LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Ramazan Matajt/ Flet babai i autorëve të dyshuar: Jemi ngujuar si fis! Në orën 12 të natës më erdhën në shtëpi më treguan videot e vajzës...

Hasaj shprehet se janë ngujuar prej 15 ditësh në shtëpi pasi kanë frikën e gjakmarrjes. Ai tregon sesi vajzës së tij iu prishën dy martesa për shkak të viktimës, ndërsa shton se e kanë kërcënuar në mesnatë, i kanë shkuar në shtëpi dhe i kanë treguar videot e vajzës.

21 Janar 2025, 14:25 Nga B.Z
Vrasja e Ramazan Matajt/ Flet babai i autorëve të dyshuar: Jemi
Rrustej Hasaj

SHKODËR - Rrustem Hasaj, babi i dy vëllezërve (Klisman dhe Arjon Hasaj) të arrestuar për vrasjen e Ramazan Mataj në Shkodër, ngjarje e ndodhur në 5 janar 2025 në fshatin Dragoç ka rrëfyer ditën e sotme detaje të reja mbi ngjarjen.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Hasaj shprehet se janë ngujuar prej 15 ditësh në shtëpi pasi kanë frikën e gjakmarrjes. Ai tregon sesi vajzës së tij iu prishën dy martesa për shkak të viktimës, ndërsa shton se e kanë kërcënuar në mesnatë, i kanë shkuar në shtëpi dhe i kanë treguar videot e vajzës.

“15 ditë kanë qenë terr për familjen time. Jemi të ngujuar, nusja bashkë me 4 fëmijë. I gjithë fisi jemi të ngujuar. As për të marrë një kafe për vete nuk dalin. Nuk kanë shkuar në shkollë, nuk mund t’i çoj se gjaknxehtësi është. Nuk kemi dal askund prej 15 ditësh. Faleminderit i respektoj disa shokë që më kanë sjellë një kafshatë bukë, nuk mi kanë lënë fëmijët pa bukë.

Fati ynë është në dorë të zotit, skam as rrogë as ndihmë as pension. Fëmijët nuk e dinë çfarë ka ndodhur, mendojnë se të atin e kanë jashtë shtetit. Vajza është 8 vjeçe ke kupton. Zoti në qiell e di si do të përfundojë. Për rastin në fjalë nuk është diskutuar, vetëm dy herë.  Nuk më kanë sqaruar gjë, janë shumë të prekur për atë që ka ndodh por shprehja e tyre është se na ka mundur e keqja. Unë nuk i kam ditur çfarë ka ndodhur. Kjo punë mosmarrveshje ka 6 vite. Unë kam qenë para 4 vitesh në dijeni, vajza ime është ndarë nga dy burra për shkak të këtij personi. Familja e burrit të dytë më ka ardh në mes të natës në shtëpi më kanë treguar disa video të vajzës që unë nuk kam mundur t’i shoh. Ka 4 vite që ajo vajzë është larguar nga shtëpia.

Ai ka tentuar të futet edhe me zor në shtëpi, vajza ka bëritur. Vajza e vogël ka bërë denoncim për përndjekjen që ka bërë. Është bërë shoqërimi i këtij personi, unë ja kam lënë shtetit në dorë. Dua drejtësi, dënimin ta marrin këta që kanë bërë krimin. Jam 60 vjeç dhe do rris dhe 4 fëmijët e djalit. Më kanë thënë që vajza ka ikur në Francë, ka ndenjur një vit atje dhe ka ardhur në Shkodër dhe kanë nisur problemet sërish me këtë person. Për djalin e vogël bëj be në kish e në xhami që është i pafajshëm. Djali i madh e ka bërë vetë ngjarjen.

Djali ka bërë takime me viktimën dhe të vëllain, i ka thënë hiq dorë. Nga data 25 dhjetor deri më 4 janar, e ka porosit 5 herë këtë viktimën, kurse vëllain e ka porositur para se të ikte ai në Belgjikë.”-u shpreh Rustemi.

Ngjarja që tronditi Shkodrën ndodhi mëngjesin e 5 janarit, ku trupi i viktimës u gjet në makinë nga banorë të lagjes. Nga dëshmia e autorëve, 33-vjeçarit i ishtë ngritur kurth me anë të një profili të rremë të një vajze. Mataj u nxorr në prit, ku u qëllua me 9 plumba brenda makinës së tij. Ndërkohë kamert e sigurisë kanë kapur momentin ku autorët ikën nga vendi i ngjarjes me biçikletë, ndërsa armën e kishin groposur afër banesës së tyre. Konflikti i tyre kishte nisur prej vitesh. Dyshohet se motra e autorëve ka qenë në lidhje jashtëmartesore me viktimën. Sipas dëshmisë së autorëve, Ramazan Mataj kishte ndikuar në prishjen e dy martesave të motrës, duke publikuar video intime.

rrustem hasaj klisman hasaj arjon hasaj ramazan mataj

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit