LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e 2 vëllezërve Bilali pa autor, në burg mbetet vetëm Arsen Stojku, gratë: Kishim parandjenjë! Pas ekzekutimit të Ferracakut, u mbyllëm

Pas disa seancave maratonë, në fund të procesit trupi gjykues vendosi të kualifikojë dy veprat penale nga “Vrasje në rrethana cilësuese” në “Përkrahje të autorëve të krimit”. Kjo pasi sipas gjykatës, i pandehuri Arsen Stojku, provohet se ka marrë me qira një automjet tip “Volsvagen”, të cilin e ka përdorur më pas në largimin e dy autorëve. Por nuk provohet që ka marrë pjesë në vrasje.

30 Dhjetor 2022, 21:48 Nga F.M
Vrasja e 2 vëllezërve Bilali pa autor, në burg mbetet vetëm
Astrit dhe Brahim Bilali

SHKODËR- Arsen Stojku, i vetmi i arrestuar për dosjen e vrasjes së vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, është dënuar me 6 vite burg. Thuajse katër vite pas krimit të dyfishtë që tronditi Shkodrës, asnjë person nuk është pas hekurave si autor i kësaj ngjarjeje, pasi Stojku është shpallur fajtor për veprën penale të “Përkrahjes së autorëve të krimit”.

Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se treshja e gjyqtarëve e kanë dënuar djalin e tezes së familjes Lici, si përkrahës i autorëve të krimit të dyfishtë dhe jo siç kërkonte prokuroria, që ngriti akuzën për vrasje në rrethana cilësuese dhe mbajtjes pa leje të armëve.

Për këto dy vepra penale, prokuroria kërkoi në gjykatë dënimin me 35 vite burgim të Arsen Stojkut, si personi që ka marrë pjesë në vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali, ngjarje kjo e ndodhur në 30 Mars 2019 në Shkodër. Por pas disa seancave maratonë, në fund të procesit trupi gjykues vendosi të kualifikojë dy veprat penale nga “Vrasje në rrethana cilësuese” në “Përkrahje të autorëve të krimit”. Kjo pasi sipas gjykatës, i pandehuri Arsen Stojku, provohet se ka marrë me qira një automjet tip “Volsvagen”, të cilin e ka përdorur më pas në largimin e dy autorëve. Por nuk provohet që ka marrë pjesë në vrasje.

Ndër të tjera në vendim thuhet:

”…largimi i ekzekutorëve është bërë nga i pandehuri Arsen Stojku me automjetin e marrë me qira “Volksvagen”, i cili pas përdorimit i është kthyer pronarit të ligjshëm të tij. Nuk provohet veprimtari kriminale e Arsen Stojkut, në realizimin e vrasjes në asnjë formë të saj. Të vetmet veprime të provuara objektivisht në ngarkim të Stojkut, janë veprimet e sipërcituara, ato të largimit të ekzekutorëve nga vendi i djegies së automjetit, që përdorën në vrasje. Kjo gjë nuk përbën një fakt të mjaftueshëm për të konkluduar në dijeninë, fajësinë dhe bashkëpunimin e tij në vrasje…”.

Akuza nuk ka qenë dakord me këtë vendim, pasi pak ditë më parë e ankimoi atë në Gjykatën e Apelit Shkodër. Për të njëjtën vepër penale që u dënua Stojku, një vit më parë, gjykata shpalli fajtor dhe dënoi me 4 vjet e 6 muaj burgim Myslim Ramën, ndërsa shpalli të pafajshëm mikun e tij, Denis Brahimi. Rama tashmë ka dalë nga burgu.

Në procesin gjyqësor dëshmuan disa persona familjarë të Astrit dhe Brahim Bilalit, të cilët treguan rrethanat e ndodhjes së krimit dhe konfliktet e mundshme që mund të kenë shërbyer si motiv për vrasjen e dyfishtë. Dëshmi para gjykatës ka dhënë bashkëshortja e viktimës Brahim Bilali, shtetasja Merita Bilali, e cila ka treguar se mëngjesit e 30 Marsit 2019, ka dalë nga banesa për të përcjellë vajzën e tyre që kishte një aktivitet shkollor dhe në këtë kohë bashkëshorti i saj, Brahim Bilali po bënte gati makinën për ta shoqëruar deri tek autobuzi.

Në një moment ka dëgjuar krisma armësh dhe ka dalë në dritare dhe ka parë tym dhe krisma armësh dhe aty është përpjekur të mbrojë vajzën tjetër që ishte në banesë. Ajo ka dalë nga banesa kur ka dëgjuar vajzën tjetër duke bërtitur “…nanë kanë vra babën…”. Në kohën që ishte në banesë ka dëgjuar një person që thërriste tre herë “Tit Bilali…”, ”Tit Balili…”, “Tit Balili…”.

Kur ka dalë jashtë ka parë të vrarë Brahimin, brenda në oborrin e banesës, është afruar për të parë mos ishte gjallë por ai nuk reagonte. Ajo ka sqaruar se bashkëshorti Brahimi dhe ata si familje nuk kanë pasur probleme apo konflikte me asnjë person.

Mes personave të pyetur është dhe bashkëjetuesja e viktimës Astrit Bilali, Edlira Ranza. Kjo e fundit ka treguar në gjykatë ka pasur një parandjenjë të keqe. Pasi sipas saj, që nga koha e vrasjes së Arjan Ferracakut, ata janë mbyllur si familje, pasi kishin dëgjuar nga njerëzit se ai ishte vrarë pasi ishte ngatërruar me djalin e Astrit Bilalit, Astmerin.

Ata janë mbyllur pasi nuk kanë ditur të kenë probleme, por ngaqë kishin dëgjuar nga njerëzit se Arjan Ferracaku është vrarë gabimisht pasi autorët kanë dashur të vrasin Asmer Bilalin dhe ky fakt i ka bërë të ngujohen. Edlira Ranza, ka pohuar se nuk ka dijeni që Astriti të ketë pasur probleme me ndonjë person. Të nesërmen e varrimit, kanë shkuar për ngushëllime vëllezërit, Kujtim Verracaku dhe Hasan Verracaku dhe ata kanë marrëdhënie të mira me këto familje,”- thuhet në vendim.

Në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve Bilali, është pyetur në gjykatë dhe vëllai i tyre Fatbardh Bilali, i cili jeton në Belgjikë me familjen e tij.

Me datë 30 Mars 2019 rreth orës 09:25, ka marë në telefon vëllain e tij Astrit Bilali dhe e ka pyetur për shëndetin dhe familjen dhe më pas, Astriti i ka thënë fol edhe me Brahimin, pasi e kishte afër dhe ai ka folur edhe me Brahimin, ku biseda ka zgjatur pak a shumë 5 minuta.

Gjatë bisedës ata i kanë thënë: “…jemi tek lokali…” por se tek cili lokal nuk e ka kuptuar. Pas rreth 5 minutash nga kjo bisedë, e ka marrë në telefon shtetasja Lili Çulaj, e cila ka një lokal aty afër dhe duke qarë i ka thënë “…Prej biletën, hajde se Titi e Baçi…” dhe më këto fjalë ka fikur telefonin. Më pas, të nesërmen ka ardhur në Shqipëri dhe ka marrë vesh ngjarjen. Ai ka sqaruar se nuk e di kush janë autorët e vrasjes dhe se nuk ka dijeni për konflikte apo për arsyet e ngjarjes.

Gjatë telefonatave me Astritin, nuk i ka shfaqur asnjë shqetësim por vetëm për djalin e tij, Astmerin që e ka në burg dhe djalin tjetër të sëmurë. Në dijeninë e tij, dy vëllezërit e tij nuk kanë pasur probleme apo konflikte me asnjë person dhe nuk ka dyshime për shkakun e vrasjes. Ai ka jetuar prej shumë vitesh jashtë shteti dhe nuk e di çfarë mund të ketë ndodhur në vitet e fundit. Ndërsa siç ka shpjeguar në gjyq, me familjen Lici, janë rritur në një lagje dhe në rastin e vdekjes dhe në varrim apo më pas, nuk ka ardhur asnjë pjesëtar i kësaj familje. Me Kujtim Verracakun, ka dijeni që vëllezërit e tij kanë pasur marrëdhënie të mira. Nuk mban mend nëse Kujtimi, ka shkuar në varrim, por të nesërmen e varrimit ka qenë për ngushëllim vëllai i Kujtim Verracakut, por nuk e din se cili prej tyre. Askush nuk i ka dhënë ndonjë motiv për ngjarjen e ndodhur,”- thuhet më tej në vendim.

arsen stojku astrit bilali brahim bilali vrasja e vellezerve bilali

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj