LIVE UPDATES
Aktualitet

Ngjarjet e rënda/ Vrasja dhe plagosja nga punonjës të policisë, AMP ngre dy grupe hetimore

Dy grupet, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë do të hetojnë në lidhje me vrasjen që ndodhi brenda komisariatit numër 3 në kryeqytet si dhe për plagosjen e kryer nga efektivi i FNSH-së, Lutfi Gjyla.

24 Maj 2022, 07:42 Nga DOSJA
Ngjarjet e rënda/ Vrasja dhe plagosja nga punonjës të
Pamje nga komisariati nr.3 në Tiranë

TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ngritur dy grupe të posaçme hetimore për të zbardhur dy ngjarjet e rënda që ndodhën mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku ishin të përfshirë punonjës policie.

Dy grupet, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë do të hetojnë në lidhje me vrasjen e ndodhur brenda komisariatit nr.3, ku 25-vjeçari Ludian Zaimi qëlloi kolegun e tij, 55-vjeçarin Çaush Saliasi i cili ndërroi jetë. Ndërsa, një tjetër ngjarje që do hetohet është edhe plagosja e një 55-vjeçarit Murteza Lika në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën “Llazi Miho”, nga efektivi i FNSH-së, Lutfi Gjyla.

NJOFTIMI:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranës ka ngritur dy grupe të posaçme hetimore për zbardhjen e ngjarjeve ku janë të përfshirë punonjës policie. Pas ngjarjes, ku punonjësi i policisë Inspektor L.Z., 25 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur me armën e shërbimit në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, kolegun e tij, inspektor Ç.S., 55 vjeç, i cili pas dhënies së ndihmës së parë ka ndërruar jetë në spital. Grupi i posaçëm hetimor nga AMP ndodhet aktualisht në ambientet e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes. Për ngjarjen e ndodhur në territorin juridiksional të Komisariatit të Policisë Nr. 6 (Kombinat) ku punonjësi i policisë L.GJ., 48 vjeç, me detyrë trup shërbimi në Njësinë Operacionale të Ndërhyrjes së Shpejtë, në gjendje të dehur dhe për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri shtetasin M.L., 64 vjeç, grupi i posaçëm hetimor është duke kryer të gjitha veprimet proceduriale me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Punonjësi i policisë është i shoqëruar në ambjentet e komisariatit për t’ju nënshtruar veprimeve hetimore.

Mbrëmja e djeshme s'kaloi e qetë! Nuk ishin të përfshirë personazhe të njohur të krimit por vetë punonjës të policisë së shtetit, ata që duhet të jenë në ndjekje të këtyre personave të shpallur në kërkim. 

Rreth orës 20:45, u raportua për një person të plagosur me armë zjarri në zonën e Kombinatit. 60-vjeçari Murteza Lika mbeti i plagosur me armë nga efektivi i FNSH-së Lutfi Gjyla. Lika u paraqit në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që autori u vendosu në prangat e Policisë së Shtetit. 

Pak minuta më pas një ngjarje akoma më e rëndë ndodhi brenda ambienteve të komisariatit numër 3 në kryeqytet. Efektivi i policisë, Ludjan Zaimi qëlloi me armë zjarri kolegun e tij, Çaush Saliasi gjatë kohës që po merrnin instruktazhin për turnin e tretë duke i marrë kështu jetën. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ka nisur sepse Saliasi ironizonte kolegun e tij, që prej më shumë se një viti shërbente në radhët e Policisë së Shtetit. Në dëshminë e tij, autori ka thënë se viktima e ka ngacmuar me fjalë dhe se gjithë kohës që hasej me të, efektivi e bullizonte, deri në momentin që nuk ka duruar më dhe ka nxjerrë armën.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet