Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjithashtu Luisi u shpreh për Top Channel para se të nisej drejt Italisë për një trajtim më të specializuar mjekësor që është mirë, por kërkon vetëm drejtësi.
TIRANË- Shoku i Martinit, Luis Meçja dhe familjarët e tij kanë shprehur mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga të gjithë personat. Gjithashtu Luisi u shpreh për Top Channel para se të nisej drejt Italisë për një trajtim më të specializuar mjekësor që është mirë, por kërkon vetëm drejtësi.
“Jam më mirë. Unë dua veç drejtësi”, u shpreh Luisi.
Ndërsa babai i Luisit u shpreh se spitali nuk ka dhënë garanci dhe as nuk ka firmosur që djali mund ti rikthehet sportit dhe ndaj kanë vendosur për një trajtim më të mirë.
“E di çfarë ka thënë spitali por që ata nuk më dhanë garanci as firmosën që djali mund ti rikthehet sportit. Ndaj dua të qetësohem me një trajtim më të mirë. Se djali ka pasion futbollin. Si çdo prind do përpiqej për fëmijën e tij! Pres përfundimin e hetimit. Nuk mund të arrijmë në konkluzione. Më tha babi i Martinit që e ka si djalin e tij," tha i ati i Luisit, Fiqiriu.
Gjithashtu familja Meçe zbulon hapat që kanë ndjekur mbi çështjen ligjërisht: Kemi bërë ekspertizë private mjeko ligjore. Na kanë treguar pamjet vetëm kur dalin fëmijët, jo kur ka ndodhur.
Ngjarja
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj.
Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçe i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli.
I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë. Gjykata e Tiranës më 22 nëntor, caktoi 'arrest me burg' për autorin dhe më 26 nëntor i dyshuari u transferua për në Burgun e të Miturve në Kavajë.
Foto ilustruese KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi të hënën se...
Tiranë TIRANË- Ditën e sotme është regjistruar një plagosje e një 13-vjeçari pas një sherri në kryeqyte...
policia DURRËS- Policia Rrugore e Durrësit ka goditur dy raste mitdhënie në tentativë, duke proceduar penalisht dy drejtues automj...
vitkima-autori GREQI- Vrasja e 32-vjeçares Alba Cenko nga bashkëshorti i saj në mënyrë makabre, ka lënë të shokua...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Një konflikt mes 5 adoleshentëve ka ndodhur ditën e sotme pranë Pallatit të Sportit “...
viktima-autori TIRANË- Vrasja makabre në Greqi, ku Alba Cenko u vra nga bashkëshorti i saj Kastriot Cenko, ka tronditur opinionin shqiptar d...
Foto ilustruese TIRANA- Arritjet mësimore të dëshmuara nga testimet ndërkombëtare PISA kanë pësuar rënie ndërm...
policia ELBASAN- Një 33-vjeçar me iniciale E. B., është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi dyshohet për 3 vjedhje në k&...
Foto ilustruese LEZHA- Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi dyshohet se ka kanosur me anë të masaz...
foto ilustruese BERAT- Mbrëmjen e dielës është rikthyer moti i keq me shiu dhe erë të fortë. Stuhitë kanë viju...