E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Meçja kishte vendosur të vetëdorëzohej, pasi u bind nga prindërit e tij për ta bërë një gjë të tillë.
TIRANË- 49-vjeçari shqiptar Avni Meçja ka rrëfyer vrasjen e bashkëshortes së tij rumune, Alexandra Elena Mocanune. Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën në apartamentin ku jetonin, në Bolzano. Pasi i mori jetën bashkëshortes 35-vjeçare, shqiptari e mbuloi trupin e saj dhe u arratis. Mediat italiane shkruajnë se ai u arrestua mbrëmjen e së hënës në aeroportin e Veronës, sapo zbriti nga një avion që ishte nisur nga Shqipëria. Policia po e priste.
Meçja kishte vendosur të vetëdorëzohej, pasi u bind nga prindërit e tij për ta bërë një gjë të tillë. Po sipas mediave fqinje, gruaja ishte transferuar nga Verona në Trentino, për t’i shpëtuar bashkëshortit të dhunshëm, të cilin e kishte denoncuar dy vjet më parë. Më pas ishin afruar sërish dhe ai kishte bashkuar në Bolzano, aty ku dhe ndodhi tragjedia.
Arratia e shqiptarit
Arratia e vrasësit të dyshuar nisi pikërisht nga Verona. Avni Meçja u largua nga apartamenti me makinën e bashkëshortes së tij për të mbërritur në Verona e nga aty në aeroportin e Treviso-s. Mori avionin dhe u nis drejt Shqipërisë. Por përpara se të arratisej telefonoi vëllain duke i thënë se duhej të zhdukej pasi ishte në kërkim. Pikërisht nga kjo telefonatë u vu në lëvizje drejtësia. Vëllai dyshoi menjëherë se diçka e rëndë kishte ndodhur dhe telefonoi forcat e rendit, që gjetën trupin e pajetë të gruas me origjinë nga Rumania, e cila punonte si bariste. Trupi i saj u gjet pasditen e së dielës.
Rikthimi në Itali dhe rrëfimi
Të hënën, pasi u bind nga prindërit, shqiptari mori sërish avionin dhe u rikthye në Itali. Në aeroportin e Veronës po e prinin efektivët e policisë të cilët e shoqëruan në Bolzano, ku në fund rrëfeu krimin. Tashmë 49-vjeçari ndodhet në burg. Mediat fqinje shkruajnë se Meçja doli nga prokuroria e Bolzanos rreth orës 03:00 të natës. Ai dyshohet se e vrau gruan gjatë natës të së shtunës pas sherrit të radhës. Ajo ishte kthyer në shtëpi rreth orës 20:00, pasi kishte mbaruar punën.
Vrasja, çfarë ndodhi
Atë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:30 të 22 Tetorit në Bolzano, në apartamentin numër 82 që ndodhej në katin e pestë, mund ta rrëfejë vetëm Meçja. Orari sugjerohet nga disa dëshmi të fqinjëve që dëgjuan grindjen mes çiftit. Gjatë natës, pasi vrau gruan, 49-vjeçari dyshohet se organizoi arratinë drejt Shqipërisë. Mëngjesin e së dielës u largua nga Bolzano me makinën Ford Focus të Alexandra Elena, duke iu drejtuar aeroportit të Trevizos.
Mes Avniut dhe Alexandra Elena sherret nuk ishin diçka e re. Në 2019-n dhe 2020-n, kur jetonin ende në Verona, gruaja e kishte denoncuar për keqtrajtim dhe ai ishte vendosur në arrest shtëpie dhe iu ishte ndaluar që t’i afrohej gruas./Burimi: Ilrestodelcarlino.it
Spartak Braho TIRANË- Ish-deputeti Spartak Braho, në emisionin “Frontline” në News24, foli për ligjin për dosjet. Gjat...
KPA TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka prishur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ish-prokuroren e S...
Blendi Fevziu TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu, ka bërë publike pamjet teksa hap dosjen e sigurimit të shtetit për Ibrahim Rugo...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED njoftoi më 14 tetor se në mbledhjen e radhës i ka hapur rrugën kandidimit pë...
Sokol Shanxhaktari, Adriano Hajdari dhe Florian Lamçja TIRANË- Emisioni Uniko trajtoi historinë e vrasjes së Florian Lam&cc...
Shkolla dhe Genc Sejko TIRANË- Genc Sejko ka ndarë në profilin e tij dy foto, të cilat tregojnë se dy shkolla në Bashkinë...
Jim Belushi TIRANË- Aktori shqiptaro-amerikan Jim Belushi ka vizituar Shqipërinë pas shumë kohësh. U tha se arsyeja ishte se ...
Foto ilustruese TIRANË– Një person ka ndërruar jetë në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me Covid-19. Në...
Edi Rama ITALI- Cikli i reportazheve italiane i “Presa Diretta” mbyllet me hetimin për ‘luftën kibernetike’. Janë ba...
GREQI- Babai i të riut 24-vjeçar që dyshohet se përdhunoi një të mitur në një plazh në Halkidiki, ësh...