28 Nëntor 2025, 11:30
Nga M.L

TIRANA- Policia e Tiranës ka sekuestruar ditën e sotme dy automjete të tjera, një Audi A6 dhe AudiA5, me vlerë rreth 105 mijë euro. Si rezultat i vijimësisë së operacionit të koduar “Stolen Line”, blutë bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim dy persona me inicialet V.M., dhe J.C.
Sakaq mësohet se automjetet e sekuestruar janë prodhime të viteve të fundit ku edhe një ditë më parë u sekuestruan edhe dy automjete të tjera, të cilat arrinin vlerën 110 mijë euro.
Njoftimi:
Tiranë
Vijon operacioni policor i koduar “Stolen Line”, i finalizuar një ditë më parë.
Sekuestrohen 2 automjete (“Audi A6” dhe “Audi A5”), me vlerë rreth 105 000 euro.
Një ditë më parë u sekuestruan edhe dy automjete të tjera, me vlerë 110 000 euro.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të operacionit policor “Stolen Line” si rezultat i punës hetimore për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit:
-V. M(L)., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A6” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani;
-J. C., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A5” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Bullgari;
Dy automjetet, prodhime të viteve të fundit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Operacioni policor i koduar “Stolen Line” vijon.
Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme./ Dosja.al
Aktualitet
28 Nëntor 2025, 11:23
M.L
Foto ilustruese
Kosova mund të shfrytëzojë vetëm 1/12 e buxhetit të vitit 2025 dhe një zgjatje buxhetore vetëm për ...
Aktualitet
28 Nëntor 2025, 11:13
M.L
Foto ilustruese
GREQI- Një tragjedi e patregueshme ndodhi në Menidi kur një vajzë 14-vjeçare nga Shqipëria, e cil...
Aktualitet
28 Nëntor 2025, 11:04
M.L
Igli Haxhiaj
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka vendosur të lërë në burg Igli Haxhiaj, oficer i Antiterrorit, i arrestuar në...
Aktualitet
28 Nëntor 2025, 10:53
M.L
Foto ilustruese
ITALI- Në një artikull të publikuar nga media La Repubblica, raportohet se në një hetim të kryer nga Guardia ...
Aktualitet
28 Nëntor 2025, 10:37
M.L
Foto nga artikulli
ITALI- Një artikull i botuar nga LeccoToday raporton për një rrjet ndërkombëtar shqiptar të trafikimi...
Aktualitet
28 Nëntor 2025, 10:17
M.L
Igli Haxhiaj
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka vendosur arrest me burg për policin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili u përfshi në hetim...
Aktualitet
28 Nëntor 2025, 10:10
M.L
Ambasada e SHBA
TIRANA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar urimin e Sekretarit të Shtetit, Marco Rubi...
Aktualitet
28 Nëntor 2025, 09:47
M.L
Aulon Kalaja
TIRANA- Vetëm pak ditë pasi shpalli person non grata gazetarin Artan Hoxha, autoritetet greke kanë marrë të nj&e...
Aktualitet
28 Nëntor 2025, 09:38
M.L
Foto ilustruese
KUKËS- Gjatë natës dhe deri në orët e para të mëngjesit, i gjithë territori i Qarkut të Kuk&eu...
Aktualitet
28 Nëntor 2025, 09:05
M.L
Arrestimi
TIRANA- Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë pasi u kapën duke shpërndarë heroinë dhe kokainë n&...