LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Zbulohet origjina e parave për financimin e krimit, organizatorët pjesë një grupi kriminal (DOSJA e policisë angleze)

Për disa vite me radhë, ky grup kriminal përfitoi miliona paund, nga përfshirja në prostitucion në një lokal nate striptizmi në një prej rrugëve kryesore të Birminghamit. Përmasat e përfitimit monetar nga ky grup kriminal, tregohen në këtë dokument të policisë angleze, që tashmë disponohet edhe nga autoritetet e drejtësisë shqiptare.

7 Korrik 2024, 22:08 Nga N.F
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Zbulohet origjina e parave për financimin e
Ardian Nikulaj

ANGLI- Prokuroria e Lezhës e akuzon shqiptarin me pasaportë britanike Edmond Haxhia, nën dyshimin, si organizator të vrasjes së Ardian Nikulajt bashkë me skuadrën e vëzhgimit përbërë nga katër britanikë, që të gjithë të arrestuar në Britaninë e Madhe në pritje të ekstradimit në Shqipëri.

E njëjta prokurori në akt-akuzë thekson se Edmond Haxhia është kushëri i brezit të parë me Elton dhe Klodian Lekstakaj, në konflikt hasmërie me familjen e viktimës Ardian Nikulaj. Hetimet vijojnë  për të mbërritur tek provat e financuesit të vrasjes. Por disa dokumente zyrtare nga policia e Birminghamit, siguruar nga gazetari Muhamed Veliu, tregojnë se financuesit e vrasjes në Shëngjin 15 muaj më parë, janë pjesë e një grupi të organizuar kriminal.

Për disa vite me radhë, ky grup kriminal përfitoi miliona paund, nga përfshirja në prostitucion në një lokal nate striptizmi në një prej rrugëve kryesore të Birminghamit. Përmasat e përfitimit monetar nga ky grup kriminal, tregohen në këtë dokument të policisë angleze, që tashmë disponohet edhe nga autoritetet e drejtësisë shqiptare.

“Informacionet tregojnë se prej Janarit 2017, 1.6 milionë sterlina, janë kredituar brenda kësaj kompanie.  Informacionet e kontrolluara na tregojnë se personi ka lidhje me Krimin e Organizuar shqiptar”.

Edmond Haxhia punonte si menaxher në klubin e natës ku ofrohej edhe striptizëm dhe marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës ekstra. Licencën e këtij biznesi e mbante një i afërm i tij shtetas shqiptar, me pasaportë britanike. Në dosjen e policisë Westmidland Police me 144 faqe, tregohet me detaje se në këtë lokal nate klientëve u spërkateshin pijet me drogë, e më pas nga kartat e tyre bankare u vidheshin mijëra paund.

Në raportin e  policisë të Birminghamit thuhet: I vendosur në rrolin e  supervizorit të  këtij lokali,  në sistemin e licesimit të Këshillit Bashkiak të Birminghamit  është Edmond Haxhia. Krimi më i rëndë raportuar në këtë lokal ka ndodhur në 13 Mars 2017,  ku viktima u drogua dhe 9.000 stërlina iu morën nga karta e kreditit. Një ditë më pas viktima bleu në farmaci,  një test droge nga ku rezultoi se ai ishte nën efektin e Metadonit. Ky ishte një medikament që viktima i tha policisë, se  nuk e merr dhe nuk e ka përdorur asnjëherë në jetën e tij.

Për të njëjtin lokal nate, ku Edmond Haxhia punonte si menaxher,  policia e Birminghamit mbërrin në këtë përfundim.

 “Policia e West-Mindlands ka nisur të mbledh të dhëna të cilat ngrenë shqetësimin  se ky ambient përdoret dhe menaxhohet nga anëtar të një grupi të organizuar kriminal shqiptarë”.

Këto të dhëna të siguruara e publikuar nga Top Channel, tregojnë se paratë e fituara nga aktivitete kriminale në Angli, u vunë në përdorim për të organizuar e finalizuar vrasjen e Ardian Nikulajt më 19 Prill 2023. Është caktuar data e dhënies së vendimit nëse Anglia do ta pranojë kërkesën e shtetit shqiptarë, për të ekstraduar  një shqiptarë dhe katër britanikë të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin./ Top Channel

ardian nikulaj edmond haxhia vrasje

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj