Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në pranga kanë rënë shtetasit Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari. ë hetim janë vënë edhe tre gra të tjera të cilat kanë qenë të pranishme në momnetin e ngjarjes.
DURRËS- Policia e Durrësit thotë se ka arrestuar autorët e dyshuar të vrasjes së Luljeta Prezës, trupi i pajetë i të cilës u gjet poshtë Urës së Dajlanit në lagjen nr. 13 Durrës mëngjesin e 2 gushtit 2023.
Në pranga kanë rënë shtetasit Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari, të cilët dyshohet se kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotike. Ndërkohë, në hetim janë vënë edhe tre gra të tjera të cilat kanë qenë të pranishme në momnetin e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Deluzion”, për zbardhjen e rrethanave të vrasjes së 32-vjeçares, e cila u gjet e pajetë poshtë urës së Dajlanit, paraditen e djeshme.
Vranë me mjet prerës (thikë), 32-vjeçaren, pas një konflikti për motive të dobëta me të, në vendin ku u gjet trupi i pajetë, identifikohen në kohë rekord, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.
Procedohen penalisht 3 shtetase që kanë qenë prezente gjatë ngjarjes, për moskallëzim të krimit.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 32-vjeçarja, 2 autorët e vrasjes dhe 3 shtetaset e proceduara, gjatë ngjarjes së ndodhur poshtë urës së Dajlanit, kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, kanë vijuar veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e rrethanave të humbjes së jetës së shtetases L. P., 32 vjeçe, trupi i së cilës u gjet poshtë urës së Dajlanit, ditën e djeshme, rreth orës 10:35.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Deluzion”, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të kësaj ngjarjeje, identifikimi, kapja dhe vënia në pranga në kohë rekord, e 2 autorëve të dyshuar të saj.
Në vijim të këtyre veprimeve, u vunë në pranga shtetasit A. B., 22 vjeç, banues në Lushnjë dhe Y. G., 45 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet e thelluara të kryera menjëherë pas ngjarjes, rezultoi se rreth orës 01:00 të datës 02.08.2023, poshtë urës së Dajlanit, Durrës, 32-vjeçarja është konfliktuar me shtetasit A. B. dhe Y. G., për motive të dobëta (pasi kanë konsumuar lëndë narkotike kokainë, së bashku me shtetaset B. S., M. M. dhe me një 15-vjeçare). Gjatë konfliktit, shtetasit A. B. dhe Y. G. kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasen L. P., e cila si pasojë ka humbur jetën në vendin ku iu gjet trupi.
Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset B. S., 28 vjeçe, M. M., 26 vjeçe dhe për 15-vjeçaren, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kanë qenë prezente gjatë ngjarjes, por asnjëra nuk ka kallëzuar në Polici.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
foto ilustruese LAÇ- Në vijim të operacionit policor antidrogë i koduar “Ndërthurja” është arres...
Luljeta Preza DURRËS- Luljeta Preza, gruaja që shihni në foto është 32-vjeçarja që mëngjesin e djeshëm ...
foto ilustruese GREQI- Zjarret në Greqi shkaktuan dëme të mëdha dhe mes situatës së alarmuar, kishte nga ata që&nbs...
pamje nga vendngjarja KRUJË- Një shpërthim tritoli është regjistruar gjatë natës në qytetin e Krujës...
foto ilustruese TIARNË- Moti të enjten në Shqipëri do të vijojë të jetë jetë nën ndik...
Barry Giglio SHBA- Një zëvendëskomandant dhe një burrë u vranë ndërsa një grua u plagos rëndë gjatë ...
Foto nga trafiku THUMANË- Trafik i rënduar është regjistruar pasditen e sotme në aksin Thumanë Fushë-Krujë...
Para TIRANË- Raporti i sapopublikuar i Komisionit Evropian “Shqipëria Screening 2023” paraqet vlerësimin e tij për situat&e...
Foto ilustruese VLORË- Një turist serb ka humbur jetën ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se 54-vjeçari ka...
Foto Ilustruese GREQI- Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme teksa po tentonte që të hynte në Shqipëri. Shqipt...