17 Dhjetor 2024, 12:40
Nga r.ll
mario perlleshi, martin cani
TIRANË- Seanca gjyqësore në ngarkim të autorit të vrasjes së Martin Canit ka nisur në Gjykatën e Apelit në Tiranë. 14 vjeçari Mario Përlleshi është arrestuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij pranë shkollës "Fan Noli" në Tiranë. Sipas raportimeve, seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura ndërsa relatore është gjyqtarja Elona Mihali. I mituri akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Pas daljes nga spitali, Përlleshi u transferua te burgu i të miturve në Kavajë.
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare 'Fan Noli'. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj.
Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçja i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë.
vrasja e martin canit mario perlleshi
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 12:25
r.ll
barnat dhe parate e sekuestruara
TIRANË- Pesë shqiptarë të Kosovës janë arrestuar sot në Rinas pasi tentuan të kalo...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 12:05
r.ll
parashqevi simaku
TIRANË- Rikthimi i Parashqevi Simakut pas zhdukjes së saj prej disa vitesh, ka qenë kryefjala e ditëve të fundit...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 11:59
N.F
Nuredin Dumani
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, SPAK ka kërkuar ditën e sotme q&e...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 11:15
M.B
Foto nga arrestimi
TIRANA- Katër persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen për shitjen e lëndës narkotike ekst...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 11:05
r.ll
arma
KAMËZ- Një 15-vjeçar është vënë në pranga sot në Kamëz, pasi ka kanosur me armë zjarri bashl&...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 10:38
N.F
Durres
DURRËS- Një 50-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Arrestimi i tij ka ardh...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 10:10
N.F
Nuredin Dumani
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, SPAK ka kërkuar që dësh...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 09:49
N.F
Nuredin Dumani
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, SPAK ka kërkuar që dësh...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 08:52
N.F
Aksidenti
BERAT- Një aksident është regjistruar mbremjen e djeshme në hyrje të qytetit të Beratit. Ngjarja mësohet...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 09:00
r.ll
GJKKO
TIRANË- Me vendim të Gjykatës së Posaçme, janë sekuestruar 27 pasuri të Kreshnik Budlla e Erneo ...