Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
•Pas gati 2 muajsh, Policia ka arrestuar Fatmir Manellarin, i cili akuzohet se ka vrarë me thikë bashkëfshatarin e tij, Safet Hyskollarin, në fshatin Gështenjas. •Arrestimi i Manellarit është kryer mbrëmjen e djeshme pasi ishte rikthyer në shtëpinë e tij në fshatin Zagorcan. •Manellari qëndroi gjatë gjithë kësaj kohe i fshehur në pyll. Vetëm dy ditë më parë ai u rikthye në banesë. •Policia mori informacion për mbërritjen e tij në zonë e më pas kreu arrestimin në flagrancë. •63 vjeçari vrau më 7 shtator fqinjin e tij Safet Hyskollari, i cili ishte kthyer në fshat pas 20 viteve emigrim në SHBA. •Sipas dëshmitarëve okularë, Safet Hyskollari kishte nisur që të rregullonte rrugën, përmes të cilës futej në banesën e tij, e në gropat e hapura kishte vendosur disa tuba për shkarkimin e ujrave të zeza. •Pikërisht në këtë moment, Fatmir Manellari ka pretenduar se ishin futur në tokën e tij dhe ka nisur konflikti verbal mes tyre. •Por nuk është ndalur me aq. 63-vjeçari e ka qëlluar katër herë me thikë komshiun e tij, duke i shkaktuar vdekjen.
4 artikuj për këtë temë.
POGRADEC- I biri i autorit që u arrestua për vrasjen e bashkëfshatarit në Pogradec, Ronaldo Manellari foli për arrestimin e të atit. Ai u shpreh se babai donte të dorëzohej, por sapo hyri në banesë, policia e arrestoi.
“Babai erdhi dje në shtëpi rreth orën 18:10. Ne u gëzuam që ishte gjallë kur erdhi, se prej datës 7 Shtator kishim humbur plotësisht kontaktet. Pasi erdhi në banesë dhe ai ishte bindur që të dorrëzohej në Polici, por në atë moment policia hyri brënda dhe kryevi arrestimin”, tha Manellari.
Manellari u fsheh për 2 muaj në pyll, pasi vrau Safet Hyskollarin. 63 vjeçari, vrau më 7 shtator fqinjin e tij Safet Hyskollari, i cili ishte kthyer në fshat pas 20 viteve emigrim në SHBA. Sipas dëshmitarëve okularë, Safet Hyskollari kishte nisur që të rregullonte rrugën, përmes të cilës futej në banesën e tij, e në gropat e hapura kishte vendosur disa tuba për shkarkimin e ujrave të zeza. Pikërisht në këtë moment, Fatmir Manellari ka pretenduar se ishin futur në tokën e tij dhe ka nisur konflikti verbal mes tyre. Ai e ka qëlluar 4 herë me thikë duke e lënë të vdekur, e më pas u arratis.
POGRADEC- Policia është informuar nga banorët e zonës për rikthimin e Fatmir Manellarit në banesë. Autori i vrasjes së Safet Hyskollarit dy muaj mnë parë në fshatin Gështenjas të Pogradecit, qëndronte i fshehur prej 2 muajsh në pyll.
Gjatë gjithë kësaj kohe ai mbante kontakte me familjen dhe herë pas here vinte flinte aty natën dhe më pas largohej në mëngjes. Mirëpo, dikush nga njerëzit që kishin dijeni njoftuan policinë për këtë duke bërë që blutë të ndërhyjnë.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia ndërhyri duke bërë të mundur arrestimin e autorit.
Manellari u fsheh për 2 muaj në pyll, pasi vrau Safet Hyskollarin. 63 vjeçari, vrau më 7 shtator fqinjin e tij Safet Hyskollari, i cili ishte kthyer në fshat pas 20 viteve emigrim në SHBA. Sipas dëshmitarëve okularë, Safet Hyskollari kishte nisur që të rregullonte rrugën, përmes të cilës futej në banesën e tij, e në gropat e hapura kishte vendosur disa tuba për shkarkimin e ujrave të zeza. Pikërisht në këtë moment, Fatmir Manellari ka pretenduar se ishin futur në tokën e tij dhe ka nisur konflikti verbal mes tyre. Ai e ka qëlluar 4 herë me thikë duke e lënë të vdekur, e më pas u arratis.
POGRADEC- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin e Fatmir Manellarit. Sipas forcave blu, ky person, dyshohet se ka vrarë me thikë fqinjin e tij në fshatin Gështenjas. Po ashtu, policia bën të ditur se pas operacionit 'Lokalizimi', është vënë në pranga 65-vjeçari. Ai do të hetohet për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Pogradec/Finalizohet operacioni policor i koduar “Lokalizimi”. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 07.09.2022, në fshatin Gështenjas, ku mbeti i vrarë me mjet prerës (thikë), një 65-vjeçar. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 07.09.2022, në fshatin Gështenjas, Pogradec, ku mbeti i vrarë me mjet prerës (thikë) shtetasi S. H., mbështetur me inteligjencë operative, si dhe falë veprimeve të mirorganizuara në kuadër të operacionit “Lokalizimi”, kapën dhe ndaluan autorin e dyshuar, të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje, shtetasin: – F. M., 63 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin S. H., 65 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Manellari u fsheh për 2 muaj në pyll, pasi vrau Safet Hyskollarin. 63 vjeçari, vrau më 7 shtator fqinjin e tij Safet Hyskollari, i cili ishte kthyer në fshat pas 20 viteve emigrim në SHBA. Sipas dëshmitarëve okularë, Safet Hyskollari kishte nisur që të rregullonte rrugën, përmes të cilës futej në banesën e tij, e në gropat e hapura kishte vendosur disa tuba për shkarkimin e ujrave të zeza. Pikërisht në këtë moment, Fatmir Manellari ka pretenduar se ishin futur në tokën e tij dhe ka nisur konflikti verbal mes tyre. Ai e ka qëlluar 4 herë me thikë duke e lënë të vdekur, e më pas u arratis.
POGRADEC- Fatmir Manellari, i cili akuzohet se ka vrarë fqinjin e tij Safet Hyskollarin në Pogradec, ka qëndruar i fshehur për 2 muaj në pyll. Që nga dita e vrasjes, ai u arratis për t'iu shmangur arrestimit.
Manellari jetoi dy muaj në pyll ndërsa ushqimet dilte dhe i blinte në zonë. Vetëm 2 ditë më parë, Manellari ishte rikthyer në banesë aty ku u arrestua nga policia.
Manellari, 63 vjeç, vrau më 7 shtator fqinjin e tij Safet Hyskollari, i cili ishte kthyer në fshat pas 20 viteve emigrim në SHBA. Sipas dëshmitarëve okularë, Safet Hyskollari kishte nisur që të rregullonte rrugën, përmes të cilës futej në banesën e tij, e në gropat e hapura kishte vendosur disa tuba për shkarkimin e ujrave të zeza. Pikërisht në këtë moment, Fatmir Manellari ka pretenduar se ishin futur në tokën e tij dhe ka nisur konflikti verbal mes tyre.
Por nuk është ndalur me aq. 63-vjeçari e ka qëlluar katër herë me thikë komshiun e tij, duke i shkaktuar vdekjen.