LIVE UPDATES
Aktualitet

Vranësira dhe shi i herëpashershëm, parashikimi i motit për sot

Në Alpe dhe relievet malore në lindje mbi 700-900metër. parashikohet prezencë e reshjeve të borës me intensitet të ulët.

14 Shkurt 2025, 07:13 Nga N.F
Vranësira dhe shi i herëpashershëm, parashikimi i motit për
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ketë mot të paqëndrueshëm, me mot të vranët si dhe alternime kthjellimesh kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore nga orët e mesditës e pjesërisht pasdite. Reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të jenë prezent që prej orëve të para të ditës, fillimisht në ekstremet veri-jug ku reshjet parashikohen të jenë me intensitet deri mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje me intensitet të ulët e hera-herës lokalisht mesatar.

Në Alpe dhe relievet malore në lindje mbi 700-900metër. parashikohet prezencë e reshjeve të borës me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim jug-juglindje deri 8m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet kryesisht atë jugperëndimore era fiton shpejtësi deri 15m/sek shoqëruar me dallgëzimin në dete 2-3ballë.


Temperaturat parashikohen:


në zonat malore 0 deri 11°C
në zonat e ulëta 6 deri 16°C
në zonat bregdetare 7 deri 16°C

parashikimi i motit

Sondazh

Poll

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë