LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Sistemi mediatik shqiptar në prag kolapsi, gazetarët sfidohen nga propaganda, lajmet e rreme dhe transparenca

Sipas tyre, llogari-dhënia me fakte dhe dëshmi e zyrtarëve të lartë është një nevojë e ngutshme për të vërtetuar realitetin dhe zbatimin e ligjeve përballë premtimeve të tyre. Drejtuesi i departamentit të gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Mark Marku, thotë se sistemi mediatik shqiptar është në një prag kolapsi.

16 Nëntor 2022, 20:22 Nga DOSJA
VOA: Sistemi mediatik shqiptar në prag kolapsi, gazetarët sfidohen nga
Gazetarë

TIRANË- Shqipëria është në prag të integrimit në Bashkimin Europian, por gazetaria e saj gjendet në kushte të vështira dhe përballet me sfida serioze si propaganda dhe mungesa e transparencës së administratës. Ky është një nga përfundimet e tubimit mes studiuesve të gazetarisë, përfaqësuesve të shoqërisë civile si dhe Delegacionit të Bashkimit Europian.

BE është një nga donatorët perëndimorë, që po ndihmon gazetarët vendas të tejkalojnë pengesat e keq-informimit, dhe të zhvillojnë gazetarinë e bazuar mbi fakte. Gazetarë, pedagogë dhe përfaqësues të shoqërisë civile pohuan sot se shqetësimi I përditshëm dhe përherë në rritje në qarqet e gazetarëve shqiptarë është mungesa e transparencës nga administrate dhe manipulimi i të dhënave për qëllime propagandistike.

Sipas tyre, llogari-dhënia me fakte dhe dëshmi e zyrtarëve të lartë është një nevojë e ngutshme për të vërtetuar realitetin dhe zbatimin e ligjeve përballë premtimeve të tyre. Drejtuesi i departamentit të gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Mark Marku, thotë se sistemi mediatik shqiptar është në një prag kolapsi.

“Në pjesën më të madhe, ky lloj sistemi po e çon gazetarinë drejt një vdekje të butë, sepse po e çon informacionin drejt një informacioni PR. Kjo është një sëmundje e pandjeshme, që po përparon në mënyrë shumë të shpejtë në median shqiptare”, thotë zoti Marku.

Ai i bëri këto komente në një tubim me profesionistë të kësj fushe, thirrur nga Delegacioni Bashkimit Europian dhe Organizata Faktoje.al për të shqyrtuar disa nga sfidat e reja të punës me raportimin e lajmeve në Shqipëri, keqinformimin, lajmet e rreme dhe vërtetimin e fakteve. Drejtuesja e organizatës Faktoje.al thotë se media dhe qytetarët kanë të drejtën të informohen dhe të edukohen, duke iu besuar fakteve dhe jo opinioneve, por mediat pengohen dhe nuk lejohen të bëjnë punëne tyre, ndërsa institucionet nuk janë transparente dhe të hapura në lidhje me funksionet e tyre publike.

“Administrata nuk bën transparencën e duhur, sepse duhet të bëjmë shumë kërkesa për info, të cilat nuk plotësohen dhe më pas ankimohen. Informcioni, që duhet të jetë publik, nuk gjendet. Nga ana tjetër, ka edhe media që abuzojnë me lajmet dhe krijojnë lajme të rreme. E gjithë kjo situatë e mpleksur, e krijuar me dashje, ka bërë që besimi për informacionin tek media dhe tek administrata të jetë shumë i ulët”, thotë zonja Kapo.

Bashkimi Europian ëshë një nga faktorët perëndimorë që mbështet përpjekjet e shumta për të bërë gazetari profesionale në Shqipëri, duke nisur nga shkolimi i gazetarëve të rinj dhe programeve të tyre universitare. Shqipëria është në prag të anëtarësimit të plotë në BE dhe kjo e detyron administratën që të rritë transparencën, sa i takon zbatimit të ligjit, shpenzimit të fondet publike si dhe të respektojë standartet ndërkombëtare të gazetarisë profesionale.

“Tundimi për shoqërinë e sotme është që ta kapë anën e lehtë të gjërave, anën iracionale. Sfida e sotme e gazetarëve dhe verifikuesve të fakteve është se si të mësojnë njerëzit që të mos bien pre e tundimeve të tilla dhe t’u rezistojë këtyre tendencave, sepse asgjë gjykim i saktë nuk mund të arrihet nëse nuk bazohet në fakte të sakta”, thotë Alexis Hupin, Shefi i Seksionit Politik, në Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri.

Vëzhguesit pohuan që një pjesë e madhe e informacionit në kohët e fundit po vjen prej qytetarëve të thjeshtë dhe jo nga gazetarë profesionistë, ndaj nëpër redaksitë profesionale duhen rritur kapacitetet për vërtetim faktesh brenda mediave, derisa lajmet po vijnë nga jashtë kanaleve të gazetarisë profesioniste.

“Vërtetimi i fakteve nevojitet tashmë edhe si format më vete në punën e përditshme të gazetarëve, për shkak të zhvillimit të madh të propagandës. Nga ana tjetër përhapet shumë informacion përmes rrjeteve sociale, dhe kjo valë informacioni dhe propaganda e kapërcejnë dhe anashkalojnë kritikën e gazetarëve profesionalë”, thotë përfaqësuesja e agjencisë BIRN, Kristina Voko.

Organizata Faktoje. al ka verifikuar kohët e fundit një seri premtimesh politike, që kanë rezultuar të pambajtura, si vota e diasporës, investime të ndryshme, si superfuqia energjitike, apo hapësirat e aeroportit të Vlorës, duke lënë pasoja në mjedis, në transport, shëndetësi, në energji, në sistemin e drejtësisë. Puna në media po bëhet përherë e më sfiduese, sa më shumë shtohet propaganda, ndaj departamenti i gazetarisë në Universitetin e Tiranës ka rishikuar programet studimore në përgatitjen e studentëve gjatë përballimit të sfidave të reja, duke futur një grup lëndësh si fact checking, data base journalism, gazetari investigative, mobile journalism.

Marrë nga VOA

gazetaret ne shqiperi zeri i amerikes mark marku

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet