Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Gjatë kontrollit në banesën e 23-vjeçarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar targat e 5 automjeteve në pronësi të personave të ndryshëm.

KORÇË- Policia e Korçës, ka vënë në pranga një 23-vjeçar, pasi dyshohet se vodhi 5 targa automjetesh në seri. Gjatë kontrollit në banesën e 23-vjeçarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar targat e 5 automjeteve në pronësi të personave të ndryshëm.
Sipas tyre, 23 vjeçari, banues në Korçë, u arrestua për veprën penale “Vjedhja”, të kryer më shumë se një herë. Ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme, Uniformat blu bëjnë me dije se, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Njoftimi i policisë
"Vodhi targat e 5 automjeteve, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari.Sekuestrohen targat e vjedhura, të cilat u gjetën në banesën e 23-vjeçarit.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve, si rezultat i veprimeve hetimore dhe i informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur zbardhjen e 5 rasteve të vjedhjes së targave të automjeteve në pronësi të shtetasve të ndryshëm dhe identifikimin e autorit të dyshuar të këtyre rasteve.
Në vijim të veprimeve, autori i dyshuar, shtetasi D. V., 23 vjeç, banues në Korçë, u arrestua për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën 5 targat e vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al
foto ilustruese LEZHË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka firmosur mesditën e sotme shkarkimin...
Foto ilustruse ELBASAN- Një autobot me gaz është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Sipas inf...
Foto ilustruese TIRANË- Një 42-vjeçare është ekstarduar sot nga Spanja, në Shqipëri. Ajo është&nbs...
Foto ilustruse VLORA- Drejtori i Përgjithshëm i Ujësjellës Kanalizimeve, Flauers Shoshi, ka shkuar në protestën e qytet...
Foto ilustruse MEKSIKË- Njoftimi i Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për vendosjen e sanksioneve ndaj familjes Hy...
Foto ilustruse TIRANË- Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë i ë...
Sokol Sadushi TIRANË- Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka zhvilluar ditën e sotme konferencën e fu...
Foto ilustruese VLORA- Ujësjellës Kanalizimeve i qytetit të Vlorës ka njotuar qytetarët të mos konsumojnë ujin...
Foto ilustruse VLORA- Qyteti i Vlorës po përballet prej katër ditësh me mungesën e ujit të pijshëm. Në kuadër ...
Foto ilustruse VLORA- Qytetarët e Vlorës kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë para bashkisë së qytetit, pasi p...