Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Aktualitet
Vrasja e Kozeta Teços/ Autori i dyshuar paraqitet në Gjykatën e Korçës, do i caktohet masa e sigurisë
Shoqërimi i tij ka qenë nën masa të rrepta siguri ndërsa pritet të njihet me masën e sigurisë.
31 Korrik 2025, 12:45Nga N.F
Foto
All - Paragraf - 1
KORÇË- Vrasësi i dyshuar i Kozeta Teços, Ilirjan Selmani është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Korçës. Shoqërimi i tij ka qenë nën masa të rrepta siguri ndërsa pritet të njihet me masën e sigurisë.
Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në lagjen nr. 1, Pogradec, fillimisht u raportua si aksidentale pasi u dyshua se 52-vjeçarja kishte humbur jetën nga asfiksia gjatë djegies së banesës së saj. Më pas gjatë veprimeve hetimore dhe këqyrjes së trupit të pajetë, janë krijuar dyshime se shkaku i humbjes së jetës së 52-vjeçares nuk ishte asfiksia, sepse në trupin e saj konstatuan dëmtime të shkaktuara me thikë.
Nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonë, u bë i mundur identifikimi i autorit, i cili dyshohet se ka patur lidhje intime me 52-vjeçaren, prej 3 vitesh. Pasi ka vrarë 52-vjeçaren dhe i ka vënë flakën shtëpisë, Selmani dyshohet është larguar nga banesa, rreth orës 05:00. Ai akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.