30 Mars 2023, 10:29
Nga I.A
Rasti i ryshfetit
TIRANË- Një rast ryshfeti ndaj efektivëve të policisë është zbuluar në Tiranë. Mësohet se një 47-vjeçar është proceduar penalisht, pasi tentoi të korruptonte efektivët e policisë, pasi u kap në timon pa rrip sigurimi si dhe duke përdorur telefonin. Mbi 47-vjeçari rëndon akuza për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Si rezultat i kontrolleve, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur 1 rast të mitëdhënies, me qëllim shmangien e masës administrative. Shkon në 12 numri i rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, të goditura gjatë këtij viti, nga Policia Rrugore e Tiranës.
Gjatë kontrolleve parandaluese, ditën e djeshme, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar në Kombinat, automjetin me drejtues shtetasin I. P., 47 vjeç, banues në Kavajë, pasi është konstatuar duke përdorur aparatin celular dhe pa vendosur rripin e sigurimit. Me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e kryera, 47-vjeçari i ka ofruar punonjësve të Policisë, një shumë parash. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. P., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
policia
Aktualitet
30 Mars 2023, 10:23
F.M
Banorja
TIRANË- Banorja në Bërxullë kërcënon me vetëflijim. Ajo shtë ulur këmbëkryq në rrugën d...
Aktualitet
30 Mars 2023, 10:17
F.M
Banorët e Bërxullës
TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë nisur të përplasen me efektivët e policisë...
Aktualitet
30 Mars 2023, 10:11
F.M
Banorët
TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë për pronat e tyre. Këtë ...
Aktualitet
30 Mars 2023, 09:26
F.M
Ambulanca
GRAMSH- Policia e Gramshit ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur këtë mëngjes n&e...
Aktualitet
30 Mars 2023, 09:22
F.M
Dosja
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë nj&eu...
Aktualitet
30 Mars 2023, 09:17
F.M
Edmond (Armand) Gosa dhe Altin (Sali) Rexha
TIRANË- Dy 43-vjeçarët që mbetën të vdekur një ditë më parë...
Aktualitet
30 Mars 2023, 08:39
Anija
SHQIPËRI- Mbytja e anijes Katër i Radës ishte ngjarja më tragjike e vitit ’97 të Shqipërisë, një koh&eu...
Aktualitet
30 Mars 2023, 08:23
I.A
Besfort Idrizi
SHKUP- Profesori shqiptar Besfort Idrizi në Maqedoninë e Veriut është zgjedhur si dekan në fakulteti...
Aktualitet
30 Mars 2023, 08:30
F.M
Spitali Gramsh
GRAMSH- Një pacient 67 vjeç, i identifikuar si Hekuran Llapushi është hedhur nga kati i katërt i spitalit të...
Aktualitet
30 Mars 2023, 07:41
F.M
Moti
TIRANË- Shqipëria pritet të dominohet nga një mot i qëndrueshëm dhe me kthjellime. Gjatë gjithë paradites do t...