8 Korrik 2026, 16:42
Nga E.d
Astrit Kalaja
SHKODËR- Këshilli i Qarkut të Shkodrës ka propozuar që gjyqtari i ndjerë Astrit Kalaja të shpallet "Dëshmor i Atdheut". Pas këtij propozimi ka ardhur edhe reagimi nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve. Përmes një deklarate ajo shprehet se kjo ka qenë një nga kërkesat e paekuivokta dhe unanime të Konferencës së Gjyqtarëve të mbajtur më datë 9 tetor 2025.
Gjithashtu Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve kërkon dhe inkurajon edhe institucionet e tjera kompetente që të përmbyllin në një kohë sa më të shpejtë procesin e njohjes dhe dhënies së statusit të “Dëshmorit të Atdheut”.
Në fund të deklaratës së tyre, thuhet se ky është një trajtimi i denjë dhe ligjor i cilitdo shtetar që vritet në krye të detyrës.
Deklarata e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve:
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me interes vendimmarrjen e Këshillit të Qarkut Shkodër për dhënien e statusit të “Dëshmorit të Atdheut” gjyqtarit, Z. Astrit Kalaja, i cili u vra më datë 6 tetor 2025, në krye të detyrës. Kjo ka qenë një nga kërkesat e paekuivokta dhe unanime të Konferencës së Gjyqtarëve të mbajtur më datë 9 tetor 2025 dhe se për rrjedhojë vendimmarrja e Këshillit të Qarkut Shkodër mirëpritet dhe përshëndetet nga Shoqata si një hap i rëndësishëm në finalizimin e procesit administrativ të njohjes dhe dhënies së këtij statusi. Gjithashtu Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve kërkon dhe inkurajon edhe institucionet e tjera kompetente që të përmbyllin në një kohë sa më të shpejtë procesin e njohjes dhe dhënies së statusit të “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Z. Astrit Kalaja, me bindjen se ky është trajtimi i denjë dhe ligjor i cilitdo shtetar që vritet në krye të detyrës.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al
astrit kalaja "dëshmor i atdheut" deklarate
Aktualitet
8 Korrik 2026, 16:36
E.d
Pamje nga vendngjarja
TIRANË- Një aksident rrugor është shënuar pak minuta më parë në zonën e Laprakës, k...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 16:31
D.S
KOSOVË- “Ç’rëndësi ka përkatësia etnike? E rëndësishme është të jemi njerëz&rdq...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 15:37
E.d
Anu Prattipati.
E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, përsëriti thirrjen e saj q...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 15:29
E.d
Foto ilustruse
GJERMANI- Autoritetet gjermane kanë arrestuar një 29-vjeçar shqiptar në autostradën A7, pranë Diet...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 15:27
D.S
TIRANË-Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Vendtakimi”, duke vënë në pranga pronarin 56-vjeçar t...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 15:13
E.d
Foto ilustruse
BELGJIKË – Gjykata e Antverpit ka rihapur çështjen ndaj një 21-vjeçari shqiptar, i cili kundër...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 15:10
Elton Qyno
Foto ilustruse
Hapja dhe më pas këqyrja e një aparati telefonik, që policia i sekuestroi financieres, Aida Vokli, ka çuar prokur...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 14:20
E. D
pamjet
DURRË- Një qytetar ka denoncuar një situatë alarmante në vijën bregdetare në Kepin e Rodonit, ku deti ësht&e...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 10:49
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një 16-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka plagosur me thikë xhaxhain e tij....
Aktualitet
8 Korrik 2026, 10:34
E. D
foto ilustruese
KRUJË- Një shpërthim tritoli ka ndodhur këtë të mërkurë në Krujë. Bëhet me dije...