LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Fier/ Gjykata dënon me burg përjetë Azgan Mërnicën

Prokuroria kërkoi dënimin maksimal për Mërnicën, i cili akuzohej për tre vepra penale, vrasje me armë zjarri të punonjësit të policisë, armëmbajtje pa leje dhe drejtim të parregullt të mjetit.

30 Korrik 2025, 16:02 Nga E. D
Vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Fier/ Gjykata dënon me
Novruz Cenalia dhe Azgan Mernica

FIER- Gjykata e Fierit ka vendosur dënimin me burg të përjetshëm për Azgan Mërnicën, i cili një vit më parë vrau efektin e Shqiponjës Novruz Cenalian. Prokuroria kërkoi dënimin maksimal për Mërnicën, i cili akuzohej për tre vepra penale, vrasje me armë zjarri të punonjësit të policisë, armëmbajtje pa leje dhe drejtim të parregullt të mjetit.

Vendimi i Gjykatës së Fierit:

“Në datën 30.07.2025, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi së shqyrtuari kërkesa penale me palë:

•KËRKUES:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier: Përfaqësuar nga Prokurori z. Denis Hyka

 •I PANDEHUR:

A.M., përfaqësuar në gjykim me avokatin Xhevair Morina, anëtar i Dhomës së Avokatisë Fier

•OBJEKTI:

Gjykimin e procedimit penal që bën fjalë për veprën penale të “Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit” parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

•VIKTIMA:

1.I.A.C. (në mungesë)

2.M.C. (në mungesë)

Në përfundim të gjykimit, zhvilluar në prani të përfaqësuesit të Prokurorisë z. Denis Hyka, në prani të të pandehurit A.M. dhe të avokatit të tij z. Xhevair Morina, në mungesë të viktimës A.C. dhe M.C., Gjykata pasi shqyrtoi në tërësi materialet e çështjes dhe mori në konsideratë provat e marra në seancë gjyqësore, të zhvilluara sipas rregullave të gjykimit të shkurtuar, dëgjoi konkluzionet përfundimtare nga palët, në të cilën u kërkua:

VENDOSI:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësit të policisë së shtetit” parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, në dëm të punonjësit të policisë së shtetit, viktimës N.C., dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M. për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 paragrafi 1 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

3.Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M. për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

4.Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, me bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit A.M. me burgim të përjetshëm.

5.Në masën e dënimit të mbahet parasysh edhe periudha e vuajtur në paraburgim nga data e arrestimit të tij më 16.05.2024 ora 01:50 e në vijim. Dënimi me burgim të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

6.Në bazë të nenit 190, pika 1, germa “b”, të K.Pr. Penale, provat materiale të sekuestruara (……………….)…

 7.Në aplikim të nenit 393 të K.Pr. Penale, shpenzimet proceduriale, në fazën e hetimeve paraprake si dhe ato gjyqësore, i ngarkohen të pandehurit A.M.

8.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

U shpall në Fier, sot më datë 30.07.2025.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 maj të vitit të kaluar në fshatin Baltëz. Efektivi Novruz Cenalia ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në një debat me Azgan Mërnicën, për radhën e kalimit me makinë në një rrugë të ngushtë. Në këtë moment, 23-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një plumb në kokë la të vdekur në vend efektivin. Mërnica u vetëdorëzua disa ditë pas ngjarjes, pas negociatave me familjarët, ndërsa ka treguar më shumë detaje se si ndodhi ngjarja dhe ku qëndroi i fshehur për 48 orë. Ai tregon se pasi ka kryer krimin ka shkuar në shtëpinë e dajës së tij ka lënë makinën dhe më pas është arratisur nëpër kanale, siç tregon ai për 48-orë, ndërsa shprehet se e kishte marrë uria dhe më pas kthehet te shtëpia e dajës ku dhe është vetëdorëzuar dhe është shoqëruar në polici./Dosja.al

azgan mërnica novruz cenalian

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet