LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasje në Pogradec/ 63-vjeçari vret fqinjin për gardhin, autori në arrati, kurohej për depresion

• Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Gështenjas të Pogradecit ku një person mbeti i vdekur pasi u godit me thikë nga fqinji • Safet Yskollari u dërgua menjëherë në spital por nuk arriti t'u mbijetonte dot plagëve të marra duke ndërruar jetë • Shkak për vrasjen besohet të jetë bërë një mosmarrëveshje për tokën që viktima Safet Yskollari 65 vjeç kishte me Fatmir Manellarin i cili pas vrasjes u largua nga vendi i ngjarjes • Bashkëshortja e autorit dhe djali i tij e mësuan live nga mediat faktin se tashmë Safet Yskollari kishte ndërruar jetë. Ata u panë të tronditur për ngjarjen • Mësohet se viktima jetonte prej 20 vjetësh në SHBA dhe ishte rikthyer në fshatin e lindjes për të kaluar vitet e pleqërisë • Duke folur për mediat fqinjët e përshkruajnë Yskollarin si njeri të qetë dhe pa parobleme • Autori i ngjarjes vijon të jetë në kërkim nga Policia

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FOTOJA/ Ky është Safet Yskollari që u vra nga fqinji për gardhin

Vrasje në Pogradec/ 63-vjeçari vret fqinjin për gardhin, autori
Safet Yskollari

POGRADEC- Personi që po shikoni në foto është Safet Yskollari, 63-vjeçari që u vra nga fqinji i tij në fshatin Gështenjas në Pogradec. 63-vjeçari jetonte në Amerikë dhe ishte kthyer në vendlindje këtë verë. Fatmir Manellari debatoi me të këtë mbrëmje dhe e qëlloi me thikë.

Yskollari u dërgua menjëherë në spital por nuk arriti tu mbijetonte dot plagëve të marra duke ndërruar jetë. Manellari, pas vrasjes u largua nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim. Autori i krimit dyshohet se trajtohej me antidepresantë.

3 VITE ME PARE

Vrasja në Pogradec/ Viktima jetonte prej 20 vjetësh në SHBA! U kthye në Shqipëri pas daljes në pension, si ndodhi ngjarja

Vrasje në Pogradec/ 63-vjeçari vret fqinjin për gardhin, autori
Pamje nga vendi i ngjarjes

POGRADEC- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Gështenjas të Pogradecit.

Mësohet se viktima Safet Yskollari 65 vjeç kishte 20 vite që jetonte e punonte së bashku me bashkëshorten në SHBA. Pas daljes në pension ai ishte rikthyer në fshat së bashku me bashkëshorten e tij që të kalonin aty pleqërinë pas shumë vitesh punë përtej oqeanit.

Sipas informacioneve pas rikthimit në fshati viktima ka pasur konflikte të vazhdueshme me Fatmir Manellarin i dyshuar si autor i vrasjes. Ajo që mbetet ende e paqartë është fakti nëse viktima ka denoncuar në Polici konfliktet me fqinjin.

I afërmi i 65-vjeçarit që u vra këtë pasdite në një fshat në Pogradec për çështje pronësie ka folur për mediet rreth ngjarjes që tronditi sot Pogradecin. Sipas tij Yskollari ishte njeri i qetë.

Dhe banorët e zonës kanë folur dhe e kanë përshkruar viktimen si njeri të urtë.

“Ishte njeri serioz, i sjellshëm, i edukuar. Nuk di gjë nëse kishin pasur më parë konflikte. Ka qenë në Amerikë, jetonte atje. S’ka as një vit që ishte kthyer. Ishte njeri i qeshur, njeri pozitiv”, thotë fqinji i viktimës.

Kokflikti ka ndodhur sot, pasi viktima kishte vendosur disa tub shkarkimi për rregullimin e rrugës që e çonte në shtëpi. Autori ka marrë vesh këtë dhe ka shkuar për t'u konfliktuar. Debati ka agravuar dhe kështu autori ka nxjerrë thikën dhe e ka ngoditur duke i shkaktuar vdekjen.

Policia po vijon punën për kapjen e Fatmir Manellari i cili, është larguar nga vendngjarja pas kryerjes së krimit të rëndë.

3 VITE ME PARE

Vrasja në Pogradec, banorët: Njeri i mirë, u zunë për mustaqet e Çelos

Vrasje në Pogradec/ 63-vjeçari vret fqinjin për gardhin, autori
Banori

POGRADEC- Banorët e fshatit Gështenjas ku dhe ndodhi vrasja këtë pasdite tregojnë se 65-vjeçari, Safet Yskollari, që u vra sot nga fqinji i tij ishte kthyer një vit më parë nga Amerika. Në një deklaratë për mediat, ata shprehen se Yskollari ishte njeri shumë i mirë dhe i qetë. Ndërsa autorin e përshkruajnë si person negativ.

"Viktima ka qenë në Amerikë, nuk ka një vit që është kthyer. Jetonte atje. Ishte njeri shumë shakator, i sjelklshëm dhe i edukuar. I njoh të dy palët. Autori ishte njeri negativ, pa shkollë. Nuk ishte në rregull me trutë, nuk kishte edukatë. Viktima ishte njeri i shkëlqyer. Janë zënë për këtë vendin që nuk e ka asnjëri, as tjetri. Mustaqet e Çelo Picarit. Viktima ishte në Amerikë dhe erdhi. Jetonte këtu vetëm me gruan se fëmijë një bëri,”- tha një prej banorëve.

Ngjarja e rëndë u regjistruar rreth orës 17:50 në fshatin Gështenjas, Pogradec. Gjatë nisi për një gardh dhe dyshja u zunë. Manellari plagosi me thikë Yskollarin. Ky i fundit u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku ndërroi jetë. Autori Fatmir Manellari ndërroi jetë.  

3 VITE ME PARE

Vrasja në Pogradec, gruaja e autorit tronditet kur merr vesh krimin: A vdiqën të dy?

Vrasje në Pogradec/ 63-vjeçari vret fqinjin për gardhin, autori
Bashkëshortja e Fatos Munellarit

POGRADEC- Bashkëshortja e Fatos Munellarit, 63-vjeçarit që vrau fqinjin e tij, Safet Yskollari pas sherrit për gardhin, ka reaguar e tronditur kur ka marrë vesh lajmin.

Në videon e publikuar nga Syri, ajo shihet teksa nis të qajë, ndërkohë që për një moment mendon se ka ndërruar jetë edhe i shoqi.

"Oboboo, si moj ka vdekur? Ne s'e dinim. Të dy kanë vdekur? Obobo çfarë na gjeti."-thotë bashkëshortja e autorit.


Ngjarja e rëndë ndodhi këtë pasdite në Pogradec. Fatos Munellari ka vrarë me thikë  Safet Hyskollarin, pas sherrit për një gardh.

3 VITE ME PARE

EMRAT+DETAJE/ Vrasja në Pogradec, sherri nisi për mosmarrëveshjet për tokën, autori ende në kërkim nga Policia

Vrasje në Pogradec/ 63-vjeçari vret fqinjin për gardhin, autori
Pamje nga vendi i ngjarjes

POGRADEC- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Pogradec. Mësohet se autori Fatmir Manellari dhe viktima Safet Yskollari kanë qenë fqinjë me njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve konflikti ka nisur për shkak të konflikteve që viktima dhe autori kishin për pronat.

Autori i ngjarjes është ende në kërkim ndërsa Policia po punon për kapjen e tij.

3 VITE ME PARE

Vrasje në Pogradec, 65-vjeçari qëllohet me thikë pas sherrit, ndërron jetë në spital

Vrasje në Pogradec/ 63-vjeçari vret fqinjin për gardhin, autori
Foto Ilustruese

POGRADEC- Një person ka mbetur i vrarë në Pogradec këtë pasdite. ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zërvaskë. Mësohet se S. H., rreth 65 vjeç është qëlluar me thikë nga një 63-vjeçar me inicialet F. M.. 65-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka ndërruar jetë në spital. Autori i ngjarjes është në kërkim.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 07.09.2022, rreth orës 17:50, në fshatin Gështenjas, Pogradec, gjatë një konflikti, shtetasi F. M., 63 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. H., rreth 65 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

vrasje ne pogradec

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet