30 Mars 2023, 10:32
Nga F.M
SPAK
TIRANË- Është shtyrë seanca e parë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për inceneratorin e Elbasanit. Shkak është bërë mungesa e avokatit të njërës prej të pandehurve. Në seancën që pritej të niste në orën 10:00 nuk ka mbërritur avokati i Etleva Kondit.
Prokuroria përfaqësohej nga Klodian Braho dhe ka kërkuar që seanca të nisë jgithsesi, por Kondi kërkoi që duhet të ishte i pranishëm dhe avokati i saj, por që sot ndodhej jashtë Shqipërisë. Edhe avokati i kompanisë “Albtek Energi shpk” nuk u paraqit. Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako dhe ish-ministri Lefter Koka nuk ishin të pranishëm. Seanca e radhës do të mbahet më 7 prill.
Hetimet për inceneratorin e Elbasanit janë mbyllur. Të pandehur janë marrë ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Jonida Zeqo , Bardhyl Çabiri, Serafin Papa. Të arrestuar janë vetëm katër prej tyre, Lefter Koka, Alqi Bllako, Pëllumb Abeshi dhe Byrdhyl Çabiri, ndërsa të tjerët janë lënë në arrest shtëpie.
inceneratori i elbasanit
Aktualitet
30 Mars 2023, 10:29
I.A
Rasti i ryshfetit
TIRANË- Një rast ryshfeti ndaj efektivëve të policisë është zbuluar në Tiranë. Mës...
Aktualitet
30 Mars 2023, 10:23
F.M
Banorja
TIRANË- Banorja në Bërxullë kërcënon me vetëflijim. Ajo shtë ulur këmbëkryq në rrugën d...
Aktualitet
30 Mars 2023, 10:17
F.M
Banorët e Bërxullës
TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë nisur të përplasen me efektivët e policisë...
Aktualitet
30 Mars 2023, 10:11
F.M
Banorët
TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë për pronat e tyre. Këtë ...
Aktualitet
30 Mars 2023, 09:26
F.M
Ambulanca
GRAMSH- Policia e Gramshit ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur këtë mëngjes n&e...
Aktualitet
30 Mars 2023, 09:22
F.M
Dosja
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë nj&eu...
Aktualitet
30 Mars 2023, 09:17
F.M
Edmond (Armand) Gosa dhe Altin (Sali) Rexha
TIRANË- Dy 43-vjeçarët që mbetën të vdekur një ditë më parë...
Aktualitet
30 Mars 2023, 08:39
Anija
SHQIPËRI- Mbytja e anijes Katër i Radës ishte ngjarja më tragjike e vitit ’97 të Shqipërisë, një koh&eu...
Aktualitet
30 Mars 2023, 08:23
I.A
Besfort Idrizi
SHKUP- Profesori shqiptar Besfort Idrizi në Maqedoninë e Veriut është zgjedhur si dekan në fakulteti...
Aktualitet
30 Mars 2023, 08:30
F.M
Spitali Gramsh
GRAMSH- Një pacient 67 vjeç, i identifikuar si Hekuran Llapushi është hedhur nga kati i katërt i spitalit të...