LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Liridona Ademajt, vëllai i saj dëshmon në Gjykatë: Nipërit e grisën Naimin nga fotot! Murseli edhe gjatë varrimit ishte i qetë, kjo na ra në sy

Ademaj tregoi se Murseli nuk kishte dashur të shkonte në morg për të parë trupin e bashkëshortes.

14 Korrik 2025, 11:40 Nga N.F
Vrasja e Liridona Ademajt, vëllai i saj dëshmon në Gjykatë:
Foto

KOSOVË- Vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj gjatë dëshmisë së tij në Gjykatë ka dhënë detaje rreth reagimit dhe sjelljes së Naim Murselit pas vrasjes së motrës së tij. Ademaj u shpreh se pasi fëmijët ishin transferuar në Suedi, ai kishte kërkuar që t’i takonte dhe t’i pyeste për atë që kishte ndodhur. Sipas tij fëmijët janë shprehur se Murseli e ka mbajtur për dorë Liridonën në momentin e fundit.

“Kur kam shkuar në Suedi kam kërkuar që t’i takoj. Fjalët e djalit janë këto: ‘Hajni e ka futur dorën dhe ja ka ba mamit bam’. Po ashtu tregojnë qartë se si Naim Murseli e mbajti për dore në momentin e fundit të vrasjes,” tha ai.

Ademaj shtoi se fëmijët nuk kishin pranuar më kontakte me babanë e tyre. Sipas tij fëmijët kanë grisur fotot e Liridonës me Naimin dhe me pas e kanë prerë më gërshërë imazhin e tij.

“Që nga momenti që fëmijët kanë shkuar në Suedi, ata asnjëherë nuk kanë kërkuar as takim me babin. Të gjitha thirrjet që ja ka mundësuar gjendja për punë sociale me babin e tyre, asnjëherë fëmijët nuk i kanë pranuar. Ka arritur deri aty që fëmijët, në foto ku janë së bashku Naimi me Liridonën, e shkyen me gërshërë Naimin nga fotografia,” dëshmoi ai.

Ademaj paraqiti edhe kronologjinë e lëvizjeve të tij dhe familjarëve menjëherë pas marrjes së lajmit për vrasjen. Ai u shpreh se Murselin të nesërmen në mengjes e ka gjetur në dhomë të shtrirë dhe po priste ushqimin që kishte porositur.

“Të nesërmen në mëngjes jam munduar ta kontaktoj Naimin. Pasi e kam thirrë shoferin, ai më tha që Naimi gjendet në Sëiss Hotel. Jemi nisur së bashku me djalin e agjës, djalin e dajës dhe tezakun. Kur kemi arritur atje, na thanë se Naimi është në dhomë. Ai ishte shtrirë në shtrat, kishte disa sende ushqimore në tavolinë dhe kishte porositur edhe drekën. Nga habia menduam se ishte i frikësuar, dhe kjo është mënyra si e përjeton situatën,” tha ai.

Ademaj tregoi se Murseli nuk kishte dashur të shkonte në morg për të parë trupin e bashkëshortes.

“I thashë Naimit a mundemi me shku në morg me e pa Liridonën. Ai më tha ‘jo, nuk na lejohet’. Pas 10 minutash e kam thirrur vetë spitalin dhe u kam thënë se jam vëllai i Liridonës dhe nëse janë kryer të gjitha procedurat, a mund të vijmë me pa trupin. Kemi shkuar në morg, me ne erdhi edhe Naimi me shoferin e tij. Mjeku na tha ‘nëse keni problem, mos hyni’. Aty Naimi tha ‘kam problem me zemër dhe nuk e di a mund ta shoh’. Djali i agjës insistoi që Naimi të vinte. Ai erdhi deri te dera, e pa prej dere dhe nuk hyri brenda”, tha ai.

Ai tha se edhe në vendin e ngjarjes Murseli kishte dhënë deklarata kontradiktore.

“Kur kemi shkuar në vendin e ngjarjes, me ne ishte Naimi dhe shoferi i tij. Aty deshëm të dimë se si ka ndodhur. Naimi filloi ta shpjegojë ngjarjen. Na tha se ka dalë nga ana e djathtë. Pastaj tha: ‘Jo, nuk e di a nga ana e djathtë apo e majtë’. Prapë nuk deshëm të dyshonim dhe jemi nisur për në Gjakovë. Pas nesh erdhi edhe Naimi”, tha ai.

Sipas tij, sjellja e Murselit gjatë ceremonisë mortore ishte e ftohtë dhe pa ndjeshmëri.

“Gjatë varrimit ajo që binte në sy më së shumti ishte qetësia e Naimit së bashku me Kushtrimin. Jo nga mërzia që prisnim ne të qanin, por rrinin shumë të ftohtë, po ashtu edhe në raport me mediat që ishin prezent”, tha ai.

Ai tregoi edhe për reagimin e menjëhershëm të familjes pas arrestimit të të dyshuarve.

“Nuk kaluan 30 minuta dhe pamë në gazetë se ishte arrestuar Granit Plava. Pas pak minutash morëm vesh edhe për arrestimin e Naim Murselit, pastaj edhe të Kokallës. Për ne ishte tronditës fakti që dyshimet tona u vërtetuan. Por mendja nuk na lejonte të besonim se ky krim ka ardhur nga Naim Murseli”, tha ai.

Ademaj tha se pas kësaj, familja kishte kërkuar zhvarrosjen e trupit të Liridonës.

“Të njëjtën natë kemi shkuar në polici dhe u thamë se Liridonën do ta zhvarrosim sonte. Policia na tha se është mirë të merret vendimi nga Gjykata. Të nesërmen, dalja ime në media i dha një zë shumë të fuqishëm rastit dhe e bëri më të lehtë zhvarrosjen e motrës sonë. E kemi zhvarrosur në praninë e policisë dhe mjekëve dhe e kemi rivarrosur në fshatin Rracaj, ku edhe hapëm të pamen për të pritur njerëz nga i gjithë populli shqiptar”, tha ai.

vrasja e liridona ademajt

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet