksioni i qeverisë për konfiskimin e pallateve pa
foto ilustruese

TIRANË- Tetë muaj pas aksionit të bujshëm të qeverisë kundër pallateve në shkelje të lejeve të ndërtimit, kompanitë ndërtuese janë rikthyer në kantieret e konfiskuara, ndërsa institucionet bëjnë një sy qorr ndaj shkeljes së përsëritur të ligjit.

Në shtator të vitit 2022, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të tij nisën një aksion të bujshëm kundër pallateve shumëkatëshe që kishin shkelur lejet e ndërtimit në Tiranë, duke paralajmëruar konfiskimin e tyre dhe përdorimin për qëllime sociale.

Në mbështetje të këtij aksioni, qeveria miratoi vendimin me nr. 589/2022 që i hapte rrugën konfiskimit, por u jepte njëkohësisht ndërtuesve mundësinë e legalizimit përmes parablerjes me çmimin e tregut të kateve pa leje.

Në daljet e tij publike, zoti Rama fajësoi drejtësinë, por edhe opozitën e mediat se kishin heshtur për ndërtimet pa leje në mesin e Tiranës.

“Askush, as opozitat, as media nuk i pa, nuk i tha, nuk i dëgjoi nuk i kërkoi katet e metrat e ndërtuara pa leje për qëllim fitimi deri në mes të Tiranës. Sepse të tërë ose e kanë të ngjyer gishtin kush më shumë e kush më pak, kush direkt e kush indirekt në mjaltin e tullave të betonit ose iu kanë sytë aq të verbuar dhe veshët kaq tapë nga urrejtja”, shprehej ai.

Edhe ministrat e qeverisë i denoncuan ndërtimet pa leje si krime të mistershme.

“Ky është shembulli më flagrant është simbolikë e shkeljes së ligjit... kemi 9 kate ndërtim pa asnjë letër, se si kjo ka ndodhur ky për të thënë të drejtën është një mister për ne”, thoshte zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Sipas Ministrisë së Financave, 25 objekte u konfiskuan si pjesë e këtij aksioni, pjesa më e madhe e të cilave në Tiranë. Por tetë muaj më vonë, ndërtuesit janë rikthyer në kantieret e konfiskuara dhe kanë rifilluar ndërtimet, sërish pa leje.

Në muajt korrik dhe gusht, BIRN filmoi punëtorë ndërtimi dhe makineri në punë në pallatet e konfiskuara në zonën e liqenit të Thatë, në afërsi të Kopshtit Zoologjik si dhe në rrugën Myslym Shyri në Tiranë. Punimet po kryhen respektivisht nga kompania Xheluks në pronësinë e Julian Morinës, kompania Salillari si dhe Arb and Trans 2010 e themeluar nga zyrtari socialist, Arben Maloku.

E pyetur nga BIRN për statusin e këtyre objekteve, Ministria e Financave, e cila është de facto pronare pas konfiskimit, tha se ishte në një proces negocimi me kompanitë ndërtuese për parablerjen e shtesave, por shtoi se asnjëra prej tyre nuk ishte pajisur me leje të azhornuara ndërtimi.

Ministria pretendoi gjithashtu se kishte arkëtuar deri në gusht 265 milionë lekë nga 8 subjekte që kishin paguar 10% e vlerës dhe një subjekt që kishte paguar vlerën e plotë, por refuzoi të vinte në dispozicion raportet e vlerësimit të kateve pa leje që përcaktojnë çmimet. Ministria e Financave ia la përgjegjësinë autoriteteve të tjera të kontrollit të territorit për fillimin e punimeve në kantieret e konfiskuara, në mungesë të lejeve të reja të ndërtimit.

“Njoftimet e kryera nga ana jonë, kanë të bëjnë në lidhje me etapat e procesit nëpërmjet të cilit kalon ndërtimi i konfiskuar dhe jo me dhënien e lejes së ndërtimit apo për më tepër konfirmim për vijim të punimeve,” tha Ministria në një përgjigje me shkrim.

Kryeministri Edi Rama dhe Policia e Tiranës nuk iu përgjigjën pyetjeve për ligjshmërinë e këtyre punimeve. Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Taulant Balla i tha BIRN-it se kompanitë e ndërtimit po i kryejnë punimet në zonat me leje.

“Për zonat pa leje do marrin leje në KKT,” tha Balla.

Paralelisht me procesin administrativ, edhe Prokuroria e Tiranës regjistroi më herët procedime penale për ndërtuesit që kishin shkelur lejet e ndërtimit. Kreu i Prokurorisë, Arens Çela i tha BIRN-it se rifillimi pa leje i punimeve ishte referuar në disa raste penalisht dhe ishte “bashkuar me hetimin kryesor”. Ekspertët e shohin aksionin e qeverisë të lidhur me fushatën e fundit elektorale, ndërsa vlerësojnë se ndërtuesit përfituan sërish trajtim klientelist në shkelje të ligjit.

“Pra kemi të bëjmë me një presion elektoral, një përpjekje për t’u pasqyruar si në favor të ligjit nga ana e ekzekutivit dhe pushtetit lokal në periudhë zgjedhore dhe pastaj vazhdon rituali i zakonshëm i bargain (Pazar) i thonë në Anglisht, i negocimeve me biznesin në varësi me humorin e drejtuesve të qeverisë”, thotë Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës nga lëvizja “Bashkë”, Mirela Ruko, thotë se kjo histori ekspozon standardet e ndryshme mes qytetarëve të thjeshtë dhe ndërtuesve të mëdhenj.

“Si mendoni se do ndjehet një qytetar se është dënuar përshembull se ka bllokuar ballkonin e vet për të zgjeruar pak hapësirën e shtëpisë së vet, ndërkohë nga ana tjetër kemi një njeri që ndërton pesë gjashtë kate mbi lejen e ndërtimit dhe mbi atë s’ka ndodh asgjë. Ligji nuk qenka i barabartë e ne nuk jemi të barabartë para ligjit të gjithë njësoj", thotë zonja Ruko.

Sipas Ministrisë së Financave, pallatet e konfiskuara do t’u kthehen ndërtuesve pasi të paguajnë vlerën e plotë të parablerjes, ndërsa më pas mund të aplikojnë për azhurnimin e lejeve të ndërtimit.

Marrë nga VOA

pallatet pa leje edi rama belinda balluku

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj