8 Prill 2023, 11:06
Nga A.B
Pamje prane baneses
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në Shkozë. 43-vjeçari Roland Sinani vrau me armë zjarri kunatën e tij Migena Sinani, nënë e dy fëmijëve, teksa flinte në dhomën e saj. Arma e krimit është gjetur disa metra larg autorit dhe kjo gjë ka ngjallur dyshime te policia. Sipas dëshmive, babai i autorit, edhe ai i moshuar dhe me probleme skleroze ka shkuar menjëherë të djali i tij kur ai dyshohet se ka qëlluar veten. Ka dyshime se i moshuari e ka larguar armën nga trupi i të birit.
Nëna e autorit e ka parë të birin me armë dhe i ka kërkuar të shkojë të flejë, teksa më pas ka dëgjuar të shtënat.
“Unë e kam parë djalin me armë në dorë, i thashë ik të flesh. Kur dëgjova krismat shkova direkt te dhoma e nuses dhe gjeta vajzën e vogël duke qarë”, ka dëshmuar nëna e autorit në polici.
E moshuara ka probleme të mëdha shëndetësore dhe vështirësi në ecje, për shkak të një rrëzimi dhe më pas i është nënshtruar një ndërhyrjeje duke vendosur hekura në këmbë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit në banesën e familjes Sinani. Sipas të dhënave, autori ka shkuar në dhomën ku flinte gruaja e vëllait të tij dhe mbesa 2 vjeçe dhe e ka qëlluar me armë. Pas kësaj ka dalë në oborr dhe ka vrarë veten. Ndërkohë i vëllai nuk ndodhej në banesë, por në punë pasi punonte si taksist./Dosja.al
vrasje ne shkoze migena sinani roland sinani
Aktualitet
8 Prill 2023, 11:01
A.B
Policia
DURRËS- Në kuadër të operacioneve policore të koduara “Foremost” dhe “Last deal” janë vë...
Aktualitet
8 Prill 2023, 10:54
A.B
Foto ilustruese
FIER- Një 26-vjeçar nga Mallakastra ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur 15 vje&cced...
Aktualitet
8 Prill 2023, 10:29
A.B
Vendi i ngjarjes
TIRANË- Ndryshon rrjedhë vrasja në Shkozë. Deri më tani u raportua se autori i vetëm ishte Roland Sinani i c...
Aktualitet
8 Prill 2023, 10:25
A.B
Arrestimi
DURRËS-Ky është momenti kur forcat e Policisë futen brenda lokaleve në Durrës për të lokalizuar personat ...
Aktualitet
8 Prill 2023, 10:19
A.B
Pamje prane baneses
TIRANË- Fqinjët kanë folur për 43-vjeçarin, Roland Sinani që vrau kunatën e tij, Migena Sinani m&e...
Aktualitet
8 Prill 2023, 10:15
A.B
Policia
DURRËS- Arrestohen 8 persona në Durrës, pasi dyshohet se janë pjesë e dy grupeve kriminale që shpërndanin droga ...
Aktualitet
8 Prill 2023, 10:02
A.B
Policia
TIRANË- Brenda 24 orëve, disa të rinj janë përfshirë në konflikte me njëri-tjetrin. Kështu, Policia b&...
Aktualitet
8 Prill 2023, 09:55
A.B
Burgu
GREQI- Një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana që nuk dihen ende në burgun e Korfuzit. Lajmi bëhet i ...
Aktualitet
8 Prill 2023, 09:42
A.B
Tezja
TIRANË- Ky është momenti kur tezja e 37-vjeçares Migena Sinani shpërthen në lot. Ajo duket në ambientet afë...
Aktualitet
8 Prill 2023, 09:33
A.B
Polici
TIRANË- Roland Sinani mund të kishte shkaktuar edhe një viktimë tjetër por për fat të mirë nuk ndodhi kë...