LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Mariglenit/ Kristjan Cenaj u arrestua sapo mbaroi dasmën e vëllait, e 'tradhëtoi' telefoni e postimet në “Facebook”

Policia dhe prokuroria e Laçit, kanë pasur informacion mbi vizitën e tij, dhe sapo ai ka hyrë në territorin shqiptar, në sistemin TIMS është vendosur shënimi për ndalim dalje në kufi të tij.

12 Tetor 2022, 18:48 Nga k.m.
Vrasja e Mariglenit/ Kristjan Cenaj u arrestua sapo mbaroi dasmën e
Mariglen Gjonaj dhe Kristjan Cenaj

Kristjan Cenaj, personi që ekzekutoi në Maj 2015 për një orë “Rolex” mikun e tij Mariglen Gjonaj, është arrestuar vetëm pak minuta pasi kishte përfunduar dasmën e vëllait të tij, K. Cenaj. Autori i dyshuar kishte mbërritur ditën e premte nga Italia në Shqipëri, posaçërisht për të marrë pjesë në dasmën e vëllait të tij, në Kurbin.

Policia dhe prokuroria e Laçit, kanë pasur informacion mbi vizitën e tij, dhe sapo ai ka hyrë në territorin shqiptar, në sistemin TIMS është vendosur shënimi për ndalim dalje në kufi të tij. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Cenaj është identifikuar si autor i dyshuar i vrasjes së Mariglen Gjonaj përmes qeliza telefonike dhe profilit të tij në “Facebook”.

Ditën e krimit në 18 Maj 2015, Cenaj rezulton të ketë dhënë deklarime kontradiktore. Ai ka pranuar se ka qënë në shoqërinë e 16-vjeçarit, Mariglen Gjonaj, të cilin e kishte lënë vetëm në rrugën e Fushë-Kuqes, pasi i ishte prishur makina e tij personale. Zbardhet vrasja e Mariglen Gjonajt, arrestohet autori Kristjan Cenaj. 16 vjeçari u vra për varësen dhe roleksin
Sipas Cenaj, Gjonaj ka vijuar udhëtimin në këmbë për tu larguar në banesë. Ndërsa Kristjan Cenaj, ka mbetur në mes të rrugës me makinën e tij të prishur. Por në vijim të dëshmisë së tij, Cenaj ka treguar se ka provuar sërisht për ndezjen e makinës dhe mjeti ishte ndezur, duke sjellë largimin e tij në Mamurras.

“…gjatë rrugës unë nuk e kam parë Mariglen Gjinaj…”,- ka treguar Cenaj, duke shtruar se atë ditë ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka punuar duke mbledhur barin.

Por nga kqyrja e profilit të “Facebook”, ka rezultuar se Kristjan Cenaj, në 18 Maj 2015 ka postuar fotografi në vende të tjera, shumë larg vendit të krimit Fushë-Kuqes dhe zonës ku ai ka shtëpinë në Mamurras. Kontradiktat e tij në tregimin jo të sinqertë të kësaj ngjarje, bënë që grupi i hetimit të dalë në përfundimin se Kristjan Cenaj është autor i dyshuar i vrasjes së, shokut të tij Mariglen Gjonaj. Eshtrat e këtij të fundit u zbuluan rastësisht në 3 Prill 2022, kur një fshatar i zonës së Fushë-Kuqes, i vuri zjarrin një ferre pranë pronës së tij.

Me djegien e ferrës, dolën në dritë dhe mbetjet kockore të një njeriu. Pas analizimit të ADN-së, rezultoi se eshtrat i përkisnin pikërisht 16-vjeçarit të zhdukur në Maj 2015 Mariglen Gjonaj. Nga muaji prill e deri në tetor, prokuroria dhe policia e Laçit kanë zhvilluar disa veprime hetimore, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e shokut të viktimës, Krisjan Cenaj.

Ndalimi i tij është bërë vetëm pas ardhjes nga Italia, ku pasi mori pjesë në dasmën e vëllait të tij, në mesnatë ai ka vendosur të largohet sërisht në Itali. Por Cenaj u arrestua në pikën kufitare të Rinasit, duke ju komunikuar akuza e vrasjes së 16-vjeçari. Sipas burimeve të prokurorisë, vrasja e Mariglen Gjonaj është bërë për qëllime grabitje, pasi viktima ditën e ngjarjes ishte duke festuar mbrëmjen e maturës, dhe me vete kishte një varëse dhe byzylyk floriri si dhe një orë dore “Rolex” në dorë, sende këto që ende nuk janë gjendur./Ora News

mariglen gjonaj kristjan cenaj

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit