All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

"Vuan nga probleme të shëndetit mendor", 55-vjeçarja në Korçë denoncon në Polici komshiun: Më ka ngacmuar djalin!

Sipas policisë 55-vjeçarja pretendon se 4 muaj më parë komshiu i ka ngacmuar seksualisht djalin e saj me aftësi ndryshe. 

13 Tetor 2022, 15:18 Nga e.k
"Vuan nga probleme të shëndetit mendor", 55-vjeçarja
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

KORÇË- 55-vjeçarja Ativie Qazimllari nga fshati Porodinë i Korçës ka denoncuar në polici fqinjin e saj të identifikuar si Dionis Myrtollari, 40 vjeç, pasi sipas saj ai i ka ngacmuar seksualisht djalin, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. 55-vjeçarja pretendon se 4 muaj më parë komshiu i ka ngacmuar seksualisht djalin e saj me aftësi ndryshe. Ndër të tjera, akuzuesja shton se edhe Policia ka qenë në dijeni të kësaj ngjarje por nuk ka vepruar.

"Unë do e nis nga fillimi. Jam ankuar tek kryetari i komunës se më vinin ujrat e zeza nga komshiu. Tani kam probleme shumë, më qëllojnë dhe më shajnë me fjalët më të pista. Në fund fare, ma ka marrë e ma zhveshur djalën. A i bëri apo jo gjë nuk e di. E zuri nga fyti. Shkova në Polici dhe nuk ma morën parasysh, më thanë do lajmërojnë policin e zonës. Policia nuk më ka dhënë krah, më kanë goditur dhe dorën sot vajta e mjekova. Më është shkëputur një damar i gishtit. Një rast është që e ka ngacmuar djalin, kam video, por mi ka prishur djali se e kam me probleme. Nuk ma merrte policia për bazë se thoshin duhen video. Kam 4 fëmijë dhe jetojnë e punojnë në Tiranë,"-tha ajo para mediave. 

Ndërsa e ëma e 40-vjeçarit Dionis Myrtollari ka folur gjithashtu për mediat dhe ka hedhur poshtë çdo akuzë duke thënë se djali i saj asnjëherë nuk e ka zhveshur apo goditur djalin e denoncueses apo edhe vetë këtë të fundit. Ajo thekson se denoncimi në polici është i pabazë dhe se gjithçka është e stisur. Policia e Shtetit ka nisur hetimet.

"Djali nuk më ka asgjë. Këto që i kanë nxjerrë janë të kota. E kanë inat. Dhe thonë o ta futin, o...Ato janë pa burra dhe duan burra. Ne konflikt me këtë që ka ardhur këtu, ajo futi të shoqin në burg. Ajo na e zuri rrugën. Kjo rrugë është jona. Kur t'i hyjë dheu, ç'janë këto more? Djali e ka nusen flori, ka 3 fëmijë. Pyesni fshatin se çfarë familje jemi ne. Me këto po na turpërojnë. Djali u zhvesh para nipërve të mi. Unë jam e drejtë dhe Zoti mos më gdhiftë nesër,"-shtoi ajo. 

Për ngjarjen ka folur edhe vetë 40-vjeçari, i cili gjithashtu mohon akuzat e ngritura ndaj tij duke u shprehur se: Nuk pranoj asnjë prej akuzave, komshinjtë e mi kanë probleme mendore, jam gati të vijë policia dhe të hetojë gjithçka. Në rast se vërtetohet edhe gjëja më e vogël mund të më varni në mes të fshatit. Më është dëmtuar imazhi, jam babai i tre fëmijëve që kanë frikë të dalin nga shtëpia sepse ajo familje i godet me gurë. Turp për policinë e cila nuk merr masa dhe dëmton imazhin e një njeriu të thjeshtë si unë.

Në mbrojtje të tij kanë dalë banorët e fshatit. 

“Dionisi është një djalë i mirë, nuk është fare problematik dhe nuk ka bërë asgjë nga këto që thotë ajo familja. Ajo familje është e shkatërruar dhe me probleme mendore. Kërkojmë që të zbardhjet ngjarja, për këtë arsye jemi të gjithë këtu në mbështetje të Dionisit,”- shprehen ata.

Pasi ka marrë të gjitha dëshmitë, Policia e Korçës duket se më në fund ka vendosur që të nisë hetimet lidhur me rastin për të zbuluar nëse ka pasur abuzim seksual, apo jo nga ana e 40-vjeçarit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet për vlerësim, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, pasi më datë 12.10.2022, ka bërë kallëzim shtetasja A. Q., 55 vjeçe, banuese në fshatin Porodinë, Korçë, e cila pretendon se 4 muaj më parë, shtetasi D. M., 40 vjeç, i ka ngacmuar seksualisht djalin e saj me aftësi ndryshe. Kjo ngjarje nuk është raportuar më parë në Polici, nga familjarët e djalit. Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

korce policia e korces ativie qazimllari dionis myrtollari

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë