LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrau me 2 plumba në kokë të dashurën në Greqi, Qamil Taja 'zbërthehet' para hetuesve: Pas krimit dola shëtitje! Kyç gojën para mediave

•'Dola për një shëtitje për të 'pastruar' mendjen', ishin këto fjalët që shqiptari Qamil Taja tha para hetuesve i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij 19- vjeçare në Greqi. • Por nuk la asnjë koment para gazetarëve që e pyetën vazhdimisht për shkakun e vrasjet. • Në tryezën e prokurorisë janë shtruar dy pyetje kryesore që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes: Ku e gjeti armën dhe pse e kishte në banesë? Ku shkoi pas vrasjes? • Hetimet për krimin makabër vijojnë. • Pista kryesore ngelet xhelozia e shqiptarit, që duket se e kishte planifikuar dhe me herët vrasjen e të resë. • Vrasja ndodhi në orët e para të së shtunës, kur 19-vjeçarja shkoi në shtëpinë e partnerit të saj 25-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare. •Ajo punonte në një lokal në Kallithea dhe ai në një lokal nate në Pire, e pikërisht për shkak të punës dhe konsumit të lëndëve narkotike, tensionet në marrëdhëniet e tyre ishin të shpeshta. Madje dhe fqinjët dëshmonin sherre të mëdha mes dy të rinjeve shqiptarë, deri pasditen e djeshme. • Autori pasi qëlloi dhe vrau partneren e tij me dy plumba në kokë, futi armënë në frigorifer dhe u largua. Më pas, u vetëdorëzua duke treguar para policëve gjithë çfarë kishte bërë. Si shkak dha: xhelozinë e çmendur.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Vrau të dashurën/ Shqiptari del para gjykatës, kërkon 4 ditë kohë për të kërkuar falje

Vrau me 2 plumba në kokë të dashurën në Greqi, Qamil
Qemal Taja

GREQI- 25-vjeçari shqiptar Qemal Taja ka kërkuar afat për të kërkuar falje për vrasjen e të dashurës së tij Kristjana Brakaj. 25-vjeçari u shfaq i penduar në Gjykatën e Pireut pak para orës 11:00 të mëngjesit të së dielës dhe kërkoi një afat për tu përgatitur për të kërkuar falje. Nëse nuk shtyhet, ai do të kërkojë falje të enjten e ardhshme, 8 dhjetor.

Si ndodhi ngjarja? 

Vrasja ndodhi në orët e para të së shtunës, kur 19-vjeçarja shkoi në shtëpinë e partnerit të saj 25-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare. Ajo punonte në një lokal në Kallithea dhe ai në një lokal nate në Pire, e pikërisht për shkak të punës dhe konsumit të lëndëve narkotike, tensionet në marrëdhëniet e tyre ishin të shpeshta. Madje dhe fqinjët dëshmonin sherre të mëdha mes dy të rinjeve shqiptarë, deri pasditen e djeshme. Autori pasi qëlloi dhe vrau partneren e tij me dy plumba në kokë, futi armënë në frigorifer dhe u largua. Më pas, u vetëdorëzua duke treguar para policëve gjithë çfarë kishte bërë. Si shkak dha: xhelozinë e çmendur.

3 VITE ME PARE

"Jam penduar"/ Vrau me 2 plumba në kokë të dashurën, Qemal Taja: Në celular i pashë një mesazh

Vrau me 2 plumba në kokë të dashurën në Greqi, Qamil
Qemal Taja

GREQI- Shqiptari Qemal Taja që vrau të dashurën e tij 19- vjeçare në Greqi, ka shfaqur pendesë gjatë senacës që u mbajt sot në Gjykatën e Pireut pak pas orës 10:30 të mëngjesit ku u shoqërua nën masa të rrepta policore dhe ka qëndruar në zyrën e hetimit për më shumë se 2 orë. Prokurori e ka akuzuar për vrasje me dashje, ndërsa avokati i sulmuesit në deklarimet e tij ka theksuar se 25-vjeçari është i penduar nga krimi. 

"Ai kërkoi dhe iu dha një afat për të kërkuar falje. Është e dhënë që më ka shprehur pendimin. Ai është i shkatërruar. Nuk do të doja të bëja një deklaratë të parakohshme nëse ai kishte përdorur drogë”, tha avokati i autorit, z. Christos Divanidis. 

Sipas informacioneve, 25-vjeçari pretendon se si ai ashtu edhe viktima kanë pasur shpërthime xhelozie dhe se shkak i sherrit fatal që përfundoi në vrasje ka qenë një mesazh që 19-vjeçari ka parë në celular.

Pas krimit, 25-vjeçari është paraqitur vullnetarisht në komisariat dhe është dorëzuar duke rrëfyer se ka vrarë partneren e tij. Ai ka pohuar para efektivëve se ishte xheloz për 19-vjeçaren dhe se kishte përdorur kokainë, para se të merrte armën dhe ta qëllonte dy herë në kokë. “Kam ardhur të dorëzohem. Unë vrava partnerin tim. Ajo ka vdekur në shtëpi”, mësohet se i riu ka thënë në polici, shkruan Protothema.gr.

Si ndodhi ngjarja? 

Vrasja ndodhi në orët e para të së shtunës, kur 19-vjeçarja shkoi në shtëpinë e partnerit të saj 25-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare. Ajo punonte në një lokal në Kallithea dhe ai në një lokal nate në Pire, e pikërisht për shkak të punës dhe konsumit të lëndëve narkotike, tensionet në marrëdhëniet e tyre ishin të shpeshta. Madje dhe fqinjët dëshmonin sherre të mëdha mes dy të rinjeve shqiptarë, deri pasditen e djeshme. Autori pasi qëlloi dhe vrau partneren e tij me dy plumba në kokë, futi armënë në frigorifer dhe u largua. Më pas, u vetëdorëzua duke treguar para policëve gjithë çfarë kishte bërë. Si shkak dha: xhelozinë e çmendur./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Pse e vrave?"/ I mori jetën me dy plumba partneren e tij 19-vjeçare, Qamil Taja del para prokurorisë, asnjë koment për mediat greke

Vrau me 2 plumba në kokë të dashurën në Greqi, Qamil
Krisjana

GREQI- 25-vjeçari shqiptar Qamil Taja që qëlloi në kokë partneren e tij 19-vjeçare në banesën e saj në Pire, Krisjana duke i marrë jetën, nuk ka pranuar që t'u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve për motivin e vrasjes. Mirëpo, duket se xhelozia patologjike e autorit ndaj 19-vjeçares ka qenë shkaku kryesor. Të paktën këtë u ka thënë efektivëve të Policisë. 

Por janë të shumta pyetjet që kërkojnë përgjigje: Ku e gjeti armën dhe pse e kishte në banesë? Ku shkoi pas vrasjes, pasi i tha policisë se nuk u dorëzua menjëherë, por fillimisht doli një shëtitje për të “pastruar” mendjen?

Vrasja ndodhi në orët e para të së shtunës, kur 19-vjeçarja shkoi në shtëpinë e partnerit të saj 25-vjeçar. Të dy punonin në  lokalenate në Pire që shkaktonte tensione në marrëdhënien e tyre.

Pak më parë me postimin e tij në rrjetet sociale ka treguar xhelozinë e tij të sëmurë si arsyen e vrasjes së 19-vjeçares. Në fund të fundit, këtë pohoi ai në polici pak para se ta arrestonin, se ishte xheloz për të.

“Dobësitë…. Nuk kisha asnjë. Kisha një... të dashurën,”- ​​ka shkruar 23-vjeçarja.

Por fqinjët e të rinjeve flisnin shpesh edhe për përdorim të lëndëve narkotike. Disa fqinjë i dëgjonin shpesh duke u grindur ndërsa një banor i zonës përshkruan për protothema.gr një sherr të ashpër që çifti kishte vetëm një javë më parë.

“Një javë më parë dëgjova përleshje. Mund të dëgjoja të bërtitura dhe sherr. Vajza ishte disi më e përmbledhur. Ai ishte më i zhurmshëm, më aktiv. Sherri i fundit ishte i ashpër. Më së shumti dëgjoja zërat,"-tha fqinji i çiftit, i cili edhe pse ishte në shtëpi, nuk e dëgjoi të shtënën e vrasjes. Kështu edhe shumica e fqinjëve që morën vesh për vrasjen vetëm kur panë oficerët e sigurisë që kontrollonin shtëpinë e çiftit.

3 VITE ME PARE

'Pastrova mendjen'/ Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau të dashurën në Greqi: Pas krimit dola për një shëtitje

Vrau me 2 plumba në kokë të dashurën në Greqi, Qamil
Kristjana Brakaj dhe Qamil Taja

GREQI- Shqiptari, Qamil Taja i cili vrau të dashurën e tij 19-vjeçare Kristjana Brakaj, nuk u dorëzua menjëherë në polici pas krimit. Protothema.gr shkruan sot se i riu ka deklaruar para grupit hetimor se pasi kreu krimin, doli për një shëtitje për të 'pastruar' mendjen.

Janë të shumta pyetjet që kërkojnë përgjigje: Ku e gjeti armën dhe pse e kishte në banesë? Ku shkoi pas vrasjes?

Vrasja ndodhi në orët e para të së shtunës, kur 19-vjeçarja shkoi në shtëpinë e partnerit të saj 25-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare, në rrugën Vamva 18 në Pire. Ajo punonte në një lokal në Kallithea dhe ai në një lokal nate në Pire dhe tensionet në marrëdhëniet e tyre ishin të shpeshta. Autori pasi qëlloi dhe vrau partneren e tij me dy plumba në kokë, lajmëroi policinë dhe u dorëzua.

Me postimin e tij në rrjetet sociale ai ka treguar xhelozinë e tij të sëmurë si arsyen e vrasjes së 19-vjeçares. Xhelozia e çmendur, obsesionet dhe kokaina bënë që banakieri të vriste partneren e tij 19-vjeçare në shtëpinë e tyre dhe më pas të telefonojë policinë dhe të dorëzohet.

Skena e vdekjes ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në banesën ku çifti jetonte në Kaminia. Ai punonte në një lokal në Troubë, e sapo ishte kthyer nga puna. E njëjta gjë me 19-vjeçaren që punonte në një lokal nate në Kallithea.

Në sulm të tërbimit dhe nën ndikimin e drogës, ai ka nxjerrë pistoletën që ua kishte marrë një vit më parë disa rumunëve (sipas fjalëve të tij) dhe ka qëlluar dy herë në kokë partneren Sapo ka kuptuar se çfarë kishte bërë, ka lajmëruar Policinë. Policia e mbërritur në vendngjarje gjeti gruan të vdekur dhe autorin që i priste. E kanë vënë në pranga dhe e kanë dërguar në policinë e zonës.

Çfarë thonë fqinjët?

Lajmi për vrasjen ka shkaktuar tronditje në lagjen Kaminia. Viktima jetonte në banesën në rrugën Vamva dhe shpeshherë priste autorin. Disa fqinjë i dëgjonin shpesh duke u grindur ndërsa një banor i zonës përshkruan për protothema.gr një sherr të ashpër që çifti kishte vetëm një javë më parë.

“Një javë më parë dëgjova përleshje. Mund të dëgjoja të bërtitura dhe luftime të forta. Vajza ishte disi më e mbledhur. Ai ishte më i zhurmshëm, më aktiv.

shqiptari vret te dashuren ne greqi qamil taja kristjana brakaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet