LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në zgjedhjet e 2021, avokatja e familjes jep ALARMIN: Në rrezik jeta e një dëshmitari

Avokatja Rezarta Tahiraj ia ka parashtruar këtë rrezik Prokurorisë së Elbasanit dhe i kërkon asaj të marrë menjëherë masat për mbrojtjen e këtij dëshmitari.

6 Shkurt 2023, 09:35 Nga k.m.
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në zgjedhjet e 2021, avokatja e familjes jep
Arbër Paplekaj dhe Pjerin Xhuvani

ELBASAN- Avokatja e familjes së Pjerin Xhuvanit, i cili mbeti i vrarë 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 në Elbasan, Rezarta Tahiraj ka vënë alarmin me pretendimin se jeta e një dëshmitari është në rrezik. Avokatja Rezarta Tahiraj ia ka parashtruar këtë rrezik Prokurorisë së Elbasanit dhe i kërkon asaj të marrë menjëherë masat për mbrojtjen e këtij dëshmitari. Por për të mbrojtur, avokatja nuk i ka bërë me dije as emrin, por në seancën e 1 shkurtit dëshmoi shoku i viktimës, Mehmet Greca dhe Julian Mata. Sipas avokates, të dy persona aktualisht janë të lirë dhe kështu rrezikohet edhe jeta e dëshmitarit. 

“Kush do ta mbrojë dëshmitarin nga rreziku që ata dy persona të armatosur ende të paidentifikuar i vënë në rrezik jetën ose e kërcënojnë për të bërë që të ndryshojë deklarimet e tij,”-ka pyetur me shkrim avokate Tahiraj.

NJOFTIMI I PLOTË:

Mund të jetë në rrezik jeta e një dëshmitari të vrasjes së mjekut Pjerin Xhuvani. Ky rrezik i është evidentuar Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan nga avokate Rezarta Tahiraj që përfaqëson familjarët e Pjerin Xhuvani. Në seancën e një shkurtit ky dëshmitar, duke ju përgjigjur pyetjeve të avokates Tahiraj dhe të prokurorit, ka deklaruar, substancialisht, se ka parë dhe se mund të identifikojë dy personat e armatosur që, bashkë me të tjerët, kishin rrethuar dhe kërcënuar viktimën përpara se të ishte vrarë. Rrethana që ata dy persona të armatosur të grupit agresor rezultojnë ende në liri përbën një rrezik për dëshmitarin që do të ndihmonte drejtësinë për ti identifikuar, hetuar dhe pothuajse sigurisht për ti çuar në proçes me rolin e të pandehurve për atë vrasje. Është për këtë që avokate Tahiraj, që në proçes ka rolin e Palës civile, në sinjalizimin e kësaj situate të rrezikut për jetën e dëshmitarit, i ka kërkuar Prokurorisë për të vlerësuar çdo masë që mund ta mbrojë atë.

“Me deklarimet e tij në proçes ky dëshmitar – deklaron avokate Tahiraj – mund të ketë kontribuar në mënyrë indirekte në zbulimin e misterit të predhave të pistoletës të kalibrit të ndryshëm të ekspertuar nga policia”. Në fakt, mund të kenë qenë armët edhe të këtyre dy agresorëve të mjekut për të qëlluar në vendin e vrasjes dhe për të plagosur, për shembull, dhëndrin e mjekut. “Dëshmia se ka parë këta dy agresorë kontribuon ndër të tjera – në mendimin e avokate Tahiraj – për të sqaruar se përpara mbërritjes së mjekut midis komponentëve të strukturës paramilitare të mbrojtjes së votës ose të bashkëpunëtorëve të tyre ka patur armë jo vetëm vrasësi por sigurisht këta dy personat e tjerë dhe ndoshta akoma të tjerë".

“Kush do ta mbrojë dëshmitarin nga rreziku që ata dy persona të armatosur ende të paidentifikuar i vënë në rrezik jetën ose e kërcënojnë për të bërë që të ndryshojë deklarimet e tij” ka pyetur me shkrim Prokurorinë avokate Tahiraj.

Është për këtë që sinjalizimi i bërë nga avokate Tahiraj në Prokurorinë Elbasan konkludohet me kërkesën që “të verifikohet dhe vlerësohet çdo hipotezë rreziku për atë dëshmitar pa përjashtuar hipotezën e vënies së tij në mbrojtje” dhe megjithatë, në paralel, edhe “që të vlerësohet nëse të proçedohet me një hetim tjetër gjyqësor të finalizuar për verifikimin e rrethanës të këtij sulmi të pësuar nga mjeku përpara se të vritej duke hipotezuar veprat penale të kërcënimit të rëndë dhe sulmit të rënduar nga përdorimi ose posedimi i armëve”.

Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit?

Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri./Dosja.al

arbër paplekaj pjerin xhuvani vritet pjerin xhuvani ekzekutohet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj