17 Maj 2024, 17:11
Nga r.ll
enkelejda danaj, eduart danaj
GREQI- Enkelejda Danaj, 40 vjeç, u masakrua me thikë në mes të rrugës në Athinë nga ish-bashkërshorti i saj, dhe u gjet e pajetë mëngjesin e të enjtes nga kalimtarët. Autori i ngjarjes, 50-vjeçari, Eduart Danaj është vënë tashmë në pranga, ndërsa detaje të reja vijojnë të zbardhen lidhur me vrasjen e rëndë.
Sipas mediave greke, menjëherë pas krimit të rëndë, i relaksuar dhe sikur asgjë nuk po ndodhte, 50-vjeçari ka shkuar në një hotel dhe ka ndezur televizorin për të mësuar se çfarë po thuhej në kanale për atë çfarë kishte bërë. Pak më vonë, ai ka marrë disa birra dhe ka hyrë me vrap në një pallat në ndërtim aty pranë, ku është pikasur nga Policia dhe është arrestuar menjëherë. Sipas raportimeve arrestimi i tij ka qenë gjithçka një rastësi, pasi policia nuk e ka ditur se cili ishte personi i dehur që kanë vënë në pranga, deri në momentin që ai ka thënë të dhënat personale në komisariat.
Gjithashtu mediat thonë se 50-vjeçari nuk pranon që djali i tij i mitur të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij që do të bëhet në Shqipëri. Kjo për shkak se duhet një dokument nga ai që fëmija të udhëtojë dhe t'i thotë lamtumirën e fundit nënës. Më herët është bërë më dije se ai nuk kishte marrëdhënie të mirë as me vajzën dhe djelin e tij.
40-vjeçarja, Enkelejda Danaj u gjet e pajetë mëngjesin e djeshëm në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit në Greqi. Ajo ishte goditur me thikë në bark nga ish-bashkëshorti i saj, Eduart Danaj 50-vjeç me origjinë nga Vlora. Raportohet se 40-vjeçarja e kishte denoncuar tre herë ish-bashkëshortin për dhunë në familje, por ky i fundit është lënë i lirë nga policia vendase. Sipas informacioneve të mediave greke, Enkelejda kishte përmendur në denoncimet e saj se 50-vjeçari, kishte nisur të konsumonte sasi të mëdha alkooli dhe të bëhej i dhunshëm, ku si pasojë e ka dhunuar dhe kërcënuar disa herë. Hera e fundit që 40-vjeçarja e kishte denoncuar sërish për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje) ka qenë më 7 maj 2024. Më pas burri është arrestuar dhe dërguar në prokurori, ndërsa do të dilte para gjyqit më 17 maj.
eduart danaj enkelejda danaj vrasje ne greqi
Aktualitet
17 Maj 2024, 17:06
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Autoritet italiane kanë arrestuar ditën e sotme tre shqiptarë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi a...
Aktualitet
17 Maj 2024, 16:41
N.F
17-vjeçari
GJERMANI- Prokuroria publike e Itzehoe ka ngritur akuza kundër vrasësit të dyshuar Qerim D. Ndaj 17-vjeçarit rë...
Aktualitet
17 Maj 2024, 16:22
r.ll
SPAK
TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me operacionin e SPAK në kuadër të asaj që njihet si dosj...
Aktualitet
17 Maj 2024, 16:19
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Kalimi në ekranin e Euronews Albania i një prej eventeve më të njohura e të dashura sportive n&e...
Aktualitet
17 Maj 2024, 15:48
B.Z
Foto ilustruese
ITALI - Katër perona, mes tyre një shqiptar janë arrestuar policia në Itali pasi janë kapur me lëndë nar...
Aktualitet
17 Maj 2024, 15:20
B.Z
Foto ilustruese
LEZHË - Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lezhë, pasi është përfshirë n...
Aktualitet
17 Maj 2024, 15:07
B.Z
Azgan Mërnica
FIER - Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Azgan Mërnicën, autori i v...
Aktualitet
17 Maj 2024, 14:52
B.Z
Klodiana Lala
TIRANË - Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga operacioni i zhvilluar këtë të premte me urdhër t&eum...
Aktualitet
17 Maj 2024, 14:45
M.B
Lulzim Berisha
TIRANA- Lidhur me operacionin e sotëm të zhvilluar me urdhër të SPAK mësohet se është lëshuar urdh&e...
Aktualitet
17 Maj 2024, 13:38
B.Z
Aleks Marku
DURRËS- Aleks Marku, 40-vjeçari i cili u arrestua pak ditë më parë pasi mbante peng fëmijët e mitur dhe q&...