LIVE UPDATES
Aktualitet

Vodafone dhe World Wildlife Fund, partneritet global në mbrojtje të planetit

Lançohet programi i ri, Një milionë telefona për planetin, në mbështetje të ekonomisë qarkulluese

22 Nëntor 2022, 13:29 Nga A.B
Vodafone dhe World Wildlife Fund, partneritet global në mbrojtje të
Telefon

WWF do të ndihmojë kompaninë Vodafone të reduktojë në zero emetimet e karbonit deri në vitin 2040, të eleminojë mbetjet nga pajisjet elektronike dhe të stimulojë një ekonomi më qarkulluese për telefonat celularë. Partneriteti u lançua krahas një programi të ri, Një milionë telefona për planetin, i cili do të ndihmojë që Vodafone të përshpejtojë dhe përsosë filozofinë e ekonomisë qarkulluese, duke shtuar numrin e pajisjeve të reja që mund të përftohen në këmbim të një pagese më të vogël dhe një pajisjeje të përdorur, duke shtuar sasinë e pajisjeve të përdorura por në gjendje të mirë dhe atyre të ricikluara.

Programi do të frymëzojë klientët e Vodafone në Evropë dhe Afrikë që të dorëzojnë pajisjet e tyre të vjetra në këmbim të të rejave, si donacion për kauza sociale apo për riciklim. Duke filluar nga 22 nëntor 2022, për çdo telefon të dorëzuar gjatë kësaj fushate, Vodafone do t’u dhurojë projekteve të WWF për mjedisin në të gjithë botën 1 paund, ose ekuivalentin në monedhë lokale.

Alex Froment-Curtil, Chief Commercial Officer në Vodafone Group, tha: “WWF dhe Vodafone besojnë se ne të gjithë mund të bëjmë zgjedhje të gjelbëra kur përdorim teknologjinë dhe nëse miliona njerëz reagojnë, të gjithë së bashku mund të bëjmë diferencën. Partneriteti ynë me WWF do të nxisë nisma të reja që frymëzojnë klientët të ndërmarrin veprime që mund të ndihmojnë në reduktimin e emetimeve të karbonit prej tyre, si dhe të reduktojnë trysninë ndaj burimeve natyrore.”

Tanya Steele, Shefe Ekzekutive e WWF, tha: “Secili prej nesh mund të japë kontributin e tij për ta risjellë në jetë botën tonë dhe teknologjia që përdorim çdo ditë mund të luajë një rol të rëndësishëm në adresimin e emergjencave klimatike dhe natyrore. Falë këtij bashkëpunimi me Vodafone, ne do të eksplorojmë se si secili prej nesh mund të reduktojë dëmet e tij ndaj mjedisit duke përdorur shërbimet dhe teknologjinë digjitale, teksa në të njëjtën kohë përdor teknologjinë celulare për të ndihmuar projektet e WWF për mbrojtjen e mjedisit në të gjithë botën. Jemi shumë të lumtur që do të punojmë së bashku për një vizion të përbashkët për planetin.”

Partneriteti tre-vjeçar i Vodafone me WWF konsiston në lançimin e nismave strategjike në tregjet e Vodafone në Evropë dhe Afrikë. Këtu përfshihen aplikacione që iu vijnë në ndihmë klientëve Vodafone për të bërë zgjedhje më të qëndrueshme, si edhe projekte të ndryshme në Afrikën e Jugut, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar, të cilat përdorin teknologjinë celulare për të adresuar sfidat e mbrojtjes dhe qëndrueshmerisë së mjedisit.

Vodafone do të përfitojë nga rrjeti global i ekspertizës së WWF për problemet e mjedisit e kapacitetet  ndërkombëtare  që qëndrojnë në krye të luftës për mbrojtjen e mjedisit dhe emergjencave natyrore.

Një milionë telefona për planetin do të zhvillohet krahas fushatave të tjera ekzistuese për pajisjet teknologjike, përfshirë One for One (Një për një)  në Gjermani dhe fushatën e Vodafone UK,Great British Tech Appeal.

Vodafone beson se suksesi në biznes nuk ka përse të ketë kosto në mjedis, ndaj është angazhuar të reduktojë impaktin që ka në planet aktiviteti i kompanisë. Rrjetet dhe teknologjitë digjitale të Vodafone janë shumë të rëndësishme për të adresuar sfidat mjedisore, të ndryshimeve klimatike, duke kursyer energji, duke i përdorur burimet natyrore më me efikasitet dhe duke krijuar një ekonomi më qarkulluese. Vodafone po punon fort për të reduktuar impaktin mjedisor deri në “net zero” emetim karboni brenda 2040, teksa paralelisht ndihmon edhe klientët e vet biznes që të reduktojnë emetimet e tyre të karbonit në 350m tonë brenda 2030. Kompania po ndërmerr gjithashtu një sërë hapash për të reduktuar mbetjet e pajisjeve teknologjike si dhe po avancon në kapjen e targetit për të ripërdorur, rishitur apo ricikluar 100% të mbetjeve të rrjetit të tij.

vodafone world wildlife fund

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet