LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e elektricistit të 'shtëpisë së barit' në Belgjikë, dalin para gjykatës dy autorët e dyshuar, Festim Kalaj u qëllua me 6 plumba (EMRA)

Bëhet fjalë për dy shqiptarët, Erjon Hotaj dhe Armando Murati të cilët mohojnë akuzat. Ngjarja e rëndë ndodhi në maj të vitit 2019, ku trupi i Kalajt u gjet u pajetë nën një urë në zonën e Flanders Lindore nga një kalimtar i rastit, i cili pa këmbët e viktimës jashtë “pakos” më të cilën ishte mbështjellë trupi.

8 Dhjetor 2023, 11:44 Nga a.l
Vrasja e elektricistit të 'shtëpisë së barit'
Festim Kalaj

BELGJIKË- Autorët e dyshuar për vrasjen e eletricistit shqiptar Festim Kalaj, 40 vjeç, ngjarje e ndodhur 4 vite më parë pritet të dalin sot para gjykatës në Bruksel për t'u njohur me masat dhe për të zbardhur përgjegjësin për vrasjen. 

Bëhet fjalë për dy shqiptarët, Erjon Hotaj dhe Armando Murati të cilët mohojnë akuzat. Ngjarja e rëndë ndodhi në maj të vitit 2019, ku trupi i Kalajt u gjet u pajetë nën një urë në zonën e Flanders Lindore nga një kalimtar i rastit, i cili pa këmbët e viktimës jashtë “pakos” më të cilën ishte mbështjellë trupi.

Hetimet zbuluan se Kalaj u qëllua me 6 plumba, raportojnë mediat e huaja. 40-vjeçari dyshohet se është vrarë në banesën në emër të Erjon Hotajt. Ky i fundit ishte dëbuar nga Belgjika në prill 2016 për qëndrim të paligjshëm, por gjashtë muaj më vonë, hetuesit zbuluan se ai u kthye në Belgjikë me pseudonimin Florin Predescu.

Ata zbuluan se ai gjithashtu kishte marrë me qira një shtëpi me atë emër në zonën e Zwalm në Flandrën Lindore, dhe gjatë kontrollit të banesës policia gjeti në katin e dytë të asaj shtëpie një plantacion kanabisi dhe në banjë ku kishte gjurmë gjaku.

Hetimet u shtrinë më tej dhe u zbulua se Hotaj kishte shumë kontakte me një tjetër shqiptar, Armando Murati. Sipas fqinjëve të Hotajt, edhe Murati banonte në të njëjtën shtëpi me të, por të dy u zhdukën që pas vrasjes së Festim Kalajt.

Hotaj u arrestua nga policia franceze në qytetin e Clermont-Ferrand vetëm disa muaj më vonë, më 22 korrik, ndërsa Murati u kap më 20 shtator në Knokke-Heist, Flanders Perëndimore.

Pas arrestimit dy shqiptarët kanë deklaruar se e kishin punësuar Festim Kalajn për t’i ndihmuar në ngritjen e një plantacioni kanabisi në banesën e tyre.

Mësohet se dy shqiptarët e merrnin elektricistin çdo ditë me makinë për ta dërguar në banesën ku do ngrinin plantacionin e kanabisit, ndërsa Kalaj duhet ta mbante celularin të fikur dhe të ishte me kapuç në kokë, në mënyrë që të mos dinte adresën e saktë.

Sipas Hotajt, pas vrasjes së 40-vjeçarit qëndron shoqëruesi i tij Murati. Mësohet se Murati i ka kërkuar elektricistit të kthehet në Belgjikë, duke u arsyetuar se një kohëmatës në plantacion nuk funksiononte siç duhet.

Festim Kalajt kishte emigruar në Belgjikë në vitin 2012 për të punuar si elektricist. Ai mësohet se ka qëndruar për disa kohë në Sint-Niklaas, bashkë më familjen tij, bashkëshorten dhe dy fëmijët adoleshentë, një vajzë dhe një djalë. Pasi kompania më të cilën ai punonte kishte falimentuar, dhe ai kishte hasur vështirësi të gjente punë të re, bashkë me familjen Festim Kalaj është kthyer në Shqipëri. Por sipas bashkëshortes së tij, Kalaj ka udhëtuar sërish drejt Belgjikës më 7 maj 2019, pasi këtu i është ofruar një punë si elektricist. 

festim kalaj armando murati erjon hotaj

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen