LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrau ish-të dashurin për 10 mln lekë, mbyllen hetimet, dërgohet në gjyq Marjeta Karaj, shoku i djalit u 'pendua' e rrëfeu ngjarjen

Ngota është 'penduar' dhe ka rrëfyer të gjithë zanafillën e ngjarjes. 

30 Mars 2023, 11:28 Nga F.M
Vrau ish-të dashurin për 10 mln lekë, mbyllen hetimet,
Marjeta Karaj dhe Menduh Kurt-Shabani

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për vrasjen e Menduh Kurt-Shabanit dhe ka dërguar në gjyq tre persona për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim. Të pandehur janë marrë Marjeta Karaj, djali i saj Besmir Karaj dhe shoku i këtij të fundit, Gazmir Ngota. Në njoftimin e Prokurorisë bëhet me dije se Ngota është 'penduar' dhe ka rrëfyer të gjithë zanafillën e ngjarjes. 

Njoftimi: Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 3 persona për Veprën Penale “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dërgon në gjyq të pandehurit, M. K., B. K., dhe G. N., të akuzuar për veprën penale “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 76-25 i Kodit Penal. Në përfundim të hetimit mbi procedimit penal nr.4682 të datës 21.06.2017, Prokuroria vlerësoi se personat e mësipërm në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer veprën penale “Vrasje me dashje’’ në dëm të viktimës M. K.. Më 16.05.2017 në vendin e quajtur Kodër Shupal, Zall-Bastar Tiranë u gjet një kufomë e seksit mashkull, i cili pas aktit të ekspertimit, u identifikua si shtetasi M.K.

Nga hetimet e prokurorisë, rezultoi se shtetasja M. K., e punësuar si sekretare në një OJF ka pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme me të ndjerin, në lidhje me financimin dhe menaxhimin e fondeve të shoqatës. Në 2017 djali i saj, shtetasi B.K. dhe miku i tij, i pandehuri G.N., me kërkesë të shtetases M.K., kanë marrë të ndjerin në makinë dhe e kanë transportuar në Kodër Shupal. Aty e kanë lidhur dhe ushtruan presion për kthimin e një borxhi që e pandehura M.K., pretendonte se i ndjeri i kishte. Në momentin që viktima ka mohuar borxhin dy personat i kanë vënë flakën. Shtetasi G.N., shfaqi pendesë dhe pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë duke rrëfyer ngjarjen. Nga rrethanat dhe provat e administruara, gjatë fazës së hetimit paraprak rezultoi plotësisht e provuar se të pandehurit kanë konsumuar elementet e veprës penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 76-25.

Si ndodhi vrasja?

Menduh Kurt-Deda, 61 vjeç u vra pesë vite më parë, por ngjarja u zbardh në dhjetor të vitit të kaluar, kur u gjet proteza e dhëmbëve që mbante Kurt Deda dhe një pjesë e njërës këmbë që nuk ishte shkrumbuar tërësisht. Këto prova çuan grupin hetimor drejt analizës së AND-së. Mostrat kanë dalë në përfundimin se bëhej fjalë për 61-vjeçarin që rezultonte i zhdukur. Qëllimi i radhës ishte zbulimi i autorëve dhe kjo është bërë përmes një zinxhiri qeni, i njëjti me të cilin ishte lidhur 61-vjeçari para se të digjej, por që Besmir Karaj, e kishte përdorur për qenin e tij për pesë vitet në vijim.

Marrja në pyetje e rrethit të tij të ngushtë nxorrën në dritë borxhin që Kurt Deda i kishte Marjeta Karajt, të cilën e kishte dhe të dashur. Ai i detyrohej 56-vjeçares 1 milionë lekë të reja, por prej muajsh nuk ia kthente. Ky borxh ka bërë që Karaj të jepte urdhrin dhe ta ‘eliminonte’ Kurt-dedën, me të cilin ishte edhe ortak në shoqërinë e bamirësisë që kishte hapur. Djali i saj, Besmir Karaj dhe shoku i tij, Gazmir Ngota e çuan në Kodër Shipalë, e dhunuan dhe më pas e dogjën të gjallë. Veprimet, sipas dëshmisë së Ngotës, i ka kryer 34-vjeçari. Tashmë pas hekurave ndodhet Ngota dhe Marjeta Karaj, ndërsa djali i saj, Besmir Karaj është shpallur në kërkim. Ai dyshohet se ndodhet në Itali.

marjeta karaj menduh kurt-deda besmir karaj gazmir ngota

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj