3 Mars 2025, 20:08
Nga N.F
Ardian Nikulaj
TIRANË- Një shqiptari me pasaportë britanike dhe katër shtetasve britanikë, të akuzuar nën dyshim se u përfshinë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, i është refuzuar kërkesa për të apeluar vendimin e lejimit të ekstradimit në vendin tonë
Gjykata e apelit në Londër i tha gazetarit, Muhamed Veliu se gjykatësi Sir Peter Lane nuk e pranoi kërkesën për të apeluar prej Edmond Haxhisë, Thomas Mithan, Harry Simpson, Harriet Bridgeman dhe Steven Hunt.
Ky vendim është marrë më 25 Shkurt. Gjyqtari Lane ka pranuar prapësimet e Ministrisë së Drejtësisë shqiptare e përfaqësuar prej një prokurori britanik, se përse nuk duhej pranuar aplikimi për të apeluar vendimin.
Edmond Haxhia dhe katër britanikët, tentuan pa sukses të rrëzojnë vendimin e 27 Gushtit, të vitit të shkuar nga gjykata e ekstradimeve “City of Westminster Magistrate Court” nga ku u pranua kërkesa e drejtësisë shqiptare për ti ekstraduar.
Kjo do të thotë se mund të jetë çështje javësh kur oficerëve të Interpol Tiranës do ti duhet të udhëtojnë drejt Londrës për ti sjellë me pranga në duar e vënë përpara gjykatës së Lezhës. Prokuroria e Lezhës akuzon Edmond Haxhinë se ishte truri organizativ i vrasjes së Ardian Nikulajt prej portugezit ardhur nga Anglia, Ruben Saraiva më 19 Prill 2023 në Shëngjin.
Ndërsa katër britanikët vëzhguan viktimën duke i përcjellë informacione ekzekutorit Saraiva. Ekstradimi i grupit të vëzhguesve do të shënojë rastin e dytë kur një shtetas britanik ekstradohet për në Shqipëri. Në Maj të 2007-ës, britanikët Dino Christodoulou dhe Robin Arnold u ekstraduan nga Britania e Madhe e më pas u dënuan nga Gjykata e Tiranës për abuzime me fëmijët në një strehë për jetimët./ TCH
vrasja ardian nikulajt
Aktualitet
3 Mars 2025, 18:40
N.F
KOSOVË- Tri ditë pas arrestimit të një gruaje me inicialet J.GJ. nga komuniteti serb në veri të Kosovës për "spiunazh"...
Aktualitet
3 Mars 2025, 18:37
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka bërë të ditur se pas numërimit të mbi 77 ...
Aktualitet
3 Mars 2025, 18:33
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
DURRËS- Një aksident i rëndë është regjistruar në një ndërtesë në ndë...
Aktualitet
3 Mars 2025, 18:34
r.ll
ilirjan celibashi
TIRANË- Në Shqipëri, regjistrimi i votuesve nga jashtë vendit, një proces që kryhet për herë t&e...
Aktualitet
3 Mars 2025, 18:26
E. D
foto ilustruese
ITALI- Dy binjakë shqiptarë janë lënë në burg nga autoritetet italiane pasi u arrestuan si pasojë e dhun...
Aktualitet
3 Mars 2025, 18:01
N.F
Foto
TIRANË- Shërbimi veterinar ka vendosur një fermë në karantinë në fshati Maliq Muҫo pas njoftimit të ...
Aktualitet
3 Mars 2025, 17:46
N.F
Viktima dhe autori i dyshuar
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 24-vjeçares palesti...
Aktualitet
3 Mars 2025, 17:31
N.F
Besar Nimani me motrën dhe vëllain
GJERMANI- Motra e të ndjerit Besar Nimani është dorëzuar në polici lidhur me të ...
Aktualitet
3 Mars 2025, 17:05
N.F
Avokati
TIRANË- Gjykata e Posaçme ditën e sotme ka marrë vendimin dhe ka lënë në fuqi masën "arrest në ...
Aktualitet
3 Mars 2025, 17:08
E. D
pamje nga vendngjarja
KAPSHTICË- Një fluks i lartë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kapshticës, ...