Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Sherr në Kamëz, të miturit konfliktohen me njëri-tjetrin, procedohen në gjendje të lirë tre prej tyre
Policia sqaron se tre të miturit përkatësisht të moshave 15 dhe 16 vjeç, për motive të dobëta janë përplasur fizikisht me bashkëmoshatarin e tyre. Gjithashtu njoftohet se gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të proceduarve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë sportive.
21 Janar 2025, 12:50Nga B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Tre të mitur janë proceduar në gjendje të lirë nga Policia pasi janë përfshirë në një konflikt me një bashkëmoshatarin e tyre. Policia sqaron se tre të miturit përkatësisht të moshave 15 dhe 16 vjeç, për motive të dobëta janë përplasur fizikisht me bashkëmoshatarin e tyre. Gjithashtu njoftohet se gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të proceduarve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë sportive.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetas të mitur, të moshave 15 dhe 16 vjeç, pasi në Kamëz, janë konfliktuar me një bashkëmoshatar të tyre. Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të proceduarve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë sportive.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.