LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e pronarit grek e mikut të tij shqiptar, dëshmitë kontradiktore të të rinjve zbulojnë DINAMIKA të reja! 22-vjeçari nuk ka gjurmë baruti...

Media greke Protothema.gr raporton se njëri nga dy të pandehurit, me origjinë greko-britanike dhe i dyshuar si autori fizik i vrasjes, ka filluar tashmë rrëfimin e tij në Gjykatën e Kalamatës.

19 Tetor 2025, 16:16 Nga M.L
Vrasja e pronarit grek e mikut të tij shqiptar, dëshmitë
Foto ilustruese

GREQI- Dëshmitë e dy të rinjve 22-vjeçarë të akuzuar për vrasjen e dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e 5 tetorit në kampingun “Ammos”, në zonën e Foinikounta të Mesenisë, ku mbeti viktimë pronari i kampingut dhe miku i tij shqiptar, konsiderohen vendimtare për ecurinë e hetimeve. Media greke Protothema.gr raporton se njëri nga dy të pandehurit, me origjinë greko-britanike dhe i dyshuar si autori fizik i vrasjes, ka filluar tashmë rrëfimin e tij në Gjykatën e Kalamatës.

Bashkëmoshatari i tij, i cili u dorëzua në autoritetet policore disa ditë pas vrasjes, ka pranuar tashmë pjesëmarrjen dhe paraqitet si bashkëpunëtor. Pas arrestimit të tij në Athinë, 22-vjeçari greko-britanik thuhet se kishte refuzuar të kërkonte falje gjatë hetimit paraprak, duke u kufizuar në deklarimin se nuk kishte hyrë kurrë në kamping natën fatale.

Megjithatë, pozicioni i tij është dëmtuar ndjeshëm pasi ai u përmend si autor nga i bashkëpandehuri i tij, i cili pretendon se nuk ishte ai që qëlloi. Ai u identifikua më pas pa rezerva nga nipi i pronarit të kampingut, i vetmi dëshmitar okular i vrasjes së dyfishtë, në një dhomë të veçantë në GADA.

Sipas burimeve, në rrobat që dyshohet se kishte veshur i akuzuari natën e krimit, të cilat janë sekuestruar në banesën e tij, nuk janë gjetur gjurmë baruti. Ndërkohë, telefoni i tij celular po ekzaminohet nga autoritetet, pasi pritet të hedhë dritë mbi lëvizjet e tij gjatë natës së ngjarjes.

Një tjetër pikë kyçe në hetim është dëshmia e bashkëpunëtorit 22-vjeçar, i cili pretendon se pas vrasjes së dyfishtë ka notuar për 7-8 orë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas ka ecur deri në Kalamata, ku është lokalizuar në stacionin e autobusëve KTEL pasditen e ditës tjetër. Dëshmia e tij po verifikohet për mospërputhje dhe po krahasohet me pamje kamerash dhe dëshmi të tjera.

Në qendër të hetimeve ndodhet edhe një makinë e bardhë, e cila sipas dëshmive është parë të qarkullojë pranë kampingut si natën e ngjarjes, ashtu edhe një muaj më herët, më 7 shtator, kur dyshohet se ka pasur një përpjekje të dështuar për vrasje. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se autoritetet janë pranë identifikimit të drejtuesit të makinës, me dëshmitë që flasin për një grua, gjë që mund të ndryshojë tërësisht rrjedhën e çështjes./ Dosja.al

vrasja e pronarit te kampingut ne greqi

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri